Thomas L. Harrison mund të jetë sipërmarrësi më i pazakontë. Ai e filloi karrierën në kërkimet shkencore dhe në qelizën biologjike. Meqënse ndjenja e sipërmarrësit po bëhej gjithmonë e më e fortë për të, ai la laboratorët shkencorë për t’ju futur botës së biznesit.
Sot ai është, shefi i agjencisë Omnicom, grupi më i madh në botë për shërbimet e marketingut ndaj kompanive.
Por meqënse Harrison përveç biznesit ishte shumë i lidhur me gjenetikën, psikologjinë dhe menaxhimit u shty për të shkruar librin “ADN e sipërmarrësit e rëndësishme në arritjen e qëllimeve të biznesit”.
Në këtë libër ai bën lidhjen midis suksesit që ka personi si rezultat i AND-së së tij.
Në bisedën e mëposhtme, bëhet lidhja midis AND – së dhe suksesit.
A mendoni se suksesi është i lidhur me AND –në e njeriut?
Thomas L. Harrison: Po mendoj se ka një lidhje të fortë. Si një biolog dhe fiziolog kam zbuluar se disa njerëz kanë disa tipare të veçanta që i lejojnë ata të bëhen të suksesshëm më me lehtësi së të tjerët.
Kjo nuk do të thotë se njerëzit që nuk i kanë këto veçori nuk mund të jenë të suksesshëm. Sigurisht që munden! Në fakt libri im është në ndihmë të njerëzve në mënyrë që ata të identifikojnë talentin e tyre të sipërmarrësit në varësi të AND-së. Në momentin që njeriu mëson pikat e dobëta dhe të forta, ata mund të punojnë me lehtësi për tu ngjitur në krye.
Cila është gjëja e parë që ju shkon në mendje kur shikoni dikë me AND speciale për tu bërë sipërmarrës?
TLH: Tipari më i dallueshëm për këta njerëz është mundësia për të përballuar rriskun, gjë e cila mund të ndahet në dy pjesë. E para komoditeti me të cilin një njeri e prêt rrezikun; dhe e dyta, mundësia që ai ka për të menaxhuar rrezikun.
Ata që i përballojnë këto me lehtësi janë të gatshëm për të shkuar drejt suksesit.
Si i konsideroni avantazhet tuaja gjenetike për të bërë sukses dhe çfarë ju nevojitet për të punuar?
TLH: Çdo njeri duhet të shikojë sa i dobët ose i fortë është në të ashtuquajturat tipare gjenetike të personalitetit:
1. Sa i hapur jeni ndaj eksperiencave të reja dhe ideve
2. Mundësia për të marrë impulse dhe për të arritur qëllimet
3. Sa i aftë jeni për tu lidhur me njerëzit e tjerë dhe për ti kuptuar ata.
4. Mundësia për të arritur në marrëveshje me të tjerët
5. Reagimi ndaj stresit të përditshëm
Po për të qenë i suksesshëm, duhet ti keni të gjitha këto tipare?
TLH: Po për të qenë shumë i suksesshëm duhen të gjitha. Megjithatë fuqia në secilin nga këto tipare përben personalitete të ndryshme.
Ka shumë sipërmarrës të suksesshëm por vështirë të gjesh tek dy prej tyre tipare të njejta, secili ka stilin e tij të paraqitjes.
A mund të na tregoni figurën e Genit, një nga tetë genet e suksesit të cilat ju i përshkruani në librat tuaja? A ka një gen që ndihmon njerëzit e suksesshëm për të përcaktuar suksesin e tyre.
Figura e Genit është mundësia për ta parë veten tuaj në sukses. P.sh, një futbollist para një ndeshje, imagjinon veten në fushë se si do luajë. Ata mendojnë si do vrapojnë, si do e kalojnë kundërshtarin etj. Ata fitojnë pasi ata e imagjinojnë veten e tyre fitimtarë.
Nëse ju nuk e imagjinoni veten si të suksesshëm në biznes, ju nuk mund t’ia arrini. Duhet ta përfytyroni suksesin, dhe të tërhiqni rreth vetes njerëz dhe mjete që ju ndihmojnë ta arrini atë.