Merkure, 17 Mars 2010 09:37:50

Lexoni versionin Print

Sulmi izraelit, 40 viktima në një ndërtesë të OKB-së

Burime mjekësore palestineze thonë se të paktën 40 vetë u vranë nga një sulm ajror izraelit mbi një shkollë, që administrohej nga Kombet e Bashkuara në Rripin e Gazës. Sulmi ndodhi në Xhabalia, në veri të Gazës.

Marrë nga BBC/Deutche Welle
Merkure, 07 Janar 2009 10:14:00

Vazhdon ofensiva izraelite, ndërsa luftimet hynë dje në ditën e njëmbëdhjetë

Burime mjekësore palestineze thonë se të paktën 40 vetë u vranë nga një sulm ajror izraelit mbi një shkollë, që administrohej nga Kombet e Bashkuara në Rripin e Gazës. Sulmi ndodhi në Xhabalia, në veri të Gazës.

Shumë vetë ishin strehuar në këtë shkollë për t'u shpëtuar luftimeve. Palestinezët thonë se afro 600 vetë janë vrarë që prej fillimit të ofensivë. Kryqi i Kuq Ndërkombëtar e ka përshkruar situatën në Rripin e Gazës si një krizë humanitare shumë të rëndë. Zyrtari i lartë i Kryqit të Kuq, Pierre Kraehenbuh, tha se jeta për banorët palestinezë të Gazës ishte bërë e patolerueshme.

"Pas dhjetë ditë operacionesh ushtarake të pandërprera në Rripin e Gazës, ajo me të cilën ne po përballemi nuk ka më të voglin dyshim që është një krizë humanitare e përmasave të mëdha dhe që ka shpërthyer plotësisht. Jeta e banorëve të Gazës është bërë e patolerueshme", - tha zyrtari i lartë i Kryqit të Kuq, Pierre Kraehenbuh. OKB-ja thotë se mijëra palestinezë janë larguar nga shtëpitë e tyre. Tanket izraelite po i afrohen qytetit jugor Khan Junis në Rripin e Gazës.

Izraeli thotë se katër ushtarë janë vrarë, tre prej të cilëve nga vetë sulmet e ushtrisë izraelite. Numri i raketave të lëshuara nga Hamasi drejt territorit izraelit është ulur në mënyrë të ndjeshme. Megjithatë, kryeministri izraelit, Ehud Olmert, gjatë një vizite në qytetin Sderot, që ka qenë në qendër të sulmeve me raketa, tha se nuk do të bënte asnjë kompromis me sigurinë e Izraelit.

"Unë nuk jam i gatshëm të bëj kompromise kur është fjala për çështjen e sigurisë, as këtu, as në ndonjë vend tjetër. Shpresoj që askush të mos gabohet e të ketë iluzione për vendosmërinë, vullnetin dhe gatishmërinë tonë. Ne nuk duam që të konfrontohemi, por nga ana tjetër nuk sprapsemi nga kërcënimet", - tha kryeministri izraelit, Ehud Olmert.

Ndërsa luftimet në Rripin e Gazës vazhdojnë, janë shtuar përpjekjet diplomatike për t'i dhënë fund krizës.

Presidenti francez, Nicolas Sarkozi, deklaroi pas bisedimeve që zhvilloi në Damask, se i kishte kërkuar homologut të tij sirian, Bashar al-Assad, që ta bindte Hamasin që të bashkëpunonte në përpjekjet që po bëheshin për t'u dhënë fund luftimeve. Siria konsiderohet si një ndër mbështetëset kryesore të Hamasit.

Ndërkohë, i dërguari ndërkombëtar për Lindjen e Mesme, Tony Blair, deklaroi pas bisedimeve me udhëheqësit izraelitë se besonte që arritja e një marrëveshjeje të menjëhershme armëpushimi, ishte e mundur, nëse ndërpritej furnizimi me armë i Hamasit nga Egjipti përmes tuneleve të nëndheshme.

Situata humanitare në Rripin e Gazës po përkeqësohet në mënyrë dramatike. Gjendja nëpër spitale, katastrofike

Rripi i Gazës pa rrymë elektrike, ujë dhe telefon

Në Rripin e Gazës nuk funksionon asgjë më: prej 30 dhjetorit, rrjeti i furnizimit me energji elektrike nuk funksionon, nuk ka as vaj për ngrohje. 70% e njerëzve nuk kanë asnjë rrugë të hapur për më shumë furnizim me ujë. Rrjeti telefonik fiks funksionon pjesërisht dhe rrjeti i telefonisë mobile nuk punon si duhet. Benzina dhe nafta në Gazë, prej muajsh është shumë e kërkuar.

Tuneli mes Egjiptit dhe Gazës, përmes të cilit deri tani kanë kaluar lëndët djegëse, u bombardua nga ushtria izraelite. Ndërkaq, ushtria izraelite ka lejuar furnizimin me ndihma humanitare dhe ka hapur për këtë kalimet kufitare.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Jashtme izraelite, të hënën mundën të depërtojnë në drejtim të Gazës kamionët me ushqime, medikamente dhe aparate mjekësore. Po ashtu, duhet të kenë arritur në zonën e luftës ditën e hënë 200 mijë litra karburant. Në qoftë se ndihmat humanitare deri në Gazë duhet të kenë mbërritur, tani shtrohet pyetja se si do të arrijnë ato tek njerëzit. Çdo transport është një rrezik më vete.

Spitalet

Më e rëndë është situata tani për të plagosurit në spitale. Erik Fose (Eric Fosse), mjek norvegjez në spitalin Shifa, në qytetin e Gazës, e sheh të rënduar punën e tij në një gjendje shtetrrethimi: "Ky spital ndodhet prej një jave i bllokuar. Pacientët mbërrijnë pa pushim, në një kohë që tek ne medikamentet dhe mjetet për ndërhyrje kirurgjikale janë mbaruar.

Me fillimin e ofensivës tokësore dhe puna është rënduar". Spitali më i madh në Gazë është i varur nga gjeneratorët elektrikë, që funksionojnë vetëm me naftë. Eric Fose ka frikë se gjeneratorët mund të ndërpriten. Atëherë, 70 pacientë në stacionin intensiv dhe 30 foshnja të sapolindura në stacion mund të vdesin menjëherë. Ata janë të gjithë të varur nga funksionimi i aparateve mjekësore.

Gjendja higjienike në spitale është katastrofike, sipas Dr. Foses: "Spitali është kthyer, në një farë mënyre, si një spital fushor. Të hënën në mëngjes ne operuam dy njerëz, ndërkohë që kemi njerëz të operuar nëpër korridore. Ka njerëz që presim për një operacion. Ata shtrihen në korridor të spitalit dhe ata vdesin, sepse ne nuk kemi mundësi të kujdesemi për ta". Qëkur ka nisur lufta, mjekët dhe infermieret po punojnë pa ndërprerje. Ata kanë nevojë për një zëvendësim urgjent.

Sipas një raporti të zyrës së Kombeve të Bashkuara për koordinim për problemet humanitare, ekzistojnë ndihma të mjaftueshme, por problemi mbetet se si të arrijnë ato deri tek njerëzit që kanë nevojë. Edhe një transportim i shpejtë për në spitale, në zonat e luftës, është i pamundur. Kështu thotë Pier Uetah (Pierre Wettach), shefi i Komitetit të Kryqit të Kuq ndërkombëtar në Izrael dhe në territoret palestineze:

"Pika më kritike është: si të vijnë të plagosurit në spital? Shpeshherë ndodh që dhjetë, apo 15 minuta zgjat, koha që i plagosuri të arrijë në spital, por shpeshherë kalojnë disa orë, deri sa njerëzit të arrijnë në një klinikë". Vetëm një armëpushim mund të përmirësojë situatën e popullsisë në Gaza. Kjo kohë do të shfrytëzohej për transportimin urgjent dhe të nevojshëm të të sëmurëve, të ndihmave ushqimore dhe të medikamenteve.

Organizatat Humanitare, të shqetësuara për gjendjen në Rripin e Gazës

Organizatat Humanitare Ndërkombëtare u shprehën të shqetësuara për gjendjen në spitalet në Rripin e Gazës. Gjithnjë e më e frikshme po bëhet edhe gjendja e furnizimit me ujë, energji, ushqime dhe mallra të tjera. Për shkak të veprimeve luftarake, Izraeli ka lënë të hapur përkohësisht vetëm një pikëkalim kufitar me Rripin e Gazës.

Gjatë një takimi me përfaqësues të Këshillit të Sigurimit, Lidhja e Vendeve Arabe nguli këmbë për një rezolutë të Këshillit të Sigurimit për përfundimin e luftës në Gazë. Vendet arabe duan, në radhë të parë, t'i jepet fund “gjendjes dramatike të popullsisë palestineze”, - tha sekretari i përgjithshëm i kësaj lidhjeje, Amre Musa. Izraeli i hodhi sërish poshtë kërkesat ndërkombëtare për armëpushim.

Pas një takimi me delegacionin e BE-së në Jeruzalem, ministrja e Punëve të Jashtme, Zipi Livni, tha se lufta kundër terrorit të Hamasit radikal islamik do të vazhdojë. Livni e hodhi gjithashtu poshtë si "jo utilitare" propozimin e palës evropiane për dërgimin e vëzhguesve të OKB-së në Rripin e Gazës.





diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML