Marte, 07 Tetor 2008 13:22:28

Lexoni versionin Print

Matura, përgjigjet e secili provim, brenda javës

Maturantët këtë vit do të kenë mundësi të marrin përgjigjet e provimeve më shpejt se vitin e kaluar

e.bardhi
Diel, 13 Prill 2008 08:16:00

 

Maturantët këtë vit do të kenë mundësi të marrin përgjigjet e provimeve më shpejt se vitin e kaluar. Nëse vjet maturantët duhej të prisnin 2 javë për të marrë përgjigjen për një provim këtë vit do të kenë fatin ta mësojë atë për 1 javë. Kjo për arsyen se testet nuk do të korrigjohen vetëm në Tiranë, por edhe në 4 qytete të tjera. Këtë e pohon Ministria e Arsimit, sipas të cilës, testet e plotësuara nga maturantët do të korrigjohen jo më në një qendër vlerësimi në Tiranë, por nga 4 të tilla edhe në Elbasan, Shkodër e Fier. Kështu, MASH lajmëron se këto drejtori arsimore të këtyre qyteteve, duhet të marrin masa për lirimin e mjediseve të korrigjimit në godinat e sipërpërmendura dhe për ruajtjen e tyre me shërbim 24-orësh me polici ose roje civile, gjatë periudhës së korrigjimit të provimeve nga 10 qershor-25 korrik 2008.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklama.shekulli@abissnet.al

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML