Merkure, 03 Dhjetor 2008 09:23:45

Lexoni versionin Print

Shqipëria karakterizohet nga niveli i lartë dhunës

Qeveria gjermane ka hartuar një raport mbi politikën e të drejtave të njeriut, për hartimin e të cilës kanë punuar edhe ekspertë të Ministrisë së Jashtme gjermane. Raporti me 192 faqe është i ndarë në tri pjesë.

Diel, 12 Tetor 2008 10:15:00

Qeveria gjermane harton raportin për situatën në Shqipëri e Kosovë duke e ndarë në pika të veçanta

Qeveria gjermane ka hartuar një raport mbi politikën e të drejtave të njeriut, për hartimin e të cilës kanë punuar edhe ekspertë të Ministrisë së Jashtme gjermane. Raporti me 192 faqe është i ndarë në tri pjesë. Në pjesën e parë përshkruhen pikërëndesat e politikës gjermane për të drejtat e njeriut, në pikën e dytë roli i institucioneve ndërkombëtare si Këshilli i Evropës ose Kombet e Bashkuara dhe në pikën e tretë, gjendja e të drejtave të njeriut në gjithë botën.

Shqipëri

Në tranzicionin nga një regjim totalitar komunist në shtet juridik, shkelja e të drejtave të njeriut është ulur shumë megjithatë ekzistojnë ende fusha me probleme. Organizatat e të drejtave të njeriut dhe organizata të tjera joqeveritare mund të ushtrojnë të lira aktivitetin e tyre. Megjithatë standardet perëndimore nuk janë arritur ende në garantimin e të drejtave në jetën e përditshme dhe në zbatimin e tyre nga gjykatat vazhdojnë të ekzistojnë deficite.

Nivel i lartë i dhune

Pjesë të shoqërisë shqiptare karakterizohen nga niveli i lartë i dhunës (ringjallja e gjakmarrjes, përhapja e armëve të zjarrit, kriminaliteti i organizuar). Arsye për shqetësim jep kryesisht dhuna kundër grave, e cila shpesh mbetet e padënuar. Me gjithë përmirësimet e bëra Shqipëria mbetet vend burimi dhe tranziti për tregtinë e njerëzve (për shembull nga Kina). Gra dhe fëmijë kthehen kryesisht viktima të prostitucionit të detyruar dhe formave të tjera të shfrytëzimit.

Diskriminim i homoseksualëve, romëve si dhe egjiptianëve të Ballkanit

Disa pakica diskriminohen në shoqëri. Të prekur janë kryesisht homoseksualët, romët si dhe egjiptianët e Ballkanit, që nuk zyrtarisht nuk njihen si pakicë. Romët vuajnë nga kushte më të këqija jetese se sa shumica e popullsisë. Vërtet që nuk ekziston represion shtetëror kundrejt grupeve të caktuara të shoqërisë për shkak të racës, përkatësisë fetare, kombësisë ose bindjeve politike, megjithatë ka njoftime për shkelje të të drejtave të njeriut të homoseksualëve dhe romëve nga policia.

Kushtet të rënda paraburgimi

Kushtet e burgimit, kryesisht në marrjen në pyetje nga policia janë të rënda. Në marrjen në pyetje nga policia ka pasur keqtrajtime të të arrestuarve dhe arrestime pa bazë ligjore. Gjendja e klinikave psikiatrike si dhe trajtimi dhe kujdesi për të sëmurët nuk i përgjigjet standardit ndërkombëtar të të drejtave të njeriut.

Kosova

Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara e quan mbrojtjen dhe nxitjen e të drejtave të njeriut në Kosovë shprehimisht detyrë kryesore të pranisë civile në Kosovë. Për të marrë parasysh ankesat e personave që ndihen të prekur në të drejtat e tyre ose për shpërdorim të posteve nga autoritetet ndërkombëtare dhe lokale, është vendosur një ombudsman. Që prej vitit 2006 ky post është nën përgjegjësinë e kosovarëve.

Policia lokale nuk ushtron tortura

Banorët e Kosovës nuk kanë patur deri tani qasje në institucionet e Konventës Evropiane për të drejtat e njeriut. Policia lokale nuk ushtron tortura. Kjo sigurisht vlen edhe për administratën ndërkombëtare ose njësitë e NATO-s të stacionuara në vend. Dënimi me vdekje nuk ekziston në Kosovë. Mbrojtja e të drejtave të njeriut, ndër të cilat mekanizmat për mbrojtjes e pakicave dhe çështjet e kthimit të refugjatëve, kanë luajtur një rol të rëndësishëm si gjatë bisedimeve për statusin e ardhshëm të Kosovës ashtu edhe gjatë bisedimeve me trojkën evropiane, SHBA-në dhe Rusinë.

Gjermania është përpjekur në organizmat përkatëse për vendosjen e mekanizmave për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe të të drejtave të grupeve të ndryshme të popullsisë. Institucionet e Kosovës që shpalli më 17 shkurt pavarësinë, kanë bërë vazhdimisht të ditur se mbështesin këto parime.





diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML