Shtune, 04 Korrik 2009 16:01:26

Lexoni versionin Print

Universitetet, ja emrat e rektorëve dhe dekanëve fitues

Shpallen fituesit e drejtuesve të Arsimit të Lartë. Gazeta publikon emrat e rektorëve dhe dekanëve fitues

Eglantina Bardhi
Shtune, 12 Janar 2008 09:11:00

 Shpallen fituesit e drejtuesve të Arsimit të Lartë. Gazeta publikon emrat e rektorëve dhe dekanëve fitues

Arsimi i Lartë tashmë do të ketë në krye drejtues të zgjedhur nga votat e stafit akademik dhe studentët. Kështu, ka përfunduar zgjedhja e rektorëve dhe dekanëve pothuajse në të gjitha universitetet e vendit, të cilët do drejtojnë për 5 vitet e ardhshme. Gazeta sot publikon emrat e rektorëve të universiteteve në gjithë vendin dhe emrat e dekanëve të fakulteteve.

Rektorët

Interesi për të qenë drejtues universitetesh ka joshur më shumë profesorët pasi në garë për këto poste ka pasur disa kandidatë. Ndërkohë, gara më e nxehtë duket se është shënuar në Universitetin e Tiranës ku nga 4 kandidatët profesor Dhori Kule është shpallur fitues me rezultat të thellë, krahasuar me pretendentët e tjerë. Kështu kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Enver Roshi pohoi se Kule ka fituar 55 për qind të votave të stafit akademik, kundrejt 22 për qind të votave që ka fituar rivalja e tij kryesore Valentina Duka. Ndërsa Jorgaq Kaçani sipas të dhënave të KQZI-së rezulton se ka mundur të fitojë zgjedhjet përballë dy kandidateve të tjerë, Stavri Ristani dhe Aleksandër Xhuvani, duke fituar shumicën e votave të Universitetit të Politeknikut. Ndërkaq, fitues i Universitetit Bujqësor të Tiranës është shpallur Prof.Dr.Fatos Harizaj, ish-dekan i Fakultetit të Bujqësisë në po të njëjtin universitet, duke zënë vendin e prof.Velesin Peçuli. Harizaj, gjatë fushatës së tij për rektor, ka shfaqur si prioritete implementimin e Kartës së Bolonjës dhe përgatitjen sa më të mirë të studentëve, duke u lehtësuar kështu integrimin në tregun e punës. Në Akademinë e Edukimit Fizik dhe Sporteve, sipas KQZI, ka fituar postin e rektorit Vesel Rizvanolli. Ndërsa Akademia e Arteve ka shpallur fitues aktorin Petrit Malaj, ish-dekan i Fakultetit të Artit Skenik i cili ka premtuar se do të motivojë profesionalisht stafin, për rritjen e cilësisë së diplomës në Akademinë e Arteve. Gjithashtu postin e Rektorit për Universitetin e Shkodrës do ta gëzojë Artan Harxhi; Universitetin e Elbasanit, Liman Vorshi; në Gjirokastër, Gëzim Sala dhe Vlorë, Tanush Shaskaj.

Dekanët

Pedagogët dhe studentët kanë hedhur në kuti votën edhe për postin e drejtuesit të Dekanatit. Për fakultetet e UT-së ky post nuk ka qenë shumë i lakmuar pasi të gjitha fakultetet, përjashto atë të Mjekësisë, kanë pasur vetëm një kandidat në konkurrim. Kështu ish-rektori i UT-së, Shezai Rrokaj është shpallur dekan i Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë, sipas të dhënave të KQZI. Ndërsa Fakulteti i Drejtësisë do të drejtohet nga Skënder Kaçupi. Ndërsa garën për Fakultetin e Mjekësisë e ka fituar profesor Alfred Priftanji, përballë 4 kandidatëve të tjerë. “Fakulteti i Ekonomisë dhe ai i Shkencave Sociale do të drejtohet përkatësisht nga Omer Stringa dhe Theodhori Karaj”,- bëhet e ditur nga Komisioni i Zgjedhjeve në fakultete.

Rektori i UT-së, Kule pohoi se dypunësimi i pedagogëve do të lejohet mbi bazën marrëveshje mes universiteteve private dhe shtetërore

Kule: Pedagogët të mos humbasin asnjë orë mësimi

Që prej ditës së sotme çdo orë e humbur do të ishte një fatkeqësi. Pedagogët do të kryejnë misionin bazë të mësimdhënies. Kështu është shprehur rektori i ri i sapozgjedhur i Universitetet të Tiranës, Dhori Kule i cili premtoi se do të marrë masa për zhvillimin e të gjitha orëve të mësimit, duke mos lejuar që pedagogët të neglizhojnë procesin mësimor si pasojë e dypunësimit. Sipas tij, dypunësimi i pedagogëve tashmë do të lejohet vetëm mbi bazën e një marrëveshje mes universiteteve private dhe atyre shtetërore. “Për Universitetin e Tiranës, do të jetë fatkeqësi humbja e çdo ore të mësimit. Pra pedagogët do të kryejnë misionin bazë, që kanë mësimdhënien cilësisht dhe do të vazhdojnë me ritmin e punës, në kuadër të të gjitha ngarkimeve të tjera që kemi premtuar në fushën e kërkimit dhe implementimit”,- pohon Kule, duke shtuar se ky ritëm do të konsistojë sidomos në fushën e krijimit të diplomave të studentëve shqiptarë, që të jenë të integruara në procesin evropian. Ndërkohë edhe Rektori i ri i Universitetet Politeknik, Jorgaq Kalçinaku, pohoi se do të ndërmarrë një sërë masash për reformimin e këtij universiteti. “Do të synojmë lidhjen e universitetit me prodhimin, nëpërmjet kontratave të detyrueshme dhe të institucionalizuara midis universitetit, fakultetit dhe ndërmarrjeve prodhuese qofshin këto private, qofshin këto shtetërore, në mënyrë që studentët të kenë mundësinë të realizojnë komponentët e procesit mësimor”,- pohon Kalçinaku. Sipas tij, këto komponent janë Puna Prodhuese, praktika mësimore dhe ajo që është më e rëndësishme, diplomimi, që ka të bëjë pikërisht me punësimin e tyre.

Fituesit e postit të Rektorit

Universiteti i Tiranës                           Dhori Kule

Universiteti i Politeknikut                    Jorgaq Kaçani

Universiteti Bujqësor i Tiranës            Fatos Harizaj

Akademinë e Edukimit Fizik              Vesel Rizvanolli

Akademia e Arteve                           Petrit Malaj

Universiteti i Shkodrës                     Artan Harxhi

Universiteti i Elbasanit                      Liman Vorshi

Universiteti i Gjirokastrës                 Gëzim Sala

Universiteti i Vlorës                        Tanush Shaskaj

Fituesit e postit të Dekanit për UT-në

Fakulteti Histori-Filologji

Shezai Rrokaj

Shkencat Sociale

Theodhori Karaj

Fakulteti i Infermierisë

Petrit Bare

Fakulteti i Drejtësisë

Skënder Kaçupi

Gjuhët e Huaja

Klodeta Dibra

Fakulteti Ekonomik

Omer Stringa

Fakulteti i Mjekësisë

Alfred Priftanji

Dekanët fitues për Universitetin e Shkodrës

Shkencat e Natyrës

Adem Bekteshi

Shkencat Shoqërore

Paulina Hoxha

Gjuhët e huaja

Rajmonda Kçira

Fakulteti i Edukimit

Mit’hat Hoxha

Dekanët fitues për Universitetin e Elbasanit

Fakulteti i Shkencave Humane

Roland Gjini

Fakulteti i Shkencave të Natyrës

Peçi Nurellari

Fakulteti i Shkencave te Edukimit

Vilson Kuri

Fakulteti Ekonomik

Pritet të komandohet nga Rektori

Pollo: Zgjedhjet, korrekte e transparente

Zgjedhje demokratike dhe transparente. Kështu e ka quajtur dje ministri i Arsimit, Genc Pollo, procesin zgjedhor për drejtuesit e Arsimit të Lartë. “Zgjedhjet në universitete për rektorë, dekanë, përgjegjës departamenti, senate dhe këshilla, janë zhvilluar në mënyrë shumë të rregullt, korrekte dhe transparente”,- pohon Pollo, i cili ka përshëndetur tërë zgjedhësit që morën pjesë në votime, studentë, personel administrativ dhe staf akademik, për kulturën zgjedhore dhe qytetare të treguar ditën e djeshme. Sipas tij, është hera e parë që, sipas Ligjit për Arsimin e Lartë, voton i gjithë personeli universitar dhe të gjithë studentët. Gjithashtu ai ka përgëzuar për fitoren edhe profesorin shqiptar të kthyer nga Amerika, Tanush Shaskaj, i cili u zgjodh Rektor në Universitetin e Vlorës.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML