Merkure, 03 Dhjetor 2008 08:59:13

Lexoni versionin Print

Vendimi, konviktet e parauniversitarëve pa drejtor dhe kujdestar

Konviktet e sistemit arsimor parauniversitar do të mbeten pa drejtues dhe kujdestar. Kështu, 122 drejtues dhe kujdestarë në gjithë vendin janë shkurtuar nga puna. Kjo erdhi pas Vendimit të Këshillit të Ministrave që konviktet të kalojnë nënë administrimin e Bashkive.

Eglantina Bardhi
Premte, 05 Shtator 2008 09:30:00

Sipas drejtuesve të konvikteve, MASH me anë të një vendimi ka shkurtuar 122 punonjës.

Konviktet e sistemit arsimor parauniversitar do të mbeten pa drejtues dhe kujdestar. Kështu, 122 drejtues dhe kujdestarë në gjithë vendin janë shkurtuar nga puna. Kjo erdhi pas Vendimit të Këshillit të Ministrave që konviktet të kalojnë nënë administrimin e Bashkive. Ndërkohë drejtuesit e konvikteve pohojnë se ndonëse kjo VKM nuk parashikon heqjen e buxhetit për pagat e drejtuesve dhe kujdestarëve sipas tyre është Ministria e Arsimit e cila mban këtë buxhet dhe nuk jep asnjë përgjigje për këtë problem. Ndërsa burime pranë dikasterit të Arsimit bëjnë të ditur se nuk janë bërë shkurtime të personelit por konviktet tashmë janë nën administrimin e bashkive.

Shkurtimet

Skandalin e shkurtimeve të drejtuesve dhe kujdestarëve të konvikteve e pohojnë vetë këta të fundit por edhe vendimet e dala nga dikasteri i Arsimit, më datë 3 korrik 2008. Situata ka ndryshuar që prej datës 30 qershor të këtij viti ku me një vendim të Këshillit të Ministrave thuhet se konviktet e shkollave të mesme për gjithë vendin kalojnë nën administrimin e pushtetit vendor, çka do të thotë se ato nuk do të administrohen më nga Drejtoritë Arsimore Rajonale. Ky në fakt ishte vendimi i parë që nuk pati kundërshtime nga drejtuesit e konvikteve.

Megjithatë një vendim i dytë i bërë publik në muajin gusht thuhet se bëhen shkurtime të personelit të mbetur dhe se ky numër i mbetur u kalon për administrim bashkive të çdo rrethi në vend. “Skandali qëndron edhe në faktin se brenda një date i njëjti person, që është Luan Keta, në Drejtorinë e Menaxhimit të Përgjithshëm në MASH nxjerr dy vendime për pakësimin në numrin e punonjësve buxhetorë por që përmbajta e këtyre vendimeve është e ndryshme”,- pohojnë drejtuesit e konvikteve duke shtuar se në njërin vendim thuhet se zv.drejtori i konviktit dhe kujdestarët kalojnë në vartësi të drejtorit të shkollës, ndërsa në vendimin tjetër thuhet se numri i punonjësve buxhetorë pakësohet me 22 punonjës.

Problemi

Tashmë parauniversitarët do të mbetet pa drejtues dhe pa kujdestar në fakt kjo nuk është logjike për studentët pale të gjykohet për adoleshentët. Kështu u shprehën drejtuesit e konvikteve duke theksuar se kjo nuk është aspak normale. “Mendoni vetë një konvikt që mbetet vetëm me pastruesit dhe kuzhinierët”,- pohojnë drejtorët e konvikteve. Të gjendur përballë kësaj situate ata kërkojnë që dikasteri i Arsimit t’u japë përgjigje se çfarë do të bëhet me këta adoleshentë dhe, së dyti, përse nuk ua kalon buxhetin e tyre bashkive në mënyrë që të paguhen pagat e 122 drejtuesve dhe kujdestarëve të konvikteve.

DART: Konviktet te bashkitë, nuk kemi të bëjmë me ta

Deri në korrik të këtij viti kemi paguar të gjithë punonjësit e konvikteve, tashmë ato nuk janë më nën administrimin tonë. Kështu u shprehën burime pranë Drejtorisë Arsimore Rajonale të Tiranës, sipas të cilëve do të jenë bashkitë që do të merren me këtë problem. “Nuk dimë se çfarë ka ndodhur pas korrikut nëse janë bërë shkurtime apo shtime të personelit. Për ato le të përgjigjet Ministria e Arsimit pasi Vendimi i Këshillit të Ministrave ia ka kaluar konviktet bashkive ndaj ne tashmë nuk kemi të bëjmë më me konviktet”, pohuan burime zyrtare të DART-it.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML