Merkure, 03 Dhjetor 2008 09:10:03

Lexoni versionin Print

Maqedonia: Do njohim Kosovën, por, pa dëmtuar interesat tona

Ministri i jashtëm maqedonas, Milloshovski thekson Maqedonia do ta njohë Kosovën, por duke pasur parasysh në plan të parë interesat kombëtare. Partia shqiptare në qeveri, BDI-ja mendon se njohja do të ndodhë së shpejti.

Fatos Musliu
Merkure, 03 Shtator 2008 11:23:00

Ministri i jashtëm maqedonas, Milloshovski thekson Maqedonia do ta njohë Kosovën, por duke pasur parasysh në plan të parë interesat kombëtare

Ministri i jashtëm maqedonas, Milloshovski thekson Maqedonia do ta njohë Kosovën, por duke pasur parasysh në plan të parë interesat kombëtare. Partia shqiptare në qeveri, BDI-ja mendon se njohja do të ndodhë së shpejti.

Partia Demokratike Shqiptare i ka bërë apel qeverisë së Maqedonisë të njohë pavarësinë e Kosovës. Zëdhënësi i PDSH-së, Veton Ibrahimi thotë se njohja e Kosovës do të kontribuojë shumë në stabilitetin e rajonit. Partia opozitare shqiptare ka përpiluar edhe një rezolutë, e cila do t'i dorëzohet Parlamentit të Maqedonisë për miratim e që ka të bëjë me njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Është momenti i fundit që qeveria e Maqedonisë duhet të sjellë vendimin për njohjen e pavarësisë së Kosovës, thotë Ibrahimi."PDSH-ja mbetet konsekuente në politikën e saj pro SHBA, NATO dhe BE dhe e ka të gatshme rezolutën, të cilën do t'ia dorëzojë parlamentit për miratim, dhe kështu në masë të madhe do të kontribuojë që Maqedonia të rimarrë kursin pro perëndimor", ka theksuar Veton Ibrahimi. Ai ka ftuar partitë maqedonase të votojnë rezolutën, sepse kjo është në interes të të gjithë qytetarëve të Maqedonisë. Shefi i diplomacisë së Maqedonisë, Antonio Milloshoski duke elaboruar politikën e jashtme para anëtarëve të komisionit parlamentar ka thënë se Maqedonia do ta njohë Kosovën, por duke pasur parasysh në plan të parë interesat kombëtare. "Maqedonia do të sjellë vendimin në kohën dhe mënyrën kur kjo do të jetë më mirë për interesat kombëtare pa dëmtuar marrëdhëniet e arritura me shtetet fqinje të rajonit", deklaroi shefi i diplomacisë, Antonio Milloshovski. Ai theksoi se Prishtina dhe Shkupi po intensifikojnë marrëdhëniet midis tyre dhe se po vazhdojnë procesin e përforcimit të tyre.

Deputetja e BDI-së, Ermira Mehmeti anëtare e komisionit për politikë të jashtme ka deklaruar se në një moment shumë të afërt do të ndodhë njohja e Kosovës nga Shkupi zyrtar: “Ky është proces që shkon paralelisht me procesin e demarkacionit të vijës kufitare. Nuk ka dyshim se në një moment shumë të afërt Maqedonia do ta njohë pavarsinë e Kosovës,” thotë deputetja e BDI-së Ermira Mehmeti. Por deputeti i LSDM–së Igor Ivanovski ka akuzuar qeverinë se nuk ka bërë asgjë në përparimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore në rajon.

 





diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

  • xha Mema: - 09-06-08
    Friga

    Un per vete kisha me than se Maqedonet jan frugacak te medhej .Pse ethem se i njohe shum mire i frigohen Serbis,Mu kan trimaeshte dashte te njihet kaher po keta jan edhe interes gjij te medhej.Keta kan mendue se mos po jav japim 2400 ekter tok per njohje jo ja kurr.Skan qare mase mrami pa na njofte se kan edhe interes po edhe popullata 40% jan Shqipetare ore.po se shpejti ka me ndodhe kjo-

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Ministri i Jashtëm maqedonas, Milloshovski

Template Page


Thaçi: Kosova e përkushtuar në rrugën drejt BE-së

02/12/08 18:28:00 | "Qeveria e Republikës së Kosovës mbetet e përkushtuar që..

Rinisin protestat në Kosovë. Qytetarët kundër planit 6-pikësh

02/12/08 15:51:00 | Qytetarët kosovarë kanë protestuar sot kundër Palnit 6-pikësh..

PODCAST

Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML