Merkure, 17 Mars 2010 00:26:03

Lexoni versionin Print

Part-Time, nis rishpërndarja e kuotave

Të gjitha vendet bosh, të parealizuara në fazën e parë të shpërndarjes së kuotave part-time në institucionet e arsimit të lartë publik, do të rishpërndahen në fakultete, duke nisur nga dita e sotme.

Dritan Laci
Hene, 05 Janar 2009 10:07:00

Nis sot regjistrimi i kandidatëve. Në fazën e dytë, aplikojnë edhe kandidatët që nuk janë regjistruar në fazën e parë

Të gjitha vendet bosh, të parealizuara në fazën e parë të shpërndarjes së kuotave part-time në institucionet e arsimit të lartë publik, do të rishpërndahen në fakultete, duke nisur nga dita e sotme. Sikurse në fazën e parë, sërish shpërndarja e kuotave do të bëhet e mundur nga universitetet përkatëse, sipas kritereve të përcaktuara dhe të bëra publike në Vendimin e Këshillit të Ministrave.

Të drejtën për të marrë pjesë në fazën e dytë të rishpërndarjes së kuotave në sistemin part-time, do ta kenë jo vetëm individët, të cilët janë regjistruar në fazën e parë, por që nuk janë shpallur fitues, por edhe ata të cilët nuk kanë aplikuar në fazën pararendëse.

Duke nisur nga dita e sotme fakultetet do të shpallin në vende të dukshme datat dhe oraret e veprimeve të konkurrimit dhe të regjistrimit, procedurat përkatëse, listën e dokumenteve të nevojshme për regjistrim, si edhe njoftime të tjera, të cilat vlerësohen të nevojshme për ecurinë normale të procesit.

Aplikimi për regjistrim në programet e studimit të ciklit të parë me kohë të pjesshme, do të bëhet pranë sekretarive mësimore të njësive kryesore dhe të shoqërohet me dokumentacionin përkatës si, Dëftesë Pjekurie të shkollës së mesme ose diplomë tjetër studimi të fituar jashtë vendit, të vlerësuar të barasvlefshme me të;

Dokument identifikimi (certifikatë lindjeje me fotografi ose pasaportë), 2 fotografi; mandati i arkëtimit të tarifës së regjistrimit prej 1500 lekësh, si edhe deklarata individuale e kandidatit sipas modelit të dhënë. Në dosjen që do të dorëzohet pranë dekanateve përkatëse, do të mbahet certifikata e lindjes me fotografi ose fotokopja e pasaportës.

Fituesit në programet e studimit me kohë të pjesshme do të shpallen më datë 9 janar në orën 12:00. Listat me emrat e kandidatëve fitues të shpërndarë sipas degëve ku ata kanë aplikuar, do të afishohen në vende të dukshme pranë dekanateve përkatëse. Përzgjedhja e fituesve do të bëhet nga komisione Ad-hock të ngritura pranë fakulteteve, ku kriteri bazë do të jetë mesatarja e kandidatit aplikues.

Kandidatët, të cilët janë shpallur fitues në fazën e parë të regjistrimeve, por që kërkojnë të ndryshojnë degë në fazën e dytë, duhet të plotësojnë dhe të dorëzojnë në sekretari, brenda datës 20 janar, deklaratën përkatëse. Udhëzimi bën të ditur se deklarata duhet të dorëzohet përpara pagesës së tarifës së shkollimit nga studentët, në të kundërt, të regjistruarit në fazën e dytë që nuk plotësojnë këtë deklaratë do të ç’regjistrohen.


Kuotat

Regjistrimi i fituesve fillon më 10 janar

Regjistrimi i kandidatëve në programet e studimit me kohë të pjesshme, ku ata janë shpallur fitues, do të kryhet nga data 10 deri më 13 janar 2009, prej orës 08.00 deri në orën 16.00, pranë sekretarive mësimore të njësive kryesore të universiteteve. Pas mbylljes së procesit të regjistrimit dhe plotësimit të deklaratave individuale nga të gjithë të regjistruarit, nga data 21 deri më 23 janar, universitetet do të plotësojnëkuotat e parealizuara, duke respektuar renditjen e shpallur të kandidatëve.

Kandidatët fitues, të cilët nuk kanë dëftesë pjekurie origjinale, duhet të paraqesin pranë sekretarive dublikatë të dëftesës së pjekurisë, të lëshuar nga drejtoria e shkollës së mesme dhe të vërtetuar në Drejtorinë Arsimore Rajonale në zyrën arsimore përkatëse, ose një dokument me listën e notave të lëshuar nga Arkiva e Shtetit dhe të sigluar në DAR/ZA.


Dokumentacioni

Degë e dytë, procedurat e regjistrimit

Kandidatët që do të regjistrohen në programet e studimit të ciklit të parë me kohë të pjesshme, në një program të dytë studimi, përveç dokumenteve të përcaktuara, duhet të dorëzojnë në sekretaritë mësimore dhe diplomën e lëshuar nga një institucion i arsimit të lartë ose fotokopje të saj të noterizuar, ose në mungesë të tyre diplomë tjetër studimi të fituar jashtë vendit, të vlerësuar e barasvlefshme me të.

Dokumentet

1-Dëftesë Pjekurie e shkollës së mesme ose diplomë tjetër studimi të fituar jashtë vendit, të vlerësuar të barasvlefshme me të

2-Dokument identifikimi (certifikatë lindjeje me fotografi ose pasaportë). Në dosje të mbahet certifikata e lindjes me fotografi ose fotokopja e pasaportës.

3-2 fotografi

4-Mandat arkëtimi i tarifës së regjistrimit prej 1.500 lekësh

5-Deklaratë individuale e kandidatit, sipas modelit bashkëlidhur këtij udhëzimi.

5 janar regjistrimi

9 janar shpallja e fituesve

10-13 janar regjistrimi

21-23 janar rishpërndarja e kuotave


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

  • E: - 01-08-09
    Pershendetje

    Ju kerkoj ndjese qe po ju drejtohem ju me kete kerkese, por eshte e pamundur te gjendet informacioni i kerkuar ne faqen zyrtare te Ministrise se Arsimit.

    Une dhe nje shoqja ime kemi fituar te drejten e studimit me kohe te pjesshme ne nje nga fakultetet shteterore. Pasi u regjistrova me thane qe nga data 05 - 10 janar 2009 duhet te kryhej pagesa prane Bankes Raiffeisen. Sot shoqja ime beri pagesen dhe arketarja i tha qe ishte e para. Me thene te drejten, u frikesova pak, pasi mendova qe dicka nuk shkonte. Nga gjithe ai fluks konkurentesh dhe fituesish te ishte ajo e vetmja e regjistruar?

    Pyeta nje te njohuren time qe porsi une ka fituar kete te drejte studimi dhe mora vesh qe pervecse duhet te benim nje deklