Merkure, 03 Dhjetor 2008 08:55:25

Lexoni versionin Print

Arkitektura, Sportet dhe Artet, fituesit javën e ardhshme

Humbasin përfundimisht të drejtën për të vazhduar më tej, konkurrentët që nuk morën një nga provimet e Maturës

Dritan Laci
Merkure, 03 Shtator 2008 09:18:00

Klasifikimi i fituesve më 10 Shtator, në një ditë me kandidatët e tjerë që marrin pjesë në fazën e parë përzgjedhëse

Humbasin përfundimisht të drejtën për të vazhduar më tej, konkurrentët që nuk morën një nga provimet e Maturës

Konkurrentët që morën pjesë në testimin e zhvilluar në muajin korrik, në degën e Arkitekturës, specialitetet e Akademisë së Arteve dhe Mjeshtërive Sportive, do të njihen me pikët e plota, në një ditë me kandidatët e tjerë që kanë fituar të drejtën për të qenë pjesë e fazës së parë seleksionuese të përzgjedhjes në universitete. Konfirmimi vjen nga specialistë të arsimit, të cilët shprehen se pas përmbylljes së fazës së konkurseve dhe shpalljes së pikëve për secilin konkurrent, tashmë është bërë e mundur edhe llogaritja përfundimtare e pikëve, të cilat priten të shpallen më datë 10 Shtator, ditë kur është vendosur të bëhen publike emrat e parë fitues në universitete.

Llogaritja e pikëve, sikurse është njoftuar më parë, do të kryhet nga Ministria e Arsimit dhe Shkencave, e cila do të bëjë edhe klasifikimin final të kandidatëve. Në këtë klasifikim, nuk do të kenë të drejtën të ndjekin studimet në degët profesionale, kandidatët të cilët megjithëse kanë fituar pikët e duhura në konkurrim, nuk kanë arritur të marrin provimet me zgjedhje. Në Akademinë e Arteve, degën e Arkitekturës dhe Akademitë Sportive, janë gati 70 konkurrentë, të cilët kanë zhvilluar konkursin, pa kaluar më parë një nga provimet me zgjedhje.

Konkurrentët janë justifikuar me faktin se nuk kishin dijeni mbi rezultatin, ndërsa Ministria e Arsimit dhe Shkencave, nuk e ka marrë parasysh këtë fakt, por i është referuar Rregullores, e cila shprehet qartë se asnjë maturant nuk do të marrë pjesë në fazën përzgjedhëse për në universitete nëse nuk ka marrë qoftë edhe një nga provimet e Maturës Shtetërore. Konkurrentët në Akademinë e Arteve, Arkitekturë dhe Mjeshtëritë Sportive, do të njihen me pikët në fakultetet përkatëse. Në degën e Arkitekturës këtë vit do të pranohen, nga 400 konkurrentë në garë, vetëm 100; në Akademinë e Arteve, 207 studentë, ndërsa në Akademitë e Edukimit Fizik dhe Sporteve, 150 fitues.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML