Merkure, 03 Dhjetor 2008 09:07:25

Lexoni versionin Print

Studentët, formulari i ri për 2400 vende bosh

Kandidatët të cilët nuk arritën të fitojnë në dy fazat e para të shpërndarjes së kuotave të studimit në institucionet e arsimit të lartë publik, do të kenë me shumë gjasa edhe një mundësi të tretë e cila është ende në diskutim e sipër në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencave.

Dritan Laci
Hene, 06 Tetor 2008 10:38:00

Kuotat bosh në universitete do të plotësohen me raund të tretë. Specialistët bëjnë gati Formularin A2/1

Universitetet, raundi pjesor i përzgjedhjes në muajin nëntor

Diskutime për rishpërndarjen e tretë. Ministria e Arsimit dhe e Shkencave vendos nëse do të ketë një raund të fundit

Kandidatët të cilët nuk arritën të fitojnë në dy fazat e para të shpërndarjes së kuotave të studimit në institucionet e arsimit të lartë publik, do të kenë me shumë gjasa edhe një mundësi të tretë e cila është ende në diskutim e sipër në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencave. Këtë vit akademik MASH vendosi që shpërndarja e të drejtave të studimit të bëhej me dy raunde përkatësisht; me fazë paraprake dhe përfundimtare regjistrimi, vendim i cili me sa duket, ashtu sikurse ndodhi në vitin e kaluar, do të shkelet pas konstatimit në përfundim të dy fazave të parashikuara të regjistrimit, të kuotave të paplotësuara.

Për këtë arsye po mendohet që të bëhet edhe një rishpërndarje e vendeve bosh, për të plotësuar në këtë mënyrë kuotat e miratuara nga Këshilli i Ministrave. Ajo që bëhet e ditur nga specialistë të arsimit është fakti, se për efekt të kohës së pakët në dispozicion, rishpërndarja e tretë (nëse realizohet) nuk do të bëhet para fillimit të vitit të ri akademik, i cili nis më datë 13 tetor. E vetmja mundësi në horizont, për kandidatët maturantë të cilët nuk kanë fituar në dy fazat e para, për t’u regjistruar në universitete për vitin akademik 2008-2009, mbetet muaji nëntor. Në ndryshim nga faza paraprake dhe përfundimtare e regjistrimeve, faza e tretë nëse e marrim të mirëqenë, do të kërkojë kohë më të gjatë zbatimi dhe rrjedhimisht vonesa në fillimin e vitit akademik për studentët që do të fitojnë të drejtën e studimit në raundin që besohet të jetë i fundit për këtë sezon.

Raportimet e mbërritura nga universitetet në përfundim të mbylljes së fazës së dytë të regjistrimit flasin për 2 400 vende të mbetura bosh. Kryesisht kuotat e paplotësuara i përkasin degëve të studimit në rrethe të cilat kanë paraqitur edhe interesin më të ulët për kandidatët maturantë. Ajo që mësohet është fakti se nëse do të kemi shpërndarje të re të kuotave, maturantët nuk do të plotësojnë më Formularin A2, por një kopje të tij të quajtur A2/1, ku në ndryshim nga i pari nuk do të jenë të renditura më 200 degë, por vetëm ato të cilat në përfundim të fazës së dytë rezultojnë të kenë ende kuota të paplotësuara.

Edhe në raundin e tretë, ose ndryshe pjesor rishpërndarja do të bëhet në bazë të sistemit Meritë-Preferencë (MeP), ku do të shpallen fitues kandidatët të cilët kanë pikët më të larta në degët e përzgjedhura. Të drejtën për të marrë pjesë në raundin pjesor dhe për të aplikuar në Formularin A2/1 do ta kenë të gjithë kandidatët të cilët nuk janë shpallur fitues ose janë shpallur si të tillë dhe nuk janë regjistruar në fazën përfundimtare.

Formulari në Drejtoritë Arsimore

Në vitin akademik 2007-2008, Formulari A2/1, u shpërnda në Drejtoritë dhe Zyrat Arsimore Rajonale në mesin e muajit tetor, kjo e kushtëzuar edhe nga fillimi më herët i studimeve në institucionet e arsimit të lartë publik. Edhe këtë vit nëse do të merret vendimi për të kryer rishpërndarjen e kuotave, kandidatët e interesuar do të duhet të drejtohen për t’u pajisur me Formularin shtesë në Drejtoritë Arsimore të rretheve përkatëse. Për të bërë të mundur një gjë të tillë, kandidatët duhet të dorëzojnë një kërkesë me shkrim në DAR. Më tej, pasi të kenë marrë Formularin do të duhet të rrethojnë degët ku ata preferojnë të vazhdojnë studimet, për të bërë sërish dorëzimin e tij në Drejtoritë Arsimore.

Synimi, më 2009 sistem unik përzgjedhjeje

Viti akademik në institucionet e arsimit të lartë publik, do të nisë më datë 13 tetor. Këtë vit në 11 universitetet publike në vend do të ulen për herë të parë në auditore 20 mijë studentë, 4 mijë më shumë se vitin akademik që lamë pas. Kur kanë mbetur më pak se një javë nga fillimi i studimeve, dekanatet gjenden ende të papërgatitur për të nisur në mënyrën më të mbarë sezonin e ri. Shkak për çoroditjen është edhe çelja për herë të parë e programeve të nivelit të dytë, më datë 20 tetor, si edhe nevoja për më shumë auditore.

Synimi i drejtuesve të institucioneve të arsimit të lartë publik gjatë këtij viti do të jetë edhe unifikimi i sistemit të përzgjedhjes së studentëve për vitin e ardhshëm akademik. Jorgo Kacani, kryetar i Konferencës së Rektorëve, kërkoi në një takim të zhvilluar me akademikë ditë më parë, të gjehet gjuhë e përbashkët për thitjen e studentëve në auditore, duke kërkuar sistem unik pranimi si për universitetet publike ashtu edhe për ato private.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML