Marte, 07 Tetor 2008 01:48:24

Lexoni versionin Print

MASH: Kuotat i miratojmë ne, mos u gënjeni nga propozimet

Burime zyrtare të MASH-it pohojnë se maturantët nuk duhet të marrin në konsideratë propozimet e UT-së. Nisin përplasjet mes tyre

Eglantina Bardhi, Bledar Breçani
Merkure, 27 Shkurt 2008 09:50:00

Burime zyrtare të MASH-it pohojnë se maturantët nuk duhet të marrin në konsideratë propozimet e UT-së. Nisin përplasjet mes tyre

Kandidatët për studentë të cilët do të konkurrojnë në degët e Universitetit të Tiranës nuk duhet të gënjehen nga propozimet e kuotave pasi ato nuk janë miratuar dhe mund të ketë ndryshime. Kështu u shprehen për gazetën burime zyrtare të Ministrisë së Arsimit, sipas të cilëve për kuotat e propozuara nga rektori i UT-së, Dhori Kule, të cilat janë 350 më shumë se vjet, ekziston mundësia që të mos miratohen. "Duam të sqarojmë maturantët që të mos ngatërrojnë kuotat e propozuara nga rektorët me kuotat që miraton Ministra e Arsimit, pasi këto të dytat janë të rëndësishme dhe duhet të merren në konsideratë nga kandidatët për studentë",- pohojnë burime zyrtare pranë MASH-it duke lënë të nënkuptohet se kuotat e propozuara nga UT-ja do të kenë ndryshime nga ato që do të miratojë ministria. Sipas tyre, specialistët po shqyrtojnë të gjitha propozimet e universiteteve të ardhura nga gjithë vendi dhe kuotat e miratuara do të publikohen shumë shpejt. Ndërkohë burime zyrtare të MASH-it pohojnë se kandidatët për studentë para se të plotësojnë Formularin A1 duhet të përqendrohen dhe të studiojnë mirë koeficientët e lëndëve me zgjedhje dhe koeficientët sipas llojit të shkollave të mesme. Ndërsa sapo të miratohen kuotat nga ministria burime zyrtare shpjegojnë se maturantët duhet t'i marrin ato në konsideratë dhe të shohin mundësitë reale që mund të kenë ata për të fituar. "Sapo të miratohen kuotat për të gjitha universitete e vendit, do të bëhen publike. Deri tani nuk kemi miratuar asgjë",- pohojnë burime zyrtare të MASH-it. Megjithëse vitet e tjera dikasteri i Arsimit ka miratuar pothuajse çdo propozim të universiteteve këtë vit duket se nuk do të ndodhë kështu, duke shënuar edhe përplasjet e para mes MASH-it dhe universiteteve. "Mendojmë se këto propozime të universiteteve mund të pësojnë ndryshime dhe këtë çështje po e shqyrtojnë specialistët e arsimit",- theksojnë burime zyrtare të MASH-it.

Sipas dekanit të Universitetit të Tiranës, Kule, disa degë kanë kërkuar si kriter edhe mesataren

UT: Ja propozimet për kuotat e pranimeve dhe koeficientët

Publikohen propozimet e Universitetit të Tiranës për kuotat e pranimeve dhe koeficientet e llojit të shkollave të mesme e lëndëve me zgjedhje. Kështu, kreu i UT-së, Dhori Kule deklaroi dje se këtë vit propozuan 5826 kuota për të gjitha degët e UT-së, ose 350 kuota më shumë se vitin e kaluar. Sipas tij, shkollat e mesme do të kenë koeficientin e përbashkët 1 ndërsa lëndët me zgjedhje do të kenë koeficientin 1 ose 1.3 sipas propozimeve të fakulteteve. " Pamundësinë e diferencimit të shkollave të mesme sipas tipit apo vendndodhjes e realizojmë indirekt, vetëm nëpërmjet diferencimit të koeficientëve të lëndëve me zgjedhje apo të detyrueshme, pasi gjykojmë se rezultatet e provimeve të detyrueshme apo të provimeve me zgjedhje, na japin edhe informacion për nivelin e shkollave të mesme",- pohon Kule duke shtuar se përjashtim nga ky rregull bën Fakulteti i Mjekësisë, që ka përcaktuar koeficientin sipas shkollave të mesme. Ndërkohë, Kule theksoi se disa fakultete kanë paraqitur propozimet që mesatarja e 4 viteve të shkollës së mesme për disa lëndë të jetë mbi 8.5 dhe ky do të jetë edhe kriter për pranimin e kandidatëve. "Fakulteti i Mjekësisë propozon që kandidatët aspirantë të kenë mesataren e katër viteve në lëndët Biologji, Kimi, Fizikë dhe Matematike 8.5 e sipër. Ndërsa Fakulteti i Ekonomikut propozon që lënda e detyruar e Matematikës të ketë koeficientin 1.3 ndërsa Letërsia të ketë koeficientin 1",- pohon Kule duke shtuar se edhe Fakulteti i Gjuhëve të Huaja propozon që mesataren e katër viteve ta kenë mbi 8 e lart.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklama.shekulli@abissnet.al

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML