Marte, 07 Tetor 2008 01:31:48

Lexoni versionin Print

Gjuhë-Letërsia, toleruan, ndëshkohen 12 administratorë

Maturantët kanë kopjuar shumë më pak se në Maturat Shtetërore të zhvilluara në vitet paraardhëse. Në këtë përfundim ka mbërritur KOPOTED, komisioni i ngritur nga Ministria e Arsimit dhe Shkencave për shqyrtimin e testeve të dyshuara për kopjim në provimet e Maturës Shtetërore, pas verifikimit të një sërë testesh të shfaqura me probleme në provimin

Shekulli
Marte, 01 Korrik 2008 08:38:00

 

KOPOTED, nuk njeh rezultatet për 6 maturantë "kopjacë", ndërsa u ka hequr pikët 7 të tjerëve për përgjigje të njëjta

Rikorrigjohen 63 teste, prej të cilave 18 dolën me probleme. 10 teste dolën me probleme teknike

Maturantët kanë kopjuar shumë më pak se në Maturat Shtetërore të zhvilluara në vitet paraardhëse. Në këtë përfundim ka mbërritur KOPOTED, komisioni i ngritur nga Ministria e Arsimit dhe Shkencave për shqyrtimin e testeve të dyshuara për kopjim në provimet e Maturës Shtetërore, pas verifikimit të një sërë testesh të shfaqura me probleme në provimin e parë me detyrim në lëndën e Letërsisë dhe Gjuhës Shqipe 2008. Përfundimi i KOPOTED, ka ardhur pas testeve të shqyrtuara, ku nga 65 të përcaktuara me probleme serioze, vetëm në 18 prej tyre janë konstatuar parregullsi. KOPOTED ka konsideruar si teste të rregullta, ato teste që nuk kanë pasur probleme të karakterit teknik dhe që nuk kanë rezultuar të jenë plotësisht apo pjesërisht me përgjigje të njëjta (të kopjuara) në zhvillimin e tyre, ndërsa ka cilësuar si të parregullta ato teste që kanë pasur një ose disa pyetje të testit me zhvillim të njëjtë ose që kanë rezultuar me probleme teknike si p.sh., testet ku janë rrethuar të gjitha alternativat etj.

Pas konstatimit të 18 testeve me probleme, KOPOTED ka marrë masa për 7 nxënës, testet e të cilëve kanë rezultuar me disa përgjigje të njëjta. Për këtë kategori maturantësh, KOPOTED ka vendosur uljen e pikëve për përgjigjet e dyshuara si të kopjuara, ndërsa nuk ka njohur rezultatet për 6 nxënës që kanë kopjuar në të gjitha pyetjet. Njëkohësisht me vendimet ndëshkuese për maturantët “kopjacë”, KOPOTED ka ndëshkuar edhe administratorët e provimit, që me mefshtësinë e tyre u kanë dhënë mundësi maturantëve të kopjojnë. Komisioni ka ndërmarrë masën "Vërejtje" për 1 Administrator, si dhe masën "Vërejtje me Paralajmërim" për 11 të tjerë, nxënësit e të cilëve kanë rezultuar me teste me përgjigje tërësisht apo pjesërisht të njëjta. Në përfundim të punës KOPOTED, pas verifikimit të 63 testeve në lëndën e Letërsisë dhe Gjuhës Shqipe, ka informuar se gjatë procesit të shqyrtimit, 45 teste rezultuan të rregullta, dhe 18 teste të penalizuara, nga të cilat, 2 teste rezultuan me përgjigje tërësisht të njëjta, 6 me disa përgjigje të njëjta dhe 10 teste me probleme teknike. Sipas Komisionit të Shqyrtimit të Testeve, problemet e hasura në provimin e parë me detyrim janë shumë më të pakta se ato në dy maturat paraardhëse, ku rëndom janë hasur më shumë maturantë "kopjacë".


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklama.shekulli@abissnet.al

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML