Ministria e Arsimit ka vendosur të vazhdojë reformat në sistemin arsimor në vend, duke shkarkuar dhe emëruar në arsimin fillor drejtorët dhe arsimtarët e pakualifikuar. Sipas burimeve zyrtare të MSH-it, objektivi është rritja e cilësisë së mësimdhënies, e për pasojë një brez më i përgatitur të diplomuarish. "Është duke u bërë verifikimi për përzgjedhjen e drejtorëve të rinj në ato shkolla ku ata janë të pakualifikuar". Një formulë kjo e zhvilluar dhe më parë në shkollat nëntëvjeçare dhe ato të mesme dhe që ka rezultuar mjaftë efikase.
Sipas burimeve zyrtare të MASH-it do të largohen nga mësimdhënia, mësuesit e pakualifikuar dhe do të zëvendësohen me më të përgatitur. MASH-i po bën klasifikimin e tyre në terren dhe së shpejti do të bëhen shkarkimet dhe emërimet. Nëse dikush do të donte të ruante vendin e punës apo një tjetër do të dëshironte të bëhej pedagog, kriteri është vetëm një: kualifikimi". Dhe pse mbetet për t'u parë, është thënë që nuk do të ketë privilegje për asnjë. Pavarësisht kontributeve, titujve apo të njohurve, rigjykimi i mësimdhënësve do të jetë i drejtë dhe transparent. Në diskutimin e djeshëm Ministria e Arsimitka përpiluar në mënyrë të detajuar emërimet që do të bëhen në shkollat e mesme dhe në shkollat"9 vjeçare", ku në bazë të suksesit të tyre që kanë treguar, do të bëhet përzgjedhja.