Merkure, 03 Dhjetor 2008 08:48:15

Lexoni versionin Print

Konventa, 10 mijë protestues kundër Bush

Konventa e Republikanëve në Shën Pol të Minesota-s ka nxitur protesta masive të dhunshme. Policia amerikane ka deklaruar se ka arrestuar më shumë se 280 vetë gjatë protestave të dhunshme të së hënës, në ditën e parë të kuvendit republikan në qytetin e Shën Polit në Minesota.

Marrë nga “Zëri i Amerikës”
Merkure, 03 Shtator 2008 10:29:00

Protestuesit thyen dritaret e një dyqani dhe të një banke dhe tentuan të bllokonin disa rrugë

Protesta masive të dhunshme në Minesota, ku po mbahet Konventa e republikanëve. Arrestohen 280 vetë

SHBA- Konventa e Republikanëve në Shën Pol të Minesota-s ka nxitur protesta masive të dhunshme. Policia amerikane ka deklaruar se ka arrestuar më shumë se 280 vetë gjatë protestave të dhunshme të së hënës, në ditën e parë të kuvendit republikan në qytetin e Shën Polit në Minesota. Policia tha se 130 nga të arrestuarit mund të përballen me akuza kriminale. Protestuesit thyen dritaret e një dyqani dhe të një banke dhe tentuan të bllokonin disa rrugë. Zëdhënësi i policisë i tha “Zërit të Amerikës” se protestuesit po kështu kishin hedhur gurë dhe tulla kundër policisë dhe i kishin vënë zjarrin një koshi plehrash, të cilin e kishin hedhur më pas mbi një automjet policor.

Zëdhënësi tha se grupe të vogla protestuesish fshihen pas trazirave të cilat, sipas policisë, kryen një numër të konsiderueshëm krimesh dhe sulme kundër oficerëve të policisë. Ai tha se policia përdori gazin lotsjellës dhe hodhi piper kundër protestuesve, për të neutralizuar protestat. Arrestimet u zhvilluan ndërsa demonstrues të tjerë protesuan në mënyrë paqësore në Shën Pol, kundër luftës në Irak dhe politikave të administratës së presidentit Bush.

Zyrtarët thanë se nga 8 deri në 10 mijë protestues mendohet të kenë marrë pjesë në protesta, gjatë kohës kur kandidati republikan për president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Xhon Mekein dhe delegatët e partisë së tij po zhvillojnë Konventën. Protestuesit kanë shfrytëzuar këtë ngjarje, për të kundërshtuar politikat e presidentit Bush dhe administrës së tij, kryesisht për luftën në Irak, duke i dhënë kësisoj mbështetjen kandidatit demokrat Barak Obama.





diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML