Merkure, 03 Dhjetor 2008 08:48:37

Lexoni versionin Print

Thaçi: Tadiç po ndjek gjurmët e Milosheviçit

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, u shpreh përsëri në Mitrovicë, kundër ndarjes së Kosovës, duke e cilësuar qëndrimin e presidentit serb Tadiç, si vazhdimësi të politikës së Milosheviçit.

Hene, 06 Tetor 2008 11:30:00

Kryeministri shpjegon nga Mitrovica e veriut se Kosova është në një realitet të ri dhe është një shtet i pavarur

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, u shpreh përsëri në Mitrovicë, kundër ndarjes së Kosovës, duke e cilësuar qëndrimin e presidentit serb Tadiç, si vazhdimësi të politikës së Milosheviçit. Zoti Thaçi tha se Kosova ka hyrë në një periudhë të realitetit të ri dhe ajo është një shtet i pavarur, sovran dhe demokratik. Ai premtoi luftimin e krimit të organizuar dhe kontrabandës, në veçanti në veri, si dhe foli për investime për përmirësimin e kushteve të jetesës në Mitrovicë e ndryshimin e gjendjes aktuale atje.

Kryeministri i Kosovës vizitoi të dielën, disa fshatra në veri të Mitrovicës, të banuara me shqiptarë dhe deklaroi se paqja dhe stabiliteti në këtë qytet, nënkupton reflektim pozitiv për tërë rajonin. Pjesa veriore e Kosovës, e banuar me shumicë serbe, që nga përfundimi i luftës në Kosovë, nuk është kontrolluar nga institucionet e Kosovës, por në një masë, as edhe nga autoritetet ndërkombëtare. Serbët e veriut e kanë kundërshtuar fuqishëm pavarësinë e Kosovës dhe i kanë shkëputur të gjitha lidhjet me institucionet kosovare që para shpalljes së pavarësisë.

Ndërkohë, një delegacion i Komitetit për Siguri dhe Mbrojtje të Parlamentit Evropian, bëri të ditur në Çagllavicë të Prishtinës se misioni i EULEX-it duhet të shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, pavarësisht nga kundërshtimet e Beogradit dhe serbëve lokalë. Anëtarët e delegacionit të Parlamentit Evropian, që kanë qëndruar në Kosovë në një vizitë disa ditore, thanë se statusi i Kosovës është i zgjidhur dhe rrjedhimisht, edhe i është hapur drita jeshile vendosjes së misionit të EULEX-it në gjithë territorin kosovar.

Serbët e Kosovës kanë protestuar ditë më parë, kundër vendosjes së misionit evropian për drejtësi dhe polici në vendbanimet e tyre, duke e cilësuar atë si mbikëqyrës të pavarësisë së Kosovës. Protestuesit serbë kanë kërkuar nga autoritetet në Beograd që të parandalojnë shtrirjen e tij në territorin kosovar. Por zyrtarët e EULEX-it, thonë se misioni i tyre është keqkuptuar nga një pjesë e serbëve të Kosovës, meqë ai ka të bëjë me sundimin e rendit dhe të ligjit dhe jo me statusin e Kosovës. Delegacioni i Parlamentit të Evropës pritet që hartojë një raport për Kosovën, pas kthimit nga vizita disa ditore atje.





diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML