Pejlën “fiton” republikanët, në sulm kundër Obamës
Në fjalimin e saj në Kuvendin e Partisë Republikane, kandidatja për zv/presidente, Sara Pejlën i bëri një mbrojtje të jashtëzakonshme arritjeve të saj dhe zgjedhjes nga kandidati i partisë për president, senatori Xhon Mekein.
Premte, 05 Shtator 2008 10:00:00
Guvernatorja e Alaskës shkakton entuziazëm në Konventë: Familja ime ka ditë të mira dhe ditë të këqija
SHBA- Në fjalimin e saj në Kuvendin e Partisë Republikane, kandidatja për zv/presidente, Sara Pejlën i bëri një mbrojtje të jashtëzakonshme arritjeve të saj dhe zgjedhjes nga kandidati i partisë për president, senatori Xhon Mekein. E përballur me kritika për mungesë përvoje dhe pikëpyetje rreth familjes së saj, Guvernatorja e Alaskës iu drejtua delegatëve në Kuvendin Kombëtar të Republikanëve në St. Pol të Minesotës me një fjalimi të rëndësishëm që u shoqërua me duartrokitje.
Në një natë fjalimesh partiake, drejtues të tjerë të partisë i dolën në mbrojtje gruas së parë republikane që zgjidhet si kandidate për nënpresidente dhe u hodhën në sulm kundër demokratëve. Në natën e tretë të kuvendit, sulmet e mprehta të drejtuesve të partisë republikane ndaj kandidatit demokrat u pritën me brohoritje nga delegatët. Ata kritikuan mbështetjen e senatorit Barack Obama për të drejtën e abortit, e quajtën atë të paaftë në marrëdhëniet e jashtme dhe thanë se nuk ka përvojë.
Ish kryetari i bashkisë së Nju Jorkut dhe pretendenti presidencial në fillim të garës, Rudi Xhuliani tha se zoti Obama nu ka drejtuar ndonjëherë një qytet, shtet apo biznes.“Ai është kandidati për president më me pak përvojë në të paktën 100 vjetët e fundit. Nuk është një sulm personal, thjesht një e vërtetë: Barak Obama nuk ka drejtuar asnjëherë, asgjë”- tha ai. Brenda në sallë, ngjarja më e rëndësishme e mbrëmjes, ishte fjalimi i Sara Pejlën. Zonja Pejlën, që sa ka hyrë në skenën e politikës kombëtare pranoi zyrtarisht emërimin e partisë së saj. E vetëquajtur si mamaja e hokeit, ajo përmendi tërthorazi bujën që familja e saj ka bërë në media.“Familja jonë ka ditë të mira dhe të këqija si gjithë të tjerat. Të njëjtat sfida dhe të njëjtat gëzime. Ndonjëherë edhe gëzimet më të mëdha sjellin sfida”- tha zonja Pejlin.
Ish- kryetarja e bashkisë së një qyteti të vogël në Alaska iu përgjigj akuzave për mungesë përvoje duke sulmuar kandidatin demokrat i cili ishte një organizator komuniteti para se ti futej karrierës politike.
"Kryetari i bashkisë së një qyteti të vogël është si një organizues komuniteti përveç faktit se ka vërtetë përgjegjësi." Ajo iu referua zotit Obama i cili ka thënë para disa kohësh se zhgënjimi nga humbja e vendeve të punës i bën njerëzit të gjejnë ngushëllim tek armët dhe feja.“Ne, në qytetet e vogla nuk dimë si ta gjykojmë një kandidat i cili mbush me lëvdata klasën punëtore kur ata e dëgjojnë dhe pastaj thotë se sa të pakëndshëm janë ata që kapen pas fesë dhe armëve të tyre kur këta njerëz nuk janë duke e dëgjuar”- tha ajo. Zonja Pejlën e quajti veten një reformatore që u doli kundër lobistëve dhe kompanive të naftës në shtetin e saj."Reduktova shumë gjëra në zyrën e guvernatorit që besoj se qytetarët s’kishin pse t’i paguanin. Avioni ishte i tepërt dhe e shita në eBay." Ndërsa republikanët po i hedhin sytë nga fushata, ish guvernatori i Arkansas dhe kandidati i dikurshëm presidencial Majk Hakëbi i doli në mbrojtje zonjës Pejlën.
