Merkure, 03 Dhjetor 2008 09:03:12

Lexoni versionin Print

Rusia largon postbllokun e parë nga Gjeorgjia

Vëzhguesit e BE-së në Gjeorgji kanë konfirmuar se për herë të parë, një postbllok rus, pranë rajonit të shkëputur të Osetisë së Jugut, është çmontuar. Një zëdhënës i misionit tha se postblloku ishte në veriperëndim të qytetit të Gorit.

Hene, 06 Tetor 2008 11:35:00

Sipas marrëveshjes, Rusia duhet të tërheqë trupat nga ato që njihen si zona sigurie, deri më datë 10 Tetor

Vëzhguesit e BE-së në Gjeorgji kanë konfirmuar se për herë të parë, një postbllok rus, pranë rajonit të shkëputur të Osetisë së Jugut, është çmontuar. Një zëdhënës i misionit tha se postblloku ishte në veriperëndim të qytetit të Gorit. Autoritetet gjeorgjiane, citohen të kenë thënë se trupat ruse gjithashtu, po përgatiten të largohen edhe nga postblloqe të tjera.

Misioni i BE-së po monitoron zjarrpushimin, që i dha fund konfliktit të shkurtër midis Gjeorgjisë dhe Rusisë në Gusht. Sipas marrëveshjes, Rusia duhet të tërheqë trupat nga ato që njihen si zona sigurie në territorin gjeorgjian, deri në 10 Tetor. Rusia ka mbajtur trupat në Osetisë së Jugut dhe rajonin tjetër të shkëputur, atë të Abhkazisë, që pas largimit të forcave gjeorgjiane gjatë konfliktit.

Rreth 200 vëzhgues të BE-së, nga 22 shtete, tani janë në terren. Ata do të mbikëqyrin marrëveshjen e armëpushimit dhe tërheqjen e trupave ruse pas konfliktit të fundit mes dy vendeve. Të paktën dy ekipe vëzhguesish hynë në zonën tampon, që është krijuar nga ushtria ruse përreth rajonit të shkëputur të Osetisë së Jugut. Disa të tjerë u kthyen mbrapsht nga ushtarët rusë, me argumentin se kjo bëhej për arsye sigurie.

Zëvendësambasadori rus në Nato, Ivan Soltanovski, tha se problemet ishin teknike. Shefi i misionit vëzhgues të Bashkimit Evropian, Hans Joerg Haber, tha se kishte marrë garanci nga Moska se misioni i plotë i vëzhguesve do të ketë mundësi që të fillojnë patrullimin brenda datës 10 Tetor, kur trupat ruse duhet të largohen nga kjo zonë. "Na kanë dhënë lloj-lloj arsyesh, jo vetëm se po kujdesen për sigurinë tonë, por edhe arsye teknike dhe administrative. Ne kërkojmë që situata të sqarohet. Ne kemi marrë garanci, në nivel politik, se do të jemi në gjendje të patrullojmë në gjithë këtë zonë, më e largëta më 10 Tetor."- tha shefi i Misionit Vëzhgues të Bashkimit Evropian, Hans Joerg Haber.

Vendosja e vëzhguesve të Bashkimit Evropian në zonat neutrale, që rrethojnë dy rajonet e shkëputura të Gjeorgjisë, Abkazinë dhe Osetinë e Jugut, është një nga pikat më të rëndësishme të marrëveshjes që presidenti francez, Nicolas Sarkozy, nënshkroi në Moskë muajin e kaluar, me presidentin rus, Dimitri Medvedev, në emër të Bashkimit Evropian. Vendosja e këtyre vëzhguesve në këto zona, duhet të shoqërohet me largimin e paqeruajtësve rusë. Ky do të jetë një test tjetër në marrëdhëniet plot luhatje të Bashkimit Evropian me Rusinë.

Ndërsa vëzhguesit evropianë po dislokoheshin në Osetinë e Jugut, Presidenti rus, Dimitri Medvedev, dekoronte ushtarët që morën pjesë në pushtimin e Gjeorgjisë. Ai paralajmëroi se bashkësia ndërkombëtare nuk mund ta shpërfillte më Rusinë, pasi Moska kishte treguar se ishte e gatshme të mbronte interesat e veta. "Me ndërhyrjen tonë, ne treguam se Rusia është një shtet i aftë për të mbrojtur qytetarët e saj, një shtet që vendet e tjera duhet ta marrin në konsideratë, përfshirë ato që fshihen pas miqësisë me vende të tjera më të mëdha."- tha presidenti rus, Medvedev.





diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML