Merkure, 03 Dhjetor 2008 08:48:22

Lexoni versionin Print

Studentët e ekonomikut: Të nxirren përgjegjësit e notave të ulëta

Studentët e Fakultetit Ekonomik e nisën me një protestë ditën e parë të arsimit të lartë, duke “pushtuar” ambientet e shkollës për rreth një orë. Në një deklaratë për mediat, organizuesit u shprehën se protesta ishte e paralajmëruar dhe u detyrua të niste jashtë ambienteve të fakultetit si pasojë e “presionit,

Marte, 14 Tetor 2008 09:29:00

Në ditën e parë të shkollës, fakulteti ekonomik është përfshirë nga një protestë e studentëve

TIRANË- Studentët e Fakultetit Ekonomik e nisën me një protestë ditën e parë të arsimit të lartë, duke “pushtuar” ambientet e shkollës për rreth një orë. Në një deklaratë për mediat, organizuesit u shprehën se protesta ishte e paralajmëruar dhe u detyrua të niste jashtë ambienteve të fakultetit si pasojë e “presionit, kërcënimeve dhe bllokadës së policisë private për të mos lejuar studentët të zhvillonin protestën e tyre”.

Gjithçka ndodhi rreth orës 11:00 ku shumë studentët me sloganin “Shkolla është e jona” demonstruan në të gjitha katet e fakultetit, duke parakaluar dhe duartrokitur në shenjë proteste. Organizatorët e Studentëve protestues i dhanë afat 24 orë autoriteteve të fakultetit për të plotësuar kërkesat e tyre, duke u shprehur se në rast mosplotësimi, protesta do të përshkallëzohet duke bllokuar gjithë procesin mësimor.

Kërkesat e studentëve: t’u jepet mundësi studentëve që rrezikojnë vitin akademik përmes “vjeshtës së vogël”, siç ka qenë edhe më parë; t’i jepet mundësi studentit të shohë fletoren pas korrigjimeve nga pedagogët; studentët që kanë bërë një vit stazh të kalojnë në vitin pasardhës; të gjenden përgjegjësit për faktin që mbi 40% e studentëve detyrohen të bëjnë kurse private; studentet të kenë të drejtë të përmirësojnë 2 provime në vit pavarësisht nëse kanë provime të mbartura; të ngrihet komision për të zbardhur shkaqet e rezultateve të dobëta të studentëve. Për këto kërkesa studentët e Fakultetit të Ekonomisë dhanë një ultimatum pritjeje deri sot në orën 08:00.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML