Merkure, 03 Dhjetor 2008 09:19:47

Lexoni versionin Print

Matematika, 37 pikë nga pyetjet me zhvillim

Afro150 korrigjues tekstesh, do të nisin punën gjatë ditës së sotme, për vlerësimin e testeve të provimit të parë me detyrim në lëndën e Gjuhë-Letërsisë. Në ndryshim nga viti i kaluar, këtë vit qendra e korrigjimit të testeve nuk do të jetë e vendosur vetëm në Tiranë, por edhe në rrethe; përkatësisht në Fier, Elbasan dhe Shkodër.

Shekulli
Enjte, 12 Qershor 2008 08:57:00

 

Nis korrigjimi i testeve të provimit të parë me detyrim, në lëndën e Gjuhë-Letërsisë.150 vlerësues, fillojnë nga puna

Afro150 korrigjues tekstesh, do të nisin punën gjatë ditës së sotme, për vlerësimin e testeve të provimit të parë me detyrim në lëndën e Gjuhë-Letërsisë. Në ndryshim nga viti i kaluar, këtë vit qendra e korrigjimit të testeve nuk do të jetë e vendosur vetëm në Tiranë, por edhe në rrethe; përkatësisht në Fier, Elbasan dhe Shkodër. Korrigjuesit do të nisin nga puna në orën 9:00 të ditës së sotme, për të dalë nga qendrat e korrigjimit vetëm pas disa ditësh. Duke parë specifikën e testit, ku krahas pyetjeve me alternativa qëndrojnë edhe ato me zhvillim, specialistët thonë se do të duhen të paktën 6 ditë për të kryer të plotë të gjithë procesin e korrigjimit. Gjatë kësaj kohe, vlerësuesit do kalojnë në duar thuajse 33 400 teste provimi, ndërkohë që vlerësimi do të bëhet jo me skaner, por me dorë. Po kështu, gjatë këtyre ditëve deri në fillimin e provimit të dytë me detyrim, më datë 17 qershor në lëndën e Matematikës, maturantët do të kenë mundësi të ndjekin konsultimet në lëndën përkatëse.

Konsultimet në shkolla, do të udhëhiqen nga mësuesit e lëndës së Matematikës, dhe do të vazhdojnë deri ditën e martë, për çdo pjesë të programit të lëndës që ata kanë nevojë. Ashtu si edhe në provimin e Gjuhë-Letërsisë, provimit në lëndën e Matematikës, do t’i nënshtrohen 33 400 maturantë. Përsa i përket hartimit të testit të Matematikës, që nga dita e djeshme, në ambientet e Agjencisë së Vlerësimit të Arritjeve, ka nisur ngujimi i specialistëve të përzgjedhur nga Ministria e Arsimit dhe e Shkencave për hartimin e testeve përfundimtare. Për të kryer procesin e hartimit të testit janë angazhuar 17 specialistë, ndër më të mirët e fushës. Testi do të jetë i ndarë në tri nivele vështirësie, sipas shkallës së njohurive të fituara nga nxënësit në shkollë. Lloji i testit me të cilin do të përballet nxënësi, do të varet nga lloji i programit lëndor që maturanti ka punuar në shkollën e mesme dhe në përputhje me profilin e arsimit. Pikët maksimale për testin e matematikës do të jenë 50, ndërsa provimi do të përmbajë 25 pyetje, nga të cilat 13 pyetje me përgjigje alternative (13 pikë) dhe 12 pyetje me zhvillim (37 pikë).


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML