Hene, 15 Mars 2010 02:31:01

Lexoni versionin Print

KLSH: "Rinasi", humbëm 225 mln €

Nga i gjithë dokumentacioni i vënë në dispozicion, nuk rezultoi ndonjë material që të fliste për avantazhet që do të ketë Qeveria Shqiptare në dhënien me koncesion të këtij aeroporti, për një periudhë 20-vjeçare. Sipas treguesve të mësipërm, qeveria shqiptare, nga dhënia me koncesion fiton afro 109 milionë euro, ndërsa në qoftë se ky aeroport do të administrohej nga vetë qeveria do të përfitoheshin afro 333 milionë euro.

Shekulli
Shtune, 17 Mars 2007 08:06:00

 Kontrolli i Lartë i Shtetit, i pari institucion që konfirmon humbjen nga koncesioni

Nga i gjithë dokumentacioni i vënë në dispozicion, nuk rezultoi ndonjë material që të fliste për avantazhet që do të ketë Qeveria Shqiptare në dhënien me koncesion të këtij aeroporti, për një periudhë 20-vjeçare. Sipas treguesve të mësipërm, qeveria shqiptare, nga dhënia me koncesion fiton afro 109 milionë euro, ndërsa në qoftë se ky aeroport do të administrohej nga vetë qeveria do të përfitoheshin afro 333 milionë euro.

 

Nënshkrimi i kësaj marrëveshje tërësisht në disfavor të palës shqiptare u miratua nga qeveria Nano në teror të vitit 2004. Megjithëse kontrata koncesionare u denoncua në media për kushtet e saj diskriminuese, zyrtarët e lartë të asaj kohe përfshi edhe kryeministrin Fatos Nano e nënshkruan në parlament duke përdorur shumicën e deputetëve. Gazeta Shekulli në këtë periudhë të errët të qeverisë Nano, publikoi fakte të shumta, duke i treguar opinionit publik abuzimet dhe vjedhjen prej qindra milionë euro që po i bëhej pronës publike. Kontrata u kundërshtua edhe nga një pjesë e specialistëve të Albtransport, por edhe këta të fundit morën si shpërblim largimin nga puna pa arsye. Reagimi i parë nga një institucion shtetëror për shkeljet e kësaj kontrate në dëm të palës shqiptare vjen vetëm pas më shumë se 2 vjetësh, kohë tërësisht e papërshtatshme për të rregulluar këtë marrëdhënie, që tashmë mban vulën e aferave dhe pazareve të një qeverisje të korruptuar.

Qeveria shqiptare, nga dhënia me koncesion e Aeroportit të Rinasit, fiton afro 109 milionë euro, ndërsa, në qoftë se ky aeroport do të administrohej nga vetë qeveria do të përfitoheshin afro 333 milionë euro. Ky ka qenë edhe përfundimi që ka dalë nga ana e Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH), botuar në një nga buletinet e tij për vitin 2006. Pas një periudhe prej më shumë se 2-vjetësh, KLSH bëhet i pari institucion në vend që denoncon publikisht humbjet e mëdha që ka pësuar buxheti i shtetit, gjatë nënshkrimit të kësaj kontrate koncesionare. Gjatë procesit të negociimit dhe nënshkrimit të kësaj kontrate, megjithëse shkeljet dhe humbjet në të ardhurat e palës shqiptare ishin 3 herë më të mëdha se përfitimet, asnjë nga ana e institucioneve shtetërore, madje as nga opozita e asaj kohe, nuk doli që të denonconte këtë shkelje të rëndë të interesave kombëtare. Gazeta "Shekulli" e denoncoi këtë marrëveshje në dëm të palës shqiptare, me gjithë forcën që mund të ketë një media, por vetëm pas 2-vjetësh, është KLSH i pari institucion shtetëror që jep versionin e parë të humbjeve që kemi pësuar nga dhënia me koncesion e të vetmit Aeroport Ndërkombëtar në vend.

***

Sipas KLSH-së, nga i gjithë dokumentacioni i vënë në dispozicion nga Grupi Negociator, nuk rezultoi ndonjë material që të fliste për avantazhet që do të kishte qeveria shqiptare, në dhënien me koncesion të këtij aeroporti, për një periudhë 20-vjeçare. Sipas Marrëveshjes Koncesionare, del se qeveria shqiptare do të përfitojë nga kompania koncesionare, gjatë periudhës 20-vjeçare të dhënies me koncesion të aeroportit, një vlerë të përafërt prej 109 milionë eurosh, duke përfshirë: pagesa fillestare koncesioni me vlerë 3 000 000 euro; pjesë nga kredia e marrë nga banka gjermane, dy herë në vit; pagesë e cila fillon në 15 dhjetor 2012 dhe deri në afatin e koncesionit, me vlerë 16 500 000 euro; investime sipas raportit të vlerësimit, në fazën e parë 42 900 000 euro dhe në fazën e dytë 25 700 000 euro. Kuota junior (30% e fitimit të shpërndarshëm të shoqërisë në kontratë) nuk është përcaktuar në vlerë, por është përcaktuar vetëm mënyra e llogaritjes. Sipas raportit të vlerësimit, koncesionari do të paguajë një vlerë prej 20 900 000 euro, vlerë e cila varet nga rezultati financiar i shoqërisë.

***

Ndërsa bazuar në të dhënat e relatuara disa herë nga grupi i punës i "Albtransport" sh.a., sidomos të Relacionit nr.2533, datë 09.09.2004, dërguar ish-ministrit të Transportit e Telekomunikacionit, ish-ministrit të Financave dhe ish-ministrit të Ekonomisë dhe Privatizimit, rezulton se ky aeroport, sipas disa treguesve dhe ritmeve të rritjes, si në atë të përvojës 10-vjeçare të Aeroportit "Nënë Tereza", ashtu dhe në përvojën ndërkombëtare sipas ICAO-s, po të administrohej nga vetë qeveria shqiptare do të përfitonte gjatë periudhës 20-vjeçare të koncesionit, një vlerë prej afërsisht 333 milionë euro, si më poshtë:

Nga të ardhurat e ulje-ngritjes dhe vendqëndrimit të avionëve, afro 105 milionë euro. Këto të ardhura, për vitin 2004 arrijnë 2 700 000 euro dhe derdheshin në buxhetin e shtetit. Pas fillimit të koncesionit, në bazë të Marrëveshjes, këto i kalojnë koncesionarit për 20-vjet, ku rritja mesatare e numrit te avionëve është 6% në vit.

Nga të ardhurat e tarifës së pasagjerit, fiton afro 31 milionë euro. Pas ndërtimit të terminalit të ri, kjo tarifë rritet nga 10 në 12.5 euro. Për vitin 2004, këto të ardhura arritën në 700 000 euro, ndërsa nga koncesionari do të shfrytëzohet për 17 vjet.

Të ardhura nga ulja e tarifës së Handling, 15% për kompanitë e huaja dhe 50% për ato vendase, për afro 66 milionë euro. Për vitin 2004, kompanitë kanë fituar afro 1 700 000 euro, për 20 vjet me një rritje prej 6% në vit.

Nga fitimi i realizuar, afro 96 milionë euro. Të ardhurat kanë ardhur në rritje për 3 vitet e fundit, për vitin 2003 janë 8 milionë euro, për 2004 8 800 000 euro.

Pra, sipas treguesve të mësipërm qeveria shqiptare, nga dhënia me koncesion fiton afro 109 milionë euro, ndërsa në qoftë se ky aeroport do të administrohej nga vetë qeveria, do të përfitoheshin afro 333 milion euro.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML