Zbardhen 36 emrat e parë të pedagogëve fitues në UT. Gazeta “Shekulli” publikon emrat si edhe pozicionin ku ata janë emëruar
Kontratë 1-vjeçare me të drejtë rinovimi. Në ditët në vazhdim shpallen emrat e tjerë fitues në fakultetet e mbetura
Një javë para fillimit të vitit të ri akademik, Universiteti i Tiranës ka shpallur 36 emrat e parë fitues të pedagogëve që konkurruan për të qenë pjesë e stafit akademik në institucionin më të madh të arsimit të lartë publik në vend. Konkurrentët e parë fitues, emrat e të cilëve bëhen publik në numrin e sotëm të gazetës “Shekulli” i përkasin tre fakulteteve me peshë në Universitetin e Tiranës, si Fakulteti i Mjekësisë, ai i Shkencave të Natyrës dhe ai i Gjuhëve të Huaja.
Përzgjedhja e fituesve, sipas drejtuesve të UT-së, është bërë në bazë të dokumentacionit që ata kanë dorëzuar si edhe parimit të meritës në punë. Emrat e parë fitues, po sipas drejtuesve të Universitetit të Tiranës, do të pasohen në ditët në vazhdim nga emra të tjerë, të cilët priten të marrin pëlqimin e jurisë së ngritur për verifikimin e dokumentacionit përkatës për secilin konkurrent.
Pas përzgjedhjes së fituesve në tre fakultete mbeten për t’u zbuluar emrat fitues edhe në 5 fakultete të tjera. Sipas burimeve në Universitetin e Tiranës, këtë vit kademik kanë dorëzuar dokumentacionin për të fituar statusin e pedagogut, rreth 400 kandidatë, nga të cilët do të përzgjidhen në bazë të nevojës së parashtruar nga dekanatet 160 të tillë. Universiteti i Tiranës ka vendosur që të lidhë fillimisht me kandidatë fitues kontratë 1-vjeçare, me të drejtë rinovimi në vitin e dytë.
Universiteti i Tiranës
Pedagogët- Emrat Fitues
1-Majlinda Kokiçi
Emërohet punonjëse mësimore në Departamentin e Morfologjisë, grupi mësimor shkencor i Histologjisë, me kontratë pune 1-vjeçare
2-Ariel Çomo
Emërohet punonjës mësimor në Fakultetin e Mjekësisë, në Departamentin e Neurologji-Psikiatrisë, Shërbimi Psikiatri, me kontratë pune 1-vjeçare
3-Ilda Dajçi
Emërohet punonjëse akademike në Departamentin e Informatikës në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, me kontratë pune 1-vjeçare
4-Elda Kotorri
5-Irena Ndreu
Emërohen punonjëse akademike në Departamentin e Gjuhës Italiane në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, me kontratë pune 1-vjeçare
6-Admira Nushi
7-Viola Biti
Emërohen punonjëse akademike në Departamentin e Gjuhës Italiane, për Gjuhë Spanjolle, në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, me kontratë pune 1-vjeçare
8-Pandora Keta
9-Entela Kushta
10-Vjollca Tabaku
11-Nejla Qafmolla
12-Manjola Nasi
13-Erjon Agolli
14-Anisa Agolli
15-Rozana Bela
16-Kristina Seferi
17-Ermal Çomo
18-Sidita Hoxhiq
19-Jonida Petro
20-Alketa Pema
Emërohen punonjës mësimor në Departamentin e Gjuhës Angleze me kontratë pune 1-vjeçare
21-Vasilika Brraku
22-Demir Kroi
Emërohen punonjës mësimor në Departamentin e Gjuhës Angleze, në Filialin e qytetit të Sarandës, me kontratë pune 1-vjeçare.
23-Enkelejda Prifti
Emërohet punonjës mësimor në Departamentin e Obstetri-Gjinekologjisë, me kontratë pune 1-vjeçare
24-Endrit Shehu
Emërohet punonjës mësimor në Departamentin e Kirurgjisë, Shërbimi i Kirurgjisë Speciale, me kontratë pune 1-vjeçare
25-Ardid Duni
Emërohet punonjës mësimor në departamentin e Kirurgjisë, Shërbimi i Ortopedi-Trumatologjisë, me kontratë pune 1-vjeçare
26-Teuta Dedej
Emërohet punonjës mësimor në Departamentin e Laboratorëve, me kontratë pune 1-vjeçare
27-Pëllumb Piperaj
Emërohet punonjës mësimor në Departamentin e Sëmundjeve Infektive
28-Klodiana Bani
Emërohet punonjëse mësimore në Departamentin e Matematikës
29-Dritan Topi
30-Efrosnina Teli
31-Bujar Seiti
Emërohen punonjës mësimor në Departamentin e Kimisë
32-Hasime Manaj
33-Ismet Beqiri
34-Nerida Dalanaj
Emërohen punonjës mësimor në Departamentin e Kimisë Industriale
35-Gëzim Kapedani
36-Maria Gjyrbavija
Emërohen punonjës mësimor në Departamentin e Biologjisë