Hene, 15 Mars 2010 17:56:09

Lexoni versionin Print

Studentët e Inxhinierisë Matematike, ta gjejnë me rektoratin

Studentët e Inxhinierisë Matematike dhe asaj Fizike, duhet të merren vesh për diplomat e tyre me rektoratin përkatës, që në këtë rast është Universiteti Politeknik.

Diel, 21 Dhjetor 2008 10:00:00

Letra

Studentët e Inxhinierisë Matematike dhe asaj Fizike, duhet të merren vesh për diplomat e tyre me rektoratin përkatës, që në këtë rast është Universiteti Politeknik. Kjo është përgjigja që Ministria e Arsimit dhe e Shkencave u ka dërguar studentëve të dy profileve të mësipërm, të cilët kërkojnë prej 4 ditësh ndryshimin e statusit të fakultetit ku ata vazhdojnë studimet nga i asociuar në të plotë.

Në letrën dërguar rektoratit dhe senatit të Universitetit Politeknik, MASH-i sqaron se në lidhje me statusin e Fakultetit të Formimit të Përgjithshëm, ky është një vendim i Këshillit të Ministrave, datë 5.12.2007, i cili saktëson se diplomat e Inxhinierisë Matematike dhe Inxhinierisë Fizike do të jenë diploma ndërdisiplinore dhe se UPT-ja duhet të përcaktojë fakultetet që do të bëjnë administrimin e këtyre diplomave.

Për këtë shkak, citon më tej në letër Ministria e Arsimit, është detyra e senatit të UPT-së që të vendosë fakultetin që do të administrojë këto diploma, duke pasur parasysh aftësinë e përmbajtjes së këtyre programeve të studimit me programet e tjera të studimit të ofruara nga universiteti përkatës, si dhe modelet e marra nga universitetet e huaja.
 
MASH-i i ka kërkuar rektoratit të UPT-së të veprojë me shpejtësi në zbatimin e Vendimit të Këshillit të Ministrave, duke plotësuar në këtë mënyrë kërkesën e studentëve për t’u pajisur me diplomë. MASH-i ka sqaruar gjithashtu edhe mungesën e programeve të studimit të ciklit të dytë për Inxhinieri Matematike dhe Inxhinieri Fizike, ku sipas këtij dikasteri, Universiteti Politeknik ka aplikuar me vonesë.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML