Merkure, 03 Dhjetor 2008 08:53:36

Lexoni versionin Print

Mekein: Unë, kandidati republikan për president

Senatori republikan, Xhon Mekein do të pranojë zyrtarisht emërimin e Partisë Republikane për kandidatin presidencial, në ditën e fundit të Kuvendit të republikanëve në Seint Pol të Minesotës.

Premte, 05 Shtator 2008 09:59:00

Senatori republikan, Xhon Mekein pranon kandidimin për në Shtëpinë e Bardhë

SHBA- Senatori republikan, Xhon Mekein do të pranojë zyrtarisht emërimin e Partisë Republikane për kandidatin presidencial, në ditën e fundit të Kuvendit të republikanëve në Seint Pol të Minesotës.

Zoti Mekein u emërua zyrtarisht, pak pasi delegatët u entuziazmuan nga një fjalim i zjarrtë i guvernatores së Alaskës, Sara Pejlin, personi i propozuar prej tij për postin e zv/presidentit. Zonja Pejlin foli për eksperiencën e saj si kryetare bashkie e një qyteti të vogël, duke thënë se ishte njëlloj sikurse një organizator i komunitetit “të pranonte përgjegjësi konkrete”. Kjo deklaratë ishte një lloj goditjeje e mprehtë ndaj kandidatit presidencial të demokratëve Barak Obama, i cili e filloi karrierën e tij si organiztaor i komunitetit në Çikago.

Kandidati për nënpresident i zotit Obama, Xho Bajden e kritikoi dje fjalimin e djeshëm të zonjës Pejlin, në një intervistë për televizionin ABC, duke thënë se ajo nuk përmendi çështje, si shërbimi shëndetësor, kriza e tregut të shtëpive, apo arsimi. Zonja Pejlin është kandidatja e parë për postin e nënpresidentit e republikanëve, por kritikët thonë ajo nuk ka eksperincën e nevojshme për postin.





diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

  • Merturi USA: - 09-06-08
    Me Xhon Mekein jeta do te jet me sigurt dhe e bukur.

    Xhon Mekein eshte nji njeri qe radhekush e ka karakterin e tije.Vetem njerez si Mekein i duhen jo vetem Amerikes por gjithe botes.Me kane treguar nji histori te tijen kur e mbajten te zenun rob ne Vietnam.I ati i tije ne gjendje shume te mire ekonomike,arrin deri aty qe nepermjet parave($) te nxjerr djalin e vet nga burgu.Por Mekein i pergjigjet prere babes:O te dalim te gjithe nga burgu ose une do te qendroi me shoket sikur te vdesim te gjithe.Pra ky eshte nji njeri qe shkrin jeten e vet per shoqerine,per njerezimin.Ne fjalimin qe mbajti u shpreh,pak a shume, do te kemi ndryshime,ne krahasim me te kaluemen(paraardhesin).Prioritet do te kete ne plan te pare vendi Amerika dhe Amerikanet.Ne plan te dyte bota.Vetem ky njeri eshte ne gjendje ta ndryshojne Ameriken per mire dhe nepremjet keti ndryshime te perfitoje dhe bota.Nese dis mendojne se eshte i moshuar.Do ta quaja gabim se mosha e tije ka nji bagash te madhe eksperience,ku djaloshit Obama i duhen vite per te fituar eksperiencen dhe aftesin e drejtimit te Amerikes.Une jam simpatizant I Klintonit i cili ka ba ate qe nuk e ka bere njeri deri me sot per Shqiperin.Por nuk mund te kaperdije dy mendime te kunderta te tije per Obamen.Fjalimet gjithe vrere gjate fushates per zgjedhjen e kandidatit mbrenda pertise Demokratike,dhe fjalimin final ne prezantimin e Obames si kandidat i vetem i partise per postin e Presidentit.Detyrimisht me lind pyetja,ndaj simpatizantit tim Klinton.Ne te cilin rast e keni patur seriozisht qe ne te bindemi per dejsin e Obamas si President ose jo.Megjitheketo une do jem simpatizant i Klintonit.

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML