Merkure, 03 Dhjetor 2008 09:02:38

Lexoni versionin Print

Jo stres nga provimet

Ndjenjë e përzier në stomak, këmbë që dridhen dhe mendimet “I kam harruar të gjitha, s´mundem më” : ankthin e provimit e njeh gjithkush. Disa këshilla kundër ankthit të debutimit dhe të provimeve.

Shtune, 23 Gusht 2008 08:13:00

 

Ndjenjë e përzier në stomak, këmbë që dridhen dhe mendimet “I kam harruar të gjitha, s´mundem më” : ankthin e provimit e njeh gjithkush. Disa këshilla kundër ankthit të debutimit dhe të provimeve.

Çfarë i vendos nxënësit më tepër nën presion në provime?

Kjo është e ndryshme nga nxënësi në nxënës dhe varet edhe nga vështirësitë e privimit. Disa krijojnë vetë shumë presion, sepse duan t´i përkasin gjithmonë më të mirëve. Por edhe prindërit dhe mësuesit shpesh presin shumë. Një ndjenjë të përzier ka sigurisht kushdo që ka mësuar pak dhe është i papërgatitur.

Kur duhet të fillojnë parapërgatitjet për një provim?

Pjesa më e madhe e nxënësve mund ta vlerësojnë këtë vetë. Ata e dinë se sa shpejt mësojnë dhe se sa shumë duhet të mësojnë. E rëndësishme është që të mësuarit të ruhet në kujtesën afatgjatë. Këshillohet të mësohet rregullisht, asnjë ditë më shumë sesa tre apo katër orë. Nëse të nesërmen përsëritet për 15 minuta ajo që është mësuar një ditë më parë, nuk ngelen më boshllëqe. Vetëm kur ta keni mbyllur me këtë pjesë mund të vazhdoni me pjesën tjetër.

Sa të rëndësishme janë pushimet gjatë të mësuarit?

Shumë të rëndësishme: Asnjë nuk mundet të qëndrojë i përqendruar për dy orë më radhë në një vend. Ngrihuni herë pas here, ajrosni dhomën, pini ose hani diçka, më mirë do të ishte ujë, fruta apo diçka e vogël dhe shtriquni paksa. Ditën para provimit mos mësoni! Ajo që mund të bëni është një përsëritje e shpejtë dhe e shkurtër, asgjë më tepër. Gjithçka që mësoni tani ruhet në kujtesën afatshkurtër dhe largohet shpejt që prej këtej.

A ka strategji veçanërisht efikase të të mësuarit?

Të mësosh përmendësh funksionon, por kërkon kohë dhe energji. Specialistët, si për shembull kampionë të ndryshëm të botës në kujtesë mësojnë ndryshe: ata lidhin përmbajtjen e mësimit me figura. Sa më komike dhe më mbresëlënëse të jenë ato, aq më mirë mund të bëhet lidhja. Kjo funksionon me fjalorin, datat, madje edhe me formulat matematikore. Për të përsëritur, shumë të dobishme janë blloqe të vogla ku shkruhen pikat kryesore të mësimit. Vendosni qëllime realiste, atëherë edhe përmirësimet më të vogla quhen suksese të mëdha, sepse keni arritur qëllimin.

A këshillohen teknika të caktuara çlodhjeje?

Frymëmarrja është jashtëzakonisht e rëndësishme. Mbyllni sytë para provimit dhe merrni frymë thellë disa herë me vetëdije. Përgatisni një parim udhëheqës, si për shembull “do të ecë vaj” i cili të jetë refren në mendimet tuaja.

Deri ku është ankthi i provimit normal dhe kur është një trajtim i nevojshëm?

Ethet e debutimit janë në të vërtetë një stres i mirë. Kjo do të thotë: kush do të japë rezultat duhet të jetë pak nervoz. Por nëse ankthi nga provimi kushtëzon jetën tuaj dhe ju ditë të tëra më parë nuk mund të mendoni më gjë tjetër veç provimit, keni madje edhe dhimbje barku apo koke, duhet të ndërmerret diçka kundër saj. Të këshillueshme janë çaj kamomili, pakësoni pirjen e kafes ose mundësisht eliminojeni atë.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML