Merkure, 03 Dhjetor 2008 09:22:28

Lexoni versionin Print

Qeveria zvicerane, 3 milionë euro për arsimin profesional në Shqipëri

Tre milionë euro është granti i parashikuar në fazën e parë të marrëveshjes mes shtetit shqiptar dhe atij zvicerian për zhvillimin dhe vazhdimin e reformës në Arsimin dhe Formimin Profesional Shqiptar.

Enjte, 24 Korrik 2008 08:55:00

 

Tre milionë euro është granti i parashikuar në fazën e parë të marrëveshjes mes shtetit shqiptar dhe atij zvicerian për zhvillimin dhe vazhdimin e reformës në Arsimin dhe Formimin Profesional Shqiptar. Marrëveshja konsiston në krijimin e një “Qendre të lëvizshme” të formimit profesional për zonën Verilindore të vendit, e cila është menduar të ushtrojë aktivitetin e saj në qytetet Pukë, Kukës, Tropojë, Peshkopi dhe Burrel. I pranishëm në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes, ministri i Arsimit, Genc Pollo u shpreh se përveç përqendrimit të shërbimeve, aty ku është dhe numri më i madh i nxënësve, kjo marrëveshje do të na mundësojë që të zhvillojmë arsimin e formimin profesional edhe në krahina më të largëta dhe më të varfra, ku kjo mungesë e fuqisë punëtore të kualifikuar ndihet, duke shpresuar që kështu të investojmë direkt dhe indirekt në zhvillimin e tyre ekonomik”.

Nëpërmjet ngritjes së “Qendrës të lëvizshme të formimit profesional” të sipërpërmendura synohet që në këto qytete të ofrohet formim profesional nëpërmjet kurseve, në fusha të kërkuara nga tregu i punës, duke u ardhur në ndihmë kryesisht të papunëve, që në këto qendra janë të shumtë. Por projekti do të mbështesë reformën e nisur në fushën e Arsimit dhe Formimit Profesional edhe me përmirësimin e ambienteve të shkollave profesionale dhe qendrat publike të formimit profesional, si dhe me mbështetje për bazën materiale të kushtueshme të këtyre shkollave.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML