Merkure, 03 Dhjetor 2008 08:50:10

Lexoni versionin Print

SHBA heq Korenë e veriut nga lista e terrorizmit

Shtetet e Bashkuara e hoqën Korenë e Veriut nga lista e shteteve që mbështesin terrorizmin, në këmbim të një plani verifikimi që i lejon Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera pjesëmarrëse në bisedimet bërthamore të vëzhgojnë procesin e çarmatimit të vendit komunist.

Diel, 12 Tetor 2008 10:13:00

Shtetet e Bashkuara e hoqën Korenë e Veriut nga lista e shteteve që mbështesin terrorizmin, në këmbim të një plani verifikimi që i lejon Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera pjesëmarrëse në bisedimet bërthamore të vëzhgojnë procesin e çarmatimit të vendit komunist. Departamenti amerikan i Shtetit i bëri të njohura hollësitë e marrëveshjes dje, pas një dite diskutimesh intensive mes ShBA-së dhe pesë vendeve të tjera të angazhuara në bisedime.

Zëdhënësi Shan Mekormek tha se Pheniani përmbushi të gjitha kërkesat e parashtruara nga Shtetet e Bashkuara lidhur me procesin e verifikimit të çarmatimit bërthamor të Koresë së Veriut. Sipas marrëveshjes së re, Koreja e Veriut do të lejojë vëzhgimin e pasurimit të plutoniumit dhe uraniumit dhe çdo aktivitet që ka të bëjë me përhapjen e armëve bërthamore. Ekspertët e gjashtë vendeve të përfshirë në bisedimet për marrëveshjen dhe Agjencia Ndërkombëtare Bërthamore do të lejohen të marrin pjesë në aktivitetin e verifikimit.





diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML