Diel, 12 Tetor 2008 20:32:57

Lexoni versionin Print

Konkursi, Akademia e Sporteve, 320 studentë në garë

Akademia e Edukimit Fizik dhe Sporteve “Vojo Kushi” në Tiranë, ka shpallur të hapur ditën e djeshme, sezonin e konkursve të pranimit. Rreth 320 studentë do të konkurrojnë në disiplinat që ofron kjo akademi, për 120 vende të miratuara nga Këshilli i Ministrave, një muaj më parë.

Merkure, 23 Korrik 2008 08:56:00

 

Në AEFS “Vojo Kushi”, numri i pranimeve do të jetë 120 studentë. Vlerësimi, 70 për qind të pikëve, nga konkursi

Akademia e Edukimit Fizik dhe Sporteve “Vojo Kushi” në Tiranë, ka shpallur të hapur ditën e djeshme, sezonin e konkursve të pranimit. Rreth 320 studentë do të konkurrojnë në disiplinat që ofron kjo akademi, për 120 vende të miratuara nga Këshilli i Ministrave, një muaj më parë. Vesel Rizvanolli, rektor i Akademisë së Edukimit Fizik, është shprehur se konkurrimi do të zhvillohet deri më datën 27 korrik, ndërsa kandidatët për studentë në Akademinë e Sporteve do të përballen me disa kritere në konkurrim, ndër të cilat dhe gjendja shëndetësore e tyre. Kriteret kryesore do të përmblidhen në një kartelë individuale, që do të përmbajë kërkesën për gjashtë vizita dhe kontrolle mjekësore.

Po gjatë ditës së djeshme, sikurse është njoftuar, ka nisur konkurrimi edhe në degët e Akademisë së Arteve të Bukura. 400 konkurrentë do të garojnë midis tyre, për 230 vende të vëna në dispozicion nga Rektorati i këtij institucioni. Drejtues të Akademisë së Arteve, informojnë se rezultatet e Maturës Shtetërore do të llogariten në masën 20 për qind dhe rezultatet e konkursit të pranimit në masën 80 për qind, ndërsa në Akademinë e Sporteve ky raport do të jetë 30 me 70 për qind. “Konkursi në Akademinë e Arteve, me 404 kandidatë për studentë, nisi sot (dje) dhe pritet të mbyllet me datë 30 korrik. Numri më i madh i kandidatëve evidentohet në degën e Pikturës, degë e cila do të pranojë 50 studentë të rinj këtë vit”,- u shpreh Petrit Malaj, rektori i Akademisë së Arteve, i cili ka informuar se kandidatët fitues do të shpallen menjëherë pas përfundimit të konkursit.

Ditën e shtunë, pritet të nisë konkurrimi edhe në degën e Arkitekturës në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit në Tiranë. Në këtë degë konkurrojnë për 100 vende, rreth 400 kandidatë. Konkursi në degën e Arkitekturës, do të nisë më datë 26 korrik dhe do të mbyllet dy ditë më pas, më datë 28 korrik, për t’i lënë vend më pas konkursit të pranimit që do të zhvillohet në programin e studimit “Edukim Fizik dhe Sporte”, në Universitetin “Luigj Gurakuqi” në qytetin e Shkodrës, që do të zhvillohet nga data 28-31 korrik 2008.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML