Merkure, 03 Dhjetor 2008 08:50:57

Lexoni versionin Print

Mbërrin kriza nga SHBA, Europa në gjunjë

Ministria gjermane e Financave ka rënë dakord për të miratuar një paketë të re shpëtimi për një prej firmave më të madhe kreditore të vendit, Hypo Real Estate. Marrëveshja që u arrit me bankat private ka një vlerë prej 70 miliardë dollarësh, 40 për qind më shumë sesa përpjekja e parë për të shpëtuar firmën, e cila u rrëzua ditën e shtunë.

Marte, 07 Tetor 2008 10:18:00

Që kur plani amerikan i shpëtimit u kalua të premten, tregjet edhe në Azi kanë shënuar një rënie të thellë

Qeveritë në të gjitha vendet e BE-së hedhin miliarda për të stabilizuar tregjet

Ministria gjermane e Financave ka rënë dakord për të miratuar një paketë të re shpëtimi për një prej firmave më të madhe kreditore të vendit, Hypo Real Estate. Marrëveshja që u arrit me bankat private ka një vlerë prej 70 miliardë dollarësh, 40 për qind më shumë sesa përpjekja e parë për të shpëtuar firmën, e cila u rrëzua ditën e shtunë.

Zëdhënësi i ministrisë gjermane të Financave, Torsten Albig, u tha gazetarëve se taksapaguesit nuk do të liheshin të paguanin paratë për planin e shpëtimit. "U vendos që industria private financiare do të sigurojë 15 miliardë të tjera, kurse Federata thotë se qëndron tek garancia për 35 miliardë."

"Kjo është një zgjidhje e mirë që do të ndihmojë Hypo Real Estate dhe nuk do t'i kushtojë taksapaguesve para të tjera," tha zëdhënësi.

Në përpjekje për të rivendosur besimin në sistemin e trazuar bankar gjerman, qeveria njoftoi më herët garanci të pakufizuara për të gjitha kursimet në llogaritë bankare private. Austria dhe Danimarka ndoqën të njëjtin shembull. Një garanci të ngjashme dha javën e kaluar edhe qeveria irlandeze.

Banka franceze, BNP Paribas, ka rënë dakord të blejë 75 për qind të operacioneve në Belgjikë dhe Luksemburg të grupit financiar Fortis. Marrëveshja do të krijojë një prej bankave më të mëdha të kontinentit.

Qeveritë e Belgjikës dhe Luksemburgut do të marrin një pjesë të vogël aksionesh në BNP Paribas.

Dega holandeze e kompanisë Fortis është shtetëzuar nga qeveria holandeze.

Qeveria islandeze, thotë se bankat më të mëdha të vendit kanë rënë dakord për masa që kanë si qëllim të stabilizojnë sistemin financiar, pasi një serie bisedimesh maratonë që zgjatën deri natën vonë.

Bankat do të shesin pjesë të aseteve të tyre të jashtme dhe do të sjellin para në Islandë.

Qeveria nga ana e saj do të përpiqet që të bindë sindikatat e pensioneve që të riatdhesojnë një pjesë të aseteve të tyre. Ka shpresa që plani i shpëtimit do të ndalë rënien e vlerës së monedhës që javën e kaluar ra me një të pestën kundrejt dollarit.

Që kur plani amerikan i shpëtimit u kalua të premten, tregjet edhe në Azi kanë shënuar një rënie të thellë.

Indeksi Nikkei në bursën e Tokjos ra gati 3 për qind dhe bursa në Seul me gati 4 për qind.


Kriza po përhapet në SHBA, Europë dhe Azi

Tregjet financiare në Amerikë, në Evropë dhe në Azi po përjetojnë një javë të vështirë.

NË SHBA, falimentoi njëra prej katër bankave më të mëdha investuese në SHBA, Lehman Brothers dhe autoritetet ndërhynë për të shpëtuar një tjetër, Merrill Lynch dhe kompaninë më të madhe të sigurimeve në botë, AIG.

Zhvillimet në SHBA, që u reflektuan më rënien e vlerës së aksioneve në bursat në mbarë botën, ishin një kujtesë se kriza e kredive, e nisur para mbi një viti në SHBA, ende vazhdon.

Pasojat ekonomike të zhvillimeve të vitit të fundit në SHBA, janë të dukshme për bizneset dhe për konsumatorët e thjeshtë.

Gjatë secilit muaj të këtij viti është shtuar numri i të papunëve. Ndërkohë në Perëndim, po bëhet gjithmonë më e vështirë dhe më e shtrenjtë për të siguruar kredi për konsumatorët dhe për bizneset.





diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML