Fritzi, mostër falë Hitlerit
Jozef Fritz, 73-vjecari baba-mostër është justifikuar duke nxjerrë në pah edukimin e tij nazist. Kjo është deklarata e tij në revistën austriake News dhe rrëfimi i tij është filmuar nga siti i Sun ku ai ka thënë se: "Kisha instikte incesti kundrejt nënës sime".
Sun, 11 May 2008 20:05:00
Jozef Fritz, 73-vjecari baba-mostër është justifikuar duke nxjerrë në pah edukimin e tij nazist. Kjo është deklarata e tij në revistën austriake News dhe rrëfimi i tij është filmuar nga siti i Sun ku ai ka thënë se: "Kisha instikte incesti kundrejt nënës sime". Takimi fatal me Adolf Hitlerin në moshën 3-vjeçare kur Fyhreri vizitoi Austrinë, ndikoi jashtë mase në fëmijërinë e tij.
"Jam rritur në kohët e nazizmit, atëherë një disiplinë e fortë ishte shumë e rëndësishme- i ka shjeguar Fritz avokatit të tij, Rudolf Majer- me sa duket kam marrë diçka në mënyrë të pandërgjegjshme. Dhe pastaj nuk jam një mostër, siç më prezantojnë sot mediat". Fritzi ka pranuar edhe se në rini ka pasur ndjenja incesti për nënën e tij, 'gruaja më e mirë në botë, një grua e fortë, që më ka edukuar sipas disiplinës, rregullit dhe zellit'. Pikërisht gruaja që la të shoqin kur Fritzi ishte 4 vjeç dhe e edukoi sipas vlerave naziste. Saqë fëmija ngeli i shtangur nga vizita e Fyhrerit në vendin e tij në Amsteten në 1938.
Ndërsa për sa i përket martesës me Rosemarinë ai ka deklaruar se është martuar me gruane tij sepse 'dëshira ime më intime ishte të kisha shumë fëmijë dhe ajo më dukej gruaja e duhur'. Por u krijua një jetë e dyfishtë në kantinën e shtëpisë së tij ku ai burgosi për 24 vjet të bijën. "E dija vazhdimisht, në këta 24 vjet se ajo që po bëja ishte e gabuar, se duhej të isha i çmendur që bëja diçka të tillë. Por për mua u bë dicka e zakonshme të bëja një jetë të dyfishtë në bodrumin e shtëpisë", ka treguar Fritzi.
Rrëfimi i tij shokues justifikon edhe kërkesën e tij drejtuar avokatit mbrojtës " Dua vetëm një gjë: të paguaj për atë që kam bërë".
-
Geldian Stroni: - 05-12-08 Alibi e pa baze
Ajp qe thote z «monster» eshte nje justifikim makaber.
1. Diktaturat (edhe diktatoret) jo vetem qe nuk nxisin veprime incesti por i «djegin ato me zjarr e hekur».
Baza filozofike e ketyre teorive eshte transformimi i struktures sociale e ekonomike te pabarabarte ne nje tjeter strukrure qe eshte e barabarte per te gjithe.
2. Vlerat e etikes e te moralit jane burimi i pare ku ata (diktatoret) mbeshtesin veprimin e tyre imponues ndaj turmes.
3. Hitleri, edhe pse vinte nga nje ngjizje incesti (nena ishte mbesa e babait te tije) ai kurre nuk u ndikua dhe asnjehere nuk e glorifikoi familjen e vet dhe as ndonje nga pjestaret qofshin keta edhe vellezer apo motra.
.....Per keto aresye, por ndoshta patjeter edhe per te tjera, z. «monster» kekon nje justifikim mediatik te veprimit te tij anti-human... nje veprim qe justifikon pabarazine dhe ushtrimin e pushtetit ne familje.
Per te interesuarit mund te sugjeroj te thellohen ne analizat e teorive strukturaliste, aty do gjejne pergjigjen e hipotezes qe sapo e thashe ... JUSTIFIKIM MAKABER.
-
Gjergji: - 05-12-08 E ka fajin Hitleri?
Te ishte Hitleri gjalle t'a kishte hequr koken ty o felliqesire.
-
R.Sota: - 05-12-08 ARISTOTELI: NJERIU ESHTE NJE KAFSHE POLITIKE.
I math mbetet filozofi i lashtesise Greke,ARISTOTELI.Si,
pse, ai ishte i tille, eshte nje problem ende i pa rrahur plotesisht. Por historia njerezore ka shume fakte, qe njeriu
eshte edhe kafshe dhe me tmer kur eshte kafshe politike.
Ne rastin e dyte politika atij i jep teper fuqi. Duke qene kafshe kete fuqi e perdor per kafsherira te tilla si J.Fritz. Drejtesia nuk eshte thelluar ne faktin sa fuqi politike duhet ti jape X lideri. Te gjithe diktatoret e botes dhe neodiktatoret e maskuar te kohes, jane dhe mbeten, KAFSHE POLITIKE. Kur X politikani, arrin te mos i bejne pershtypje vdekjet e mijra shtetasve te tij, per dobesi, mekate, pa aftesi te dirigjenteve politike, AI NUK E KA STUDJUAR ARISTOTELIN E MATH, KUR THOTE: NJERIU ESHTE NJE KAFSHE POLITIKE. Ai nuk e kupton qe edhe vete qenka i tille.
R.Sota.
-
Elona: - 05-11-08 Pershtypje
Panik dhe rrenqethje ne ditet qe jetojme te degjosh ende ndodhi monstruoze do te thote qe psikologjia njerzore eshte tronditur rende
|