"Jam lodhur duke dëgjuar për mungesën e përvojës së saj. Dua t’u them diçka miqtë e mi. Ajo ka marrë më shumë vota në garën për kryesinë e bashkisë së Vasilas në Alaskë, sesa Xho Bajden mori në garën për president."- tha ai.
KANDIDATI
Mekein: Pejlën, zgjedhje e duhur
Në mbyllje të fjalimit në skenë doli familja e zonjës Pejlën së bashku me vetë kandidatin. Senatori Xhon Mekein mbështeti prerazi zgjedhjen e tij. "Kam bërë zgjedhjen e duhur për nënpresidenten e ardhshme të Shteteve të Bashkuara. Një familje e shkëlqyer",- tha zoti Mekein.
-
Bledar H Prifti: - 09-08-08 Presidencialet 2008, Aktoret,...dhe Shqiptaret
Nga shume analiste, zgjedhjet presidenciale 2008 ne Shtetet e Bashkuara jane cilesuar si te paprecedenta dhe jonormale jo vetem per intensitetin me te cilin jane karakterizuar por edhe per kohe-zgjatjen e tyre. Kane kaluar afro 19 muaj nga dita kur shume prej politikaneve Amerikane shprehen ambicjet e ty per postin a Presidentit te Amerikes. Shume pak mund te kishin menduar nje beteje te zjarrte perbrenda partise Demokrate, dhe aq me shume triumfin e kandidatit Republikan John McCain, edhe pse ky i fundit ka treguar ngahera shpirt luftarak dhe resilience te pa imagjinuar ndonjehere. Per me teper, askush nuk mund ta kishte imagjinuar futjen e fuqishme ne kete gare te senatorit me ngjyre te Ilinoisit, Barak Obama. Por ndersa John McCain triumfoi bindshem ne partine Republikane, gara ne Partine Demokrate (PD) u be sa e eger aq edhe shqetesuese perbrenda kampit. Dikur e cilesuar si pretendentja e vetme Demokrate per ne Shtepine e Bardhe, Senatorja Hillari Klinton u ballafaqua jo vetem me nje kundershtare karizmatik por edhe me nje opozite te forte brenda partise dhe nje urrejtje te pa-pare te medias Amerikane. Deshtimi i Senatores Klinton ne iniciativen e saj drejt Shtepise se Bardhe, i ndikuar nga nje sere faktoresh brenda dhe jashte PD, vuri perballe dy predendente me pikpamje, vlera, dhe histori shume te ndryshme.
Persa i perket gares brenda PD, shume eksponente te fuqishem te PD nuk i afruan mbeshtje Klintonit, dhe per me teper perpiqeshin te stresonin anet negative te saj. Kjo gje u be me evidente me hyrjen ne loje te Senatorit Barak Obama, i cili ishte nje arsye me teper per t'u rreshtuar kunder Senatores Klinton. Kundershtaret me te fuqishem te Klinton, dhe njeheres mbeshtetes te Obames, inkludojne Nensi Pelosi (kryetare e dhomes se deputeteve), John Kerry (ish kandidati per president ne 2004), Senatori Ted Kenedi, Guvernatori in New Mexico Bill Richardson, e shume te tjere. Duke mos mjaftuar kjo, shume perkrahes te Klinton, dhe vecanerisht Afro-Amerikanet, u larguan dhe i ofruan mbeshtetje Obames. Keto veprime anti-Klintoniane u institucionalizuan me vendimin e komitetit te ligjeve dhe rregullave te PD per te lene jashte loje delegatet e dy shteteve te medha (cdo vote u numerua per gjysem vote), Michigan dhe Florida, me preteksin se keto shtete kishin thyer rregullat e PD. Ketu lind pyetja se a eshte demokratike te pranohet vota e popullit apo rregulli i partise? Perse Obama e hoqi emrin nga lista e kandidaturave ne Michigan por e la ate ne Florida? Perse, ne menyre indirekte, fushata e Obames i kerkonte votuesve tij ne Michigan te votonin si asnjanes? Dhe per me shume, perse Obama nuk pranoi qe zgjedhjet te riperseriteshin ne keto dy shtete, edhe kur Klinton afroi mbeshtejte monetare? Keto pyetje per me shume iu jane lene votuesve te ketyre dy shteteve ne Nentor.
Persa i perket rolit te medias ne kete fushate, ky mund te jete precedenti me kontrovers ne historine dhjetra-vjecare te medias Amerikane. Kurre me pare nuk kishte ndodhur qe media te luante rolin e partnerit ne nje fushate elektorale per presidentin e Amerikes, edhe pse dikush mund te deklaroje se kjo mund te kete ndodhur ne menyre te pavetedijshme. Gazeta New York Times, njehere mbeshtetese publike dhe formale e Hillary Klinton, ndryshoi padron dhe u be nje nder kundershtaret me te paepur te Klinton. E njejta gje ndodhte edhe me gazetat e tjera si The Washinton Post, The St Petersburg Times, The Los Angeles Times, etc. Ne vazhdim, stacionet televizive CNN, ABC, MSNBC, NBC, etc iu dedikuan fushates se Obames dhe benin nje pasqyrim te njeanshem te saj. Pasi Hillari deklaroi informalisht terheqjen nga gara, stacioni televiziv MSNBC publikoi statistikat e mbulimit te fushates. Keto statistika tregonin se mbulimi pozitiv per Barak Obamen ishte 96% perkundrejt 34% te Hillari Klinton. Edhe ne pikun e kontroversave per lidhjen e Obames me udheheqesin shpirteror Jeremiah Wright (edhe shume te tjerave), MSNBC mbuloi pozitivisht Obamen 62% dhe Hillarin diku afer 45% (flitet per nje largim te mundshem te Chris Matthews dhe Keith Olberman si komentator te MSNBC). Per me shume, ne analizat e evenimenteve politike, keto stacione televizive nuk ballanconin numrin e analisteve te ftuar ne respektim te mendimit ndryshe. Ne shume raste mendimi ndryshe ishte absent ose i mbytur. Nje fenomen tjeter negative ishte censurimi i blogeve te keture kanaleve televizine online (Autorit,dhe shume, te tjere eshte deshmitare te ketij fenomeni). Po aq i ndyre ishte dhe sulmi kunder Presidentit Klinton. Si mbeshtetes i se shoqes se tij, ai sulmohej nga media sahere qe fliste ne publik duke etiketuar ate si rracist. Shume kanale televizive filluan ti kujtonin Amerikaneve per skandalin Levinski dhe histori te tjera. Jo vetem Bill Klinton por edhe Geraldin Ferraro, ish kandidatja e pare demokrate femer per zevendes presidente, u akuzua per rracizm ne nje kohe kur nje gje e tille ishte vec trillim dhe sulm burracak ne mbrojtje te Obames. Ne te njejten kohe Obama kishte liri veprimi e fjale aq sa edhe e etiketonte gjyshen e tij te bardhe si “person tipik i bardhe”, bente sulme seksiste kunder Hillarit, edhe sulmonte qytetare te qyteteve te vogel qe nuk mbeshtesnin ate.
Por cilat kane qene ngjarjet dhe verpimtarit brenda kampit demokrat qe bene jehone ne publik. Se pari, evenimenti i pare ishte hyrja e fuqishme e Barak Obames ne fushate pas fitores ne te “Marten e Madhe”. Barak Obama fitoi bindshem fale edhe trukeve te tije dhe neglizhences se Klinton ne lidhje me kaukuset e partise. Ne nje kohe kur Obama po shikohej nga shume njerez si politikan me mentalitet te ri dhe te paster, shume lidhje te tija me eksponente anti-Amerikan u publikuan ne media, dhe pikerisht nga Fox News (e njohur per nje tendence pro-Republikane). Barak Obama qendroi per 20 vjet ne nje kishe ku prifti i saj Jeremiah Wright bente propagande anti-Amerikane dhe kunder njerezve te bardhe. Udheheqesi shpirteror i Barak Obames, Jeremiah Wright, dhe njekohesisht pagezuesi i dasmes se Obames dhe femijeve te tije deklaronte “Zoti e mallekofte Ameriken”, “Amerika u injektoi AIDS te Afrikaneve”, dhe “Sulmet e 11 Shtatorit ishin rrezultat i politikes Amerikane”. Por me shqetesues ishte fakti se Obama deklaronte se ai nuk dinte gje qe kumbari dhe udheheqesi i tij shpiteror kishte keto bindje dhe ide (ai thjesht e kritikoi lehte priftin per mos te thene fare). A mund te pretendohet kjo gje kur per 20 vjet me radhe Obama kishte qene aktive ne ate kishe? Perse Obama u largua nga kisha kur prifti llapi se Obama eshte politikan dhe ashtu duhet te flase? Me vone Fox News zbuloi se ne zgjedhjet per ne senatin e Ilinoisit, William Ayers kishte qene pjese e bordit te fushates se Obames. Ayers ishte denuar per sulme terroriste kunder nderteses Pentagonit dhe Kongresit, dhe me vone kishte deklaruar se do te donte te vinte sa me shume bomba. Ne vazhdim, Obama akuzohet se ka marre ndihme financiare nga Tony Resko per te blere nje shtepi nje milion dollareshe. Resko u denua para pak ditesh nga nje gjykate federale per vjedhje dhe mashtrim. Resko njihej si nje kontribues i fuqishem financiar per fushatat e Obames. Ne vazhdim, ne nje mbledhje me disa milionere ne Los Angeles, Obama deklaron se njerezit qe jetojne ne qytetet e vogla Amerikane turren drejt armeve, fese, dhe kunder njerezve te ndryshem nga ata (Obama eshte Afro-Amerikan) sepse jane keq nga ekonomia. Pas publikimit te ketyre rasteve, Klinton i fitoi te gjitha zgjedhjet ne qytet me te medhaja Amerikane, si Teksas, Ohio, Pensilvenia, etc. Por vendimi I komisionit te rregullave dhe lidheve te PD I rrezoi shpresat e klinton per fitore. Gjithashtu, gjate karrieres se tij ne senatin e Ilinoisit dhe te Amerikes, Obama ka votuar ne te shumten e rasteve “present”, as po as jo. Edhe nje gje eshte e sigurt, si Hillari Klinton ashtu edhe kandidati Demokrat per zevendes president kane deklaruar se Obama nuk eshte gati per te qene president i Shteteve te Bashkuara.
Por prej nga vjen Obama dhe cfare kane qene disa nga deklaratat e tij qe mund te kene lidhje me Shqipetaret? Se pari, Obama vjen nga shteti i Illinoisi ku guvernatori eshte me origjine Serbe. Gjithashtu, flitet se Lobi me i fuqishem Serb ndodhet ne Illinois. Keto fakte mund te lene vend per hamendesi por kurre nuk mund te hidhen dyshime mbi rolin e Rod R. Blagojevich si guvernator i Illinois. Obama njihet si nje nder tre senatoret me liberal dhe partizan ne kongresin Amerikan. Kur adresoje ceshtjen e Kosoves, Barak Obama me shume u perqendrua ne fatkeqesine e popullit Serb sesa ne fatkeqesite shekullore te popullit Kosovar. Normalisht, populli Kosovar dhe Shqipetare duhet te pyesin veten per kete gje dhe mos ta marrin vendimin historik te Presidentit Bush per FALAS dhe me mendimin se keshtu do te benin te gjithe presidentet Amerikane. Imagjinoni nese Obama do te ishte president dhe do t'i duhej te deklaronte pavaresine e Kosoves ne nje kohe kur Rusia kercenonte me rremuje ne arenen nderkombetare. Dy elemente do te ndikonin ne vendimin e tij: (1) lidhjet me lobin Serbe, dhe (2) ideologjia liberale-tipike Karteriane. Presidenti Karter, pas revolucionit Islamik ne 1979, e la ambasaden Amerikane dhe shtetasit e tij ne Iran peng per 444 dite; cfare do te ishte nese Obama do ta linte Kosoven peng edhe per kater, apo ku dihet sa vjet? Historia flet vete; ka pavaresi dhe pavaresi.
Por kush eshte John McCain kundershtari i Obames? Joe Biden, kandidati demokrat per zevendes president, deklaroi se ai do te ishte i nderuar te garonte perkrah ose kunder McCain per te bere Ameriken edhe me te begate e te sigurt. McCain lindi ne nje familje ne te cilin gjyshi dhe babai tij tij ishin ushtarak drejtues ne floten Amerikane te Paqesorit. Te qenit pjese e nje familje ushtarakesh dhe luftetaresh e beri McCain te synonte te njejten karrier. Ai mori pjese aktive si pilot ne luften e Vietnamit kunder regjimit komunist. Avioni te cilin ai drejtonte u godit gjate nje misioni dhe McCain perfundoi ne nje liqen me kembe e krahe te
|