Merkure, 03 Dhjetor 2008 09:00:52

Lexoni versionin Print

Diplomat e Nivelit të Dytë, titujt e studimeve për universitetet e Tiranës

Dy vite të plota akademike dhe 120 kredite për të përmbushur në përfundim të tyre. Këshilli i Ministrave më në fund ka dhënë pëlqimin, atë që të gjithë prisnin: për herë të parë në historinë 50-vjeçare të krijimit, universitetet me seli në Tiranë,

Dritan Laci
Enjte, 04 Shtator 2008 14:27:00

Këshilli i Ministrave ka miratuar hapjen e 36 programeve në ciklin e dytë të studimeve, i cili zgjat dy vite akademike

Studimet e ciklit të dytë do fillojnë në muajin Tetor. Kriteret dhe tarifat e studimit do të vendosen nga universitetet

Dy vite të plota akademike dhe 120 kredite për të përmbushur në përfundim të tyre. Këshilli i Ministrave më në fund ka dhënë pëlqimin, atë që të gjithë prisnin: për herë të parë në historinë 50-vjeçare të krijimit, universitetet me seli në Tiranë, do të çelin studimet e ciklit të dytë, që do të thotë një shans më shumë për thellimin specifik të dijeve të marra në ciklin e parë 3-vjeçar të arsimit të lartë.

Tashmë hapi tjetër dhe shumë i rëndësishëm, ai i tarifës së studimit dhe kriterit seleksionues për vazhdimin e studimeve në ciklin e dytë, do të jetë në bazë të Ligjit për Arsimin e Lartë në dorë të vetë fakulteteve, të cilat vendosin kë dhe si do bëhen pranimet. Ajo çka mësohet pas zbardhjes së vendimit të djeshëm të qeverisë për hapjen e programeve të studimit të ciklit të dytë, pranë Universitetit të Tiranës, atij Politeknik dhe Bujqësor në Kamëz, është fakti se në vitin e parë të përfshirjes së këtij modeli studimesh do të kemi 36 tituj.

Universiteti i Tiranës

Universiteti i Tiranës, si qendra më e madhe studimore në vend, do ketë privilegjin të ketë gjithashtu edhe numrin më të madh të programeve të studimit të ciklit të dytë, që sikurse theksuam më lart aplikohet në auditorët vendas për herë të parë. Fakultetet, të cilat kanë marrë pëlqimin për të aplikuar programet e studimit në këtë universitet do të jenë katër, respektivisht: Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Gjuhë e Huaja, Histori-Filologji dhe Shkenca Sociale. Në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, në vitin akademik 2008-2009, do të çelen 6 programe studimi, ku vihen re Biologji Mjedisore, Biologji Molekulare, Fizikë, Biologji Molekulare dhe Industriale, Kimia Industriale dhe Mjedisore si edhe Inxhinieria e Proceseve Kimike.

Në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, në përfundim të dy viteve të para të aplikimit të studimeve të ciklit të dytë, do të shpërndahen 5 tituj diplomash: Gjuhë dhe Komunikim Ndërkulturor e Turistik, Përkthim Tekniko-Letrar dhe Interpretim si edhe Gjuhësi, e cila do të ndahet në dy profile, Gjuhësi e Sotme dhe Gjuhësi Historike. Ndër fakultetet që janë pjesë e Universitetit të Tiranës, numrin më të madh të shpërndarjes të Diplomave të Nivelit të Dytë, do ta ketë Fakulteti Histori-Filologji, me respektivisht 8 tituj.

Në fakultetin në fjalë, degët të cilat do të çelin fillimisht studimet e dyta do të jenë Historia dhe Gazetaria, ndërsa pritet që në vitet në vazhdim të miratohen programet edhe në degët Gjuhë-Letërsi dhe Gjeografi. Ajo që vlen të veçohet në degën e Historisë është fakti se Arkeologjia, për herë të parë, do të cilësohet specialitet i veçantë si edhe do të ketë një diplomë të saj të mirëfilltë. Risi në llojin e diplomave do të ketë edhe në degën e Gazetarisë, ku vlen të theksohet fakti se drejtimi dhe menaxhimi i mediave do të jetë specialitet më vete, ku në përfundim të studimeve do jepet diplomë me këtë titull.

Universiteti Politeknik

Programe të Nivelit të Dytë të Studimeve, këtë vit do të ketë edhe Universiteti Politeknik i Tiranës. Në këtë universitet, do të jenë 3 fakultetet e para që do të çelin programe të nivelit të mësipërm, konkretisht: Inxhinieria Elektrike, Inxhinieria Mekanike si edhe Inxhinieria Materiale. Në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike, Këshilli i Ministrave ka miratuar 2 tipe diplomash: Automatizimi i Industrisë si edhe Energjitikë. Po i njëjti numër titujsh studimi do të çelet edhe në Fakultetin e Inxhinierisë Materiale, ku në përfundim të studimeve do të jepen diplomat e nivelit të dytë (DND) në Inxhinieri Materiale, profili “Materiale” si edhe në Inxhinieri Mekanike, profili “Metalurgji dhe Fonderi”.

Fakulteti që do të ketë larmi më të madhe të titujve do të jetë ai “Mekanik”. Në këtë fakultet, Këshilli i Ministrave ka vendosur për vitin akademik 2008-2009, hapjen e programeve të studimit në profilet: Energjetikë, Konstruksion Makinash dhe Mjete Lëvizëse dhe Prodhim dhe Menaxhim Industrial, ku në përfundim të studimeve do të shpërndahen Diploma të Nivelit të Dytë, të cilat do të mbajnë në ballinën e tyre titujt e mësipërm.

Universiteti Bujqësor

Universiteti i tretë dhe i fundit, që do të çelë programet e studimit të ciklit të dytë për vitin akademik 2008-2009, do të jetë ai Bujqësor i Tiranës. Në vitin e parë të aplikimit të nivelit të dytë të studimeve në UBT, do të hapen 8 programe studimi. Në Fakultetin e Bujqësisë dhe Mjedisit do të hapet dy programe studimi të ndara përkatësisht në profile. Programi i parë Inxhinieri Agrare, do të ketë 5 specialitete: Hortikulturë, Mbrojtja e Bimëve, Prodhimi Bimor, Zootekni, Akuakulturë, ndërsa në programin e dytë, Inxhinieri Agromjedisi, do të jepet në përfundim të studimeve Diplomë e Nivelit të Dytë me të njëjtin titull. Fakulteti i dytë dhe i fundit për këtë vit, që ka marrë pëlqimin për të hapur programe në nivelin e dytë të studimeve do të jetë Bioteknologji dhe Ushqim, ku në përfundim të studimeve, do të shpërndahen dy tituj diplomash: Vreshtari-Enologji dhe Teknologji Agroushqimore.

Programe Niveli i Dytë i StudimeveFakulteti i Shkencave të Natyrës Programi i studimit “Biologji mjedisore”DND, në Biologji Mjedisore

Programi i studimit “Biologji molekulare”DND, në Biologji Molekulare

Programi i studimit “Fizikë”DND, në Fizikë

Programi i studimit “Bioteknologji Molekulare dhe Industriale”DND, në Bioteknologji Molekulare dhe Industriale

Programi i studimit “Kimia Industriale dhe Mjedisore”

DND, në Kimi Industriale dhe Mjedisore

Programi i studimit “Inxhinieria e Proceseve Kimike”

DND, në Inxhinierinë e Proceseve Kimike.

Fakulteti i Gjuhëve të Huaja

Programi i studimit “Gjuhë dhe Komunikim Ndërkulturor e Turistik”

DND, në Gjuhë dhe Komunikim Ndërkulturor e Turistik

Programi i studimit “Përkthim Tekniko-Letrar dhe Interpretim”

DND, në Përkthim Tekniko-Letrar dhe Interpretim

Programin e studimit “Gjuhësi”, me profile:

Gjuhësi e Sotme

DND, në Gjuhësi, me profil Gjuhësi e Sotme

Gjuhësi Historike

DND, në Gjuhësi, me profil, Gjuhësi Historike

Fakulteti Histori Filologji

Programi i studimit “Histori”

DND, në Histori

Programi i studimit “Arkeologji”

DND, në Arkeologji;

Programi i studimit “Trashëgimi kulturore”

DND, në Trashëgimi Kulturore

Programi i studimit “Marrëdhënie Ndërkombëtare”

DND, në Marrëdhënie Ndërkombëtare

Programi i studimit “Gazetari”, me profile:

Marrëdhënie Publike

DND, në Gazetari, me profil Marrëdhënie Publike

Gazetari Evropiane dhe Ndërkombëtare

DND, në Gazetari, me profil Gazetari Evropiane dhe Ndërkombëtare

Komunikimi Ndërkulturor

DND, në Gazetari, me profil Komunikimi Ndërkulturor

Marketing Mediatik

DND, në Gazetari, me profil Marketing Mediatik

Drejtimi dhe Menaxhimi i Mediave.

DND, në Gazetari, me profil Drejtimi dhe Menaxhimi i Mediave

Fakulteti i Shkencave Sociale

Programi i studimit “Përkatësi Gjinore dhe Zhvillim”

DND, në Përkatësi Gjinore dhe Zhvillim.

Universiteti Politeknik

Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike

Programi i studimit “Inxhinieri Elektrike”, me profile:

Automatizimi i industrisë;

DND, në Inxhinieri Elektrike, profili Automatizimi i Industrisë

Energjetikë.

DND, në Inxhinieri Elektrike, profili Energjetik

Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike:

Programi i studimit “Inxhinieri Mekanike”, me profile:

Energjetikë;

DND, në Inxhinieri Mekanike, me profili Energjetikë

Konstruksion Makinash dhe Mjete Lëvizëse

DND, në Inxhinieri Mekanike, me profil Konstruksion Makinash dhe Mjete Lëvizëse

Prodhim dhe Menaxhim Industrial

DND në Inxhinieri Mekanike, me profil Prodhim dhe Menaxhim Industrial

Fakulteti “Inxhinieri Materiale”, me profile:

Materiale

DND, në Inxhinieri Materiale, profili Materiale

Metalurgji dhe Fonderi

DND, në Inxhinieri Mekanike, profili Metalurgji dhe Fonderi

Universiteti Bujqësor

Fakulteti i Bujqësisë dhe Mjedisit

Programi i studimit “Inxhinieri Agrare”, me profile:

Hortikulturë

DND, në Inxhinieri Agrare, me profil Hortikulturë

Mbrojtja e Bimëve

DND, në Inxhinieri Agrare, me profil Mbrojtja e Bimëve

Prodhimi Bimor

DND, në Inxhinieri Agrare, me profil Prodhimi Bimor

Zootekni

DND, në Inxhinieri Agrare, me profil Zootekni

Akuakulturë

DND në Inxhinieri Agrare, me profil Akuakulturë

Programi i studimit “Inxhinieri Agromjedis”

DND, në Inxhinieri Agromjedisi

Fakulteti i Bioteknologjisë dhe Ushqimit

Programi i studimit “Inxhinieri Agroushqimore”, me profile:

Vreshtari-Enologji

DND, në Inxhinieri Agroushqimore, me profil Vreshtari-Enologji

Teknologji Agroushqimore

DND, në Inxhinieri Agroushqimore, me profil Teknologji Agroushqimore


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML