Qeveria miraton kuotat. Në vitin e ri akademik, do ulen në auditorë 21 mijë studentë, 5 mijë më shumë se vitin e kaluar
Informatika, dyfishohen kuotat. Gazeta “Shekulli” publikon kuotat dhe tarifat e shkollimit për secilën degë, në 11 universitete
Krahas rezultateve në dy provimet e para me detyrim të Maturës Shtetërore 2008 në lëndët e Gjuhë-Letërsisë dhe Matematikës, maturantët do të njihen, nga dita e sotme, edhe me numrin e kuotave të pranimit për secilin program studimi, në institucionet e arsimit të lartë publik në vend. Këshilli i Ministrave ka vendosur në mbledhjen e tij të fundit, të rrisë me 6 mijë numrin e pranimeve në universitete për vitin akademik 2008-2009. Mbështetur në vendimin e djeshëm të qeverisë, në vitin e ri akademik, që nis në muajin Tetor, do të ulen për herë të parë në auditorë 21 182 studentë, nga 15 mijë që u pranuan në sezonin që lamë pas. Numrin më të lartë të pranimeve do ta ketë Universiteti i Tiranës, i cili do të presë në sistemin e ditës 5 165 studentë, 350 më shumë se viti i kaluar. Në kuotat e pranimit për UT-në, një vend i rëndësishëm i është lënë edhe shqiptarëve me banim jashtë kufijve administrativë të Republikës.
Për shqiptarët me banim në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi dhe diasporë, Këshilli i Ministrave ka miratuar 980 kuota, ndërsa për shtetasit e huaj që kërkojnë të ndjekin studimet në Shqipëri, janë vendosur në dispozicion 100 kuota. Ajo që vihet re në vendimin e qeverisë për pranimet në universitete është ulja drastike e kuotave në disa prej degëve të konsideruara si të dorës së parë. Shkurtimin më të madh të pranimeve e pëson Fakulteti i Drejtësisë, ku këtë vit do të ketë 20 pranime me pak se në vitin e shkuar akademik. Qeveria ka vendosur që në auditorët e Juridikut, të mos ulen më për herë të parë 600 studentë, por 400 të tillë, kjo e kushtëzuar edhe nga kushtet jo të mira në të cilat ndodhet godina e këtij institucioni.
Ulje të kuotave në raport me vitin e kaluar do të ketë edhe për degën e Mjekësisë, ku këtë vit do të pranohen 50 studentë më pak. Por krahas uljeve të kuotave në degët e mësipërme, do të kemi shtime të konsiderueshme të pranimeve në disa nga fakultetet kryesore të Universitetit të Tiranës. Në Fakultetin Ekonomik, këtë vit do të pranohen 100 studentë më shumë, ndërsa dega që do ketë numrin më të lartë të pranimeve do të jetë Informatika, ku nga 70 pranime në vitin akademik 2007-2008, në sezonin e ri kjo degë do të pranojë plot 180 studentë, duke dyfishuar numrin e kuotave të pranimit. Njëkohësisht me kuotat në universitetet publike, Këshilli i Ministrave ka miratuar kuotat për Universitetin Ushtarak “Skënderbej”, i cili do të presë në vitin akademik 2008-2009, 140 studentë, nga të cilët 15-20 për qind do të jenë femra. Mbështetur në vendimin e qeverisë, Fakulteti i Menaxhimit, dega Administrim Biznes, në Universitetin “Skënderbej” do të pranojë këtë vit 90 studentë, ndërsa Fakulteti Teknik, dega Elektronikë, 50 studentë.
Kuotat
A.Kuotae pranimeve të reja për programet e studimit të ciklit të parë
B.Kuotae pranimeve të reja për programet e studimit të ciklit të parë për shqiptarët jashtë kufijve
C.Kuota në program të dytë studimi
D.Kuota për shtetasit e huaj 19602
980
500
100
Tarifa e shkollimit
a.Në Universitetin e Tiranës
Për të gjitha programet e studimit :
1. Në Fakultetin e Shkencave Natyrore15 000 lekë
2. Në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja15 000 lekë
3. Në Fakultetin e Drejtësisë30 000 lekë
4. Në Fakultetin e Shkencave Sociale30 000 lekë
5. Në Fakultetin e Mjekësisë :
Programet e studimit :
Farmaci, Stomatologji dhe Shëndeti Publik30 000 lekë
Në Programin e studimit Mjekësi25 000 lekë
6. Në Fakultetin e Infermierisë25 000 lekë
7. Në Fakultetin e Histori- Filologjisë20.000 lekë
8. Në Fakultetin e Ekonomisë25.000 lekë
b. Në Universitetin Politeknik të Tiranës:
- Në programin e studimit Arkitekturë30.000 lekë
- Në programin e studimit Inxhinieri Ndërtimi25 000 lekë
Në programet e studimit:
Inxhinieri Elektronikedhe
Inxhinieri Elektrike20 000 lekë
Për të gjitha programet e tjera të studimit:15 000 lekë
c. Në Akademinë e Arteve :
- Në programin e studimit “Regji Filmi” të jetë 80 000 lekë.
- Në të gjitha programet e tjera të studimit të Akademisë së Arteve 30 000 lekë.
ç. Në Akademinë e Edukimit Fizik dhe Sporteve “Vojo Kushi”
Tarifa e shkollimit për të gjitha programet e studimit20 000 lekë
d. Në Universitetin Bujqësor të Tiranës
Në programet e studimit :
-Drejtim Fermash dhe Agrobiznes
-Ekonomi dhe Politikë Agrare
-Inxhinieri Pyjesh, Inxhinieri Përpunim Druri
-Financë – Kontabilitet dhe Mjekësi Veterinare20 000 lekë
Për të gjitha programet e tjera të studimit15000 lekë
e. Në Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”
-Për programet e studimit : Gjuhë-Letërsi, Gazetari,
Punë Sociale dhe Psikologji15 000 lekë
- Për të gjitha programet e tjera të studimit :12 000 lekë
f. Në Universitetin e Gjirokastrës “Eqrem Çabej”
dhe në Universitetin e Korçës “Fan S.Noli”
- Për të gjitha programet e studimit12 000 lekë
gj. Në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”:
Në programet e studimit : Gjuhë-Letërsi, Punë Sociale
dhe Psikologji15.000 lekë
- Në programin e studimit Drejtësi16.000 lekë
- Në të gjitha programet e tjera të studimit12.000 lekë
k. Në Universitetin e Vlorës “Ismail Qemali”:
- Në programin e studimit Drejtësi20 000 lekë
- Në programin e studimit Gjuhë–Letërsi15 000 lekë
- Për të gjitha programet e tjera të studimit12 000 lekë
h. Në Universitetin e Durrësit “Aleksandër Moisiu”
- Për të gjitha programet e tjera të studimit15 000 lekë