Gazeta “Shekulli” publikon kuotat e lira në 11 universitetet publike
Ministria e Arsimit dhe e Shkencave ka shpallur të hapur fazën e tretë të shpërndarjes në universitete, duke publikuar kësisoj edhe vendet bosh për secilën degë në fakultete. Në ndryshim nga viti i kaluar, dikasteri i arsimit ka vendosur që, për degët e plotësuara në dy raundet e para, të shtojë 5 kuota bosh. Në të gjitha universitetet publike, numërohen me shtesat e fundit të shtuara nga MASH-I, rreth 3 800 vende bosh.
Në universitetin e Tiranës, kadidatët që do të aplikojnë për të marrë pjesë në fazën e tretë, do të kenë në dispozicion 518 vende, ku numrin më të lartë të kuotave bosh do ta ketë Fizika me 68 të tilla, si dhe Gjuha Spanjolle me 30 të vende. Kuota bosh në numër të lartë do të ketë edhe për filialet në rrethe. Në degën e Infermierisë së Përgjithshme në Kukës, në dispozicion të kandidatëve, do të jenë 60 kuota, ndërsa në Filialin Administrim-Biznesi në Sarandë, gjenden 30 kuota.