MASH: Tarifat e studimit nuk kalojnë koston e studimit
Në caktimin e tarifave të studimit për programet e studimit, veçanërisht ato të mësuesisë, ashtu si dhe këto dy vite, qeveria dhe Ministria e Arsimit me anë të politikave sociale do të motivojnë dhe ndihmojnë të rinjtë për t’u arsimuar, duke pasur parasysh jo vetëm koston e këtyre studimeve, por kryesisht nevojat e vendit për mësues të përgatitur. Kështu u shpreh dje Elida Hoxha
Diel, 25 Maj 2008 09:57:00
Në caktimin e tarifave të studimit për programet e studimit, veçanërisht ato të mësuesisë, ashtu si dhe këto dy vite, qeveria dhe Ministria e Arsimit me anë të politikave sociale do të motivojnë dhe ndihmojnë të rinjtë për t’u arsimuar, duke pasur parasysh jo vetëm koston e këtyre studimeve, por kryesisht nevojat e vendit për mësues të përgatitur. Kështu u shpreh dje Elida Hoxha, drejtoreshë e Drejtorisë së Politikave të Arsimit të Lartë, pranë MASH, e cila shpjegon se në bazë të nenit 75, të ligjit për Arsimin e Lartë, tarifat e shkollimit për të gjitha ciklet e studimeve, vendosen me Vendim të Këshillit të Ministrave (me propozim të universiteteve dhe MASH) dhe ato asnjëherë nuk duhet ta kalojnë koston e studimit. Gjithashtu ajo shpjegon se për marrjen e diplomës së Mësuesit është parashikuar ndjekja e programeve të studimit Master i nivelit të parë për mësues në fushën përkatëse, që do të zgjasë 1 vit pas marrjes së diplomës së nivelit të parë.
|