Premte, 19 Mars 2010 05:12:28

Lexoni versionin Print

Studentët në grevë, kërkojnë ndryshimin e statusit

Studentë dhe pedagogë të Universitetit Politeknik në Tiranë janë mbledhur njëzëri ditën e djeshme duke bojkotuar leksionet. Shkak për vendosjen e grevës njëditore është bërë indiferenca e treguar nga Ministria e Arsimit dhe e Shkencave karshi kërkesës së drejtuar nga rektorati i UPT-së,

Dritan Laci
Enjte, 18 Dhjetor 2008 09:23:00

Fakulteti i Formimit të Përgjithshëm bojkoton leksionet në shenjë proteste ndaj Ministrisë së Arsimit

Kërcënimi, në muajin janar nëse nuk plotësohen kërkesat, Universiteti Politeknik pezullon leksionet pa afat

Studentë dhe pedagogë të Universitetit Politeknik në Tiranë janë mbledhur njëzëri ditën e djeshme duke bojkotuar leksionet. Shkak për vendosjen e grevës njëditore është bërë indiferenca e treguar nga Ministria e Arsimit dhe e Shkencave karshi kërkesës së drejtuar nga rektorati i UPT-së, për ndryshimin e emrit të Fakultetit të Formimit të Përgjithshëm, si edhe statusit që gëzon aktualisht ky fakultet.

Në kërkesën drejtuar ministrit të Arsimit, Fatos Beja, muaj më parë, studentët kanë kërkuar që fakulteti ku ata studiojnë të mos jetë i asociuar, por të jetë i barasvlefshëm më simotrat e tij në universitet. Po kështu, studentët (tani të përkrahur nga pedagogët) kanë kërkuar që fakulteti ku ata studiojnë të mos quhet Fakulteti i Formimit të Përgjithshëm, por i Inxhinierisë Matematike dhe Fizike, ashtu sikurse ishte në projektin fillestar të krijimit.

Ata e lidhin kërkesën e tyre me vetë titullin që marrin në përfundim të studimeve. Studentët qartësojnë në kërkesë, se me statusin që përmban aktualisht; Fakulteti i Formimit të Përgjithshëm, ky fakultet nuk ka të drejtë të japë diploma universitare, pasi është i asociuar.

Zanafilla e problemit lind që në muajin mars të vitit 2006. Në këtë periudhë senati i Universitetit Politeknik ka miratuar me vendim Nr. 6 projektin “Për hapjen e Fakultetit të Inxhinierisë Matematike dhe Fizike”, i cili në zbatim të udhëzimeve të dala nga Ministria e Arsimit dhe e Shkencave, prekte disa departamente të atashuara pranë rektoratit të UPT-së.

Deri këtu, deklarojnë nënshkruesit e kërkesës drejtuar MASH-it, nuk është konstatuar asnjë problem. Deformimi, sipas tyre, vjen pikërisht pas dorëzimit të projektit në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencave. Me gjithë punën 2-vjeçare të hartimit të projektit, ku morën pjesë 11 përfaqësues me titull “Profesor” nga të gjitha fakultetet e UPT-së, si dhe kancelari i Universitetit, MASH-i vendos të mos marrë përsipër projektin e paraqitur.

Në mënyrë të pakuptimtë, duke mos paraqitur asnjë vërejte përkatëse, dikasteri më i lartë i arsimit vendos që struktura e re akademike të njihet si Fakulteti i Formimit të Përgjithshëm dhe jo i Inxhinierisë Matematike dhe Fizike. Ky deformim, në dukje i parëndësishëm në titull, ka bërë që departamentet e mësipërme të Inxhinierisë Matematike dhe Fizike, duke qenë se janë të grupuar në një fakultet të vetëm, të humbasin të drejtën për të dhënë diploma universitare, master dhe doktorata. Jo vetëm kaq, por duke qenë se fakulteti në fjalë është i asociuar, nuk gëzon të drejtën për të ngritur Këshillin e Profesorëve, të cilët bëjnë të mundur kualifikimin e stafit të ri të pedagogëve të Fakultetit.

Greva, në krah të studentëve, edhe pedagogët

Nga sot e në ditët në vazhdim, deri në plotësimin e dy pikave të paraqitura, Fakulteti i Formimit të Përgjithshëm nuk do të zhvillojë asnjë orë leksion, duke shpallur grevë ditore pa afat. Kjo është masa paraprake. Në krah të studentëve do të jenë edhe pedagogët, të cilët japin mësim në Fakultetin e Formimit të Përgjithshëm në degët Matematikë, Fizikë, Kimi.

Në rast se problemi vazhdon të mbetet i pazgjidhur, studentët dhe pedagogët e këtij fakulteti do të kërkojnë nga kolegët e tyre përkrahje, duke synuar bojkotimin e mësimit në të gjitha degët e Universitetit Politeknik, deri në zgjidhjen e problemit

Kërkesa

Berisha-Bejës: “Shiko vendimin”

Aktualisht, stafi i Fakultetit të Formimit të Përgjithshëm ka në përbërje 34 pedagogë me gradëndoktor, 11 profesorë të asociuar, si edhe 12 profesorë. Duke u kthyer pas në retrospektivë, drejtues të fakultetit thonë se nuk arrijnë të kuptojnë vendimin e MASH-it, pasi programet e diplomave që lëshonin departamentet përkatëse ishin të njëjta me programet e Universitetit Politeknik të Milanos.

Me dosjen e Fakultetit është njohur dhe Kabineti i Kryeministrit Sali Berisha, ndërkohë që vetë Kryeministri, në takimet me drejtues të UPT-së dhe FFP-së, ka vlerësuar pozitivisht kërkesat e fakultetit. Për këtë arsye, Kabineti i Kryeministrit, me një shkresë dërguar ministrit të Arsimit dhe Shkencës, z. Fatos Beja, ka porositur shqyrtimin e problemit dhe ndërmarrjen e iniciativave për të bërë ndryshimet e nevojshme, gjë që në fakt nuk ka ndodhur.

 


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML