Sht, 17 Maj 2008 22:42:33
    

Lexoni versionin Print

A është i dëmshëm telefoni celular dhe antenat e trasmetimit?

Të gjithë ta përdorim, por skemi pse ta mbajmë poshtë jastëkut natën, apo të flasim pa pushim, të dëgjojmë muzikë kur mund të ketë paisje të tjera më elegante.

Pre, 09 Maj 2008 15:42:00

Përgjigje  nga Fatos Ylli, drejtor i Institutit te Fizikes Berthamore

Kur flasim per telefonin celular ne radhe te pare duhet të dallojmë që ka dy tipe rrezatimesh, rrezatime jonizuese, të cilat kanë efekt ta kthejnë ajrin në jone, pra jonizojnë ajrin, dhe rrezatime jojonizuese që janë valët elektromanjetike, ku hyjnë edhe rrezatimi diellor, rrezet infra të kuqe si dhe valë të ndryshme të radios, telefonit, transmetimit etj.
Pamvarsisht se quhen rrezatime jojonizuese edhe ato kanë rriskun e tyre.

Kujdesi duhet të jetë i vazhdueshëm. 

Aparati celular, merr dhe transporton valë, pra në fund të fundit është një antenë e vogël. Kërkohet që të kemi kujdes prej tij dhe kjo nuk do te thote qe ne mos të flasim.

Por nëse flasim për një kohë të gjatë, kemi një burim pranë veshit tonë, dhe studimet e kohëve të fundit kanë treguar se nuk rekomandohet, sidomos për fëmijët e vegjël që të përdorin për një kohë të gjatë.

Të gjithë ta përdorim, por skemi pse ta mbajmë poshtë jastëkut natën, apo të flasim, të dëgjojmë muzikë kur mund të ketë paisje të tjera më elegante. Teknologjia e telefonisë celulare tani është në ekspansion dhe mund të gjesh video, filma, klipe uzike. Nga kjo anë unë rekomandoj, nuk është problemi të mos përdoren, por për fëmijët e vegjël duhet patur kujdes, dhe natën ta vendosim te komodina dhe jo poshtë jastëkut.

Po rrezatimet nga antenat celulare kur ato janë afër shtëpive sa të rrezikshme janë?

Në përgjithësi ka norma sipas Komunitetit evropian. Vodafone, AMC apo nesër Eagle Mobile nëpërmjet antenave të tyre trasmetojnë valë radioaktive.

Në qoftë se antenat janë të certifikuara nga komuniteti evropian, atëherë këto antena nuk paraqesin ndonjë rrezik evident.

Kuptohet që kompanitë që i kanë vendosur, dhe kompanitë që bëjnë survejimin e tyre, duhet të bëjnë raporte që të jenë publikë dhe transparent.
Normalisht kërkohet që të gjitha kompanitë e telefonisë celulare, duhet të publikojnë në ëebsitin e tyre të dhënat, e të gjitha antenave që kanë në përdorim, pasi kjo është e vetmja mënyrë, për të qenë i qetë duke njohur dhe normat e komunitetit evropian.
Ky është një problem i diskutuar për një kohë të gjatë, dhe ky diskutim vjen pasi ka një farë jotransparencë për antenat. Kompanitë duhet të bëjnë transparente cilat janë vlerat e matura, qoftë dhe një herë në muaj, qoftë dhe një herë në 6 muaj. Në këtë mënyrë të paktën qetësojmë banorët.

Antenat, ose fushat që krijojnë janë fusha që mblidhen. Në qoftë se jemi në sheshin Nënë Tereza dhe 3-4 apo 5 kompani kërkojnë që secila të vërë antenën e vet.

Çdo antenë mund të jetë nën normat e lejuara, por 5 antena bëjnë që norma të kalohet. Kërkohet që trupa rregullatore, siç është enti rregullator i frekuencave, të kontrollojë në mënyrë të vazhdueshme mjediset publike, dhe në qoftë se janë arritur nivelet e lejuara, duhet ndaluar antena e 5-të. Shteti duhet të mbrojë publikun, pa hequr dorë nga promovimi i kompanive private apo të reja.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

PERDORIMI
Për motive sigurie është shtuar edhe imazhi i konfirmimit të komentit. Duhet që në kutinë përkatëse të shkruani imazhin që shikoni poshtë saj, nëse një gjë e tillë nuk bëhet komenti nuk do të shtohet. Gjithashtu nga redaksia komentet më të mira botohen ne gazetë. Faleminderit për mirëkuptimin
Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklama.shekulli@abissnet.al

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML