Hene, 08 Shtator 2008 12:39:20

Lexoni versionin Print

Rezultatet, sërish protesta para MASH

Maturantët: Pollo po çon nëpër universitete njerëz të cilët nuk e meritojnë

I.Kurtaj
Merkure, 26 Shtator 2007 10:51:00

Ministria e Arsimit është përballuar edhe dje me protestat e qindra kandidatëve për studentët, të cilët nuk rezultojnë fitues në asnjë degë. Kështu, ish-maturantët janë mbledhur sërish para dyerve të Ministrisë së Arsimit, për të kërkuar një shans nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës. Ashtu si dhe në ditët e kaluara, shumë prej tyre pretendojnë se kanë marrë më shumë pikë se ata të cilët kanë fituar të drejtën për të vazhduar studimet e larta, në degë të ndryshme. Protesta e ditës së djeshme ka qenë edhe më e ashpër pasi siç shprehen dhe vetë studentët, durimit po i vjen fundi dita-ditës. Ajo që i bëri më të pashpresë dje, për pasojë më agresivë, është fakti se deri tani askush nuk iu është përgjigjur kërkesave të tyre dhe nuk është marrë parasysh, ose të paktën seriozisht, lista e gjatë e ankesave e dorëzuar ditë më parë në Ministrinë e Arsimit. Ata pretendojnë se një gjimnazist me mesataren 5 apo 6, ka arritur të kapë po aq pikë sa ata që kanë pasur mesataren 7 apo 8. Kandidatët e pakënaqur nga lista e fituesve janë mbledhur sërish dje përpara Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, për të shprehur pakënaqësitë e tyre për listat e fituesve që janë afishuar tashmë pranë shkollave të mesme dhe fakulteteve. Kandidatët e pakënaqur pretendojnë se në listat e fituesve, janë futur të rinj që kanë më pak pikë se ata që kanë mbetur jashtë dhe e kanë akuzuar ministrin Pollo, se po çon nëpër universitete njerëz të cilët nuk e meritojnë. Ata kanë kërkuar gjithashtu transparencë për mënyrën se si janë hartuar dhe korrigjuar testet dhe shkarkimin nga detyra të të gjithë këtij stafi që u mor me këtë procedurë. Pretendimin e tyre ish-maturantët e kanë bazuar në faktin se një gjimnazist me mesataren 5 apo 6, ka arritur të kapë po aq pikë (rreth 5 mijë) sa kanë kapur ata që kanë pasur mesataren 7 apo 8. Para pak ditësh, ideja e ministrisë për të vënë përballë studentëve një specialist i cili do t’i përgjigjej pyetjeve me argumente, dështoi. Kjo ndoshta për faj të padurimit të të dyja palëve, apo dhe për faktin se përgjigjet ishin standarde. Gjë, që ka zhgënjyer dhe njëherë më shumë ish-maturantët. Siç janë shprehur dhe herë të tjera, ankesa më kryesore është llogaritja e pikëve ose më mirë shpërndarja e fituesve. Disa prej tyre, të cilët pretendojnë se kanë fituar një minimum pikësh më të lartë se “kolegët” e tyre, që do të ulen në auditorët e universiteteve, shprehen të indinjuar. Ajo që i vret më shumë, është që deri më tani askush nuk i ka mbështetur.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklama.shekulli@abissnet.al

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML