Diel, 12 Tetor 2008 20:23:35

Lexoni versionin Print

Bursa për 3.200 studentë e nxënës, ja përfituesit

Sipas MASH-it, këtë vit dyfishohet numri i bursave për studentët në nevojë. Ja kriteret për të përfituar bursë

Isuf Kurtaj
Premte, 12 Tetor 2007 09:49:00

 

Sipas MASH-it, këtë vit dyfishohet numri i bursave për studentët në nevojë. Ja kriteret për të përfituar bursë

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka bërë të ditur dje se është dyfishuar numri i bursave për vitin akademik 2007-2008. Kështu, me Vendimin e Këshillit të Ministrave për dyfishimin e bursave arsimore për vitin shkollor 2007-2008, përfitojnë bursë 1.600 studentë dhe 1.600 nxënës të arsimit të mesëm, kryesisht në arsimin profesional, deklaroi të enjten Ministria e Arsimit dhe Shkencës, sipas të cilës, rritja e numrit të bursave rezulton 800 në arsimin e mesëm dhe 800 në arsimin e lartë. Këto bursa, sipas MASH synojnë t'u vijnë në ndihmë nxënësve dhe studentëve që vijnë nga familje në nevojë, sidomos në krahinat veriore, verilindore, etj., fëmijëve të policëve të rënë në detyrë.

Sipas Ministrisë së Arsimit, këtë vit, për herë të parë do të përfitojnë bursë edhe nxënësit dhe studentët me statusin e invalidit, tetraplegjikët dhe paraplegjikët. Në këtë vendim është siguruar mbështetje financiare edhe për 25 nxënësit më të mirë të Maturës Shtetërore 2007, si dhe studentët e shkëlqyer. Ashtu si edhe në vitin paraardhës, është parashikuar të përfitojnë bursë studentët që vazhdojnë studimet në specialitetin Matematikë dhe Fizikë, pas përfundimit të plotë të kursit të parë, të cilët në vitin pasardhës arrijnë një notë mesatare mbi 8. Niveli mujor i bursës për studentët është nga 8.000-8.500 lekë (68 euro) dhe për nxënësit nga 5.000-5.500 lekë (45 euro).

Nuk fitojnë bursë

Studentët që kanë humbur vitin ose kanë mbi katër provime të mbartura, nuk do të mund të marrin bursë. Kështu janë shprehur burime nga MASH, ku bëhet e ditur se studentët konviktorë të cilët kanë humbur vitin, automatikisht u hiqet e drejta e bursës. Një vendim të tillë studentët e quajnë të nxituar, pasi sipas tyre qeveria duhej të paktën një vit përpara t'i njoftonte studentët për një vendim të tillë dhe jo ta mësonin studentet në tetor, kur kanë përfunduar edhe provimet e vjeshtës dhe kanë pasur mundësi për të mos ngelur. Studentët thanë se do të presin deri ditën e hënë që të vijë ndonjë mesazh pozitiv nga ministria, në të kundërt do të protestojnë. Janë afro 200 studentë vetëm në Universitetit e Tiranës, që preken nga një vendim i tillë. Ardit Palushi, student i vitit të tretë Ekonomik, thotë se “bursa është një ndihmë ekonomike që na e jep shteti, për ata studentë që nuk kanë mundësi financiare për të përballuar nevojat ekonomike gjatë studimeve. Pra nuk është shpërblim”. Sipas tij, ky është një vendim i ri, sepse jemi larguar nga viti i kaluar pa një vendim të tillë dhe e gjejmë të miratuar vetëm tani, kur ka kaluar data e provimeve të vjeshtës. Në këtë mënyrë, nuk ka asnjë mundësi që edhe ato studentë që kanë lënë me apo pa dashje më tepër se pesë provime, të fitojnë bursën.

Kriteret për ndarjen e bursave

Për vitin shkollor 2007/2008 Ministria e Arsimit dhe Shkencës do të ndajë bursa studentore për studentët e rregullt, të cilët studiojnë në universitetet shtetërore në Republikën e Shqipërisë. Janë plotë 3.200 bursa studentore që do të jepen për studentët e rregullt, të cilët studiojnë në universitetet dhe fakultetet private. Të drejtë për bursa studentore kanë kandidatët, të cilët studiojnë në shkollat e larta dhe fakultetet shtetërore. Studentët duhet të plotësojnë kushtet në vijim:

Kriteret për të përfituar bursë

Të jenë studentë të rregullt.

Të kenë të ardhura mujore në familje të ulëta.

Gjatë studimeve prej vitit të I, II, III, IV dhe V të mos kenë ngelur ose të kenë arritur të marrin shumicën e provimeve.

Të mos kenë përsëritur vit gjatë arsimimit.

Të mos jenë shfrytëzues të bursave dhe kredive nga institucionet ose firmat tjera.

Të jenë shtetas të Republikës së Shqipërisë.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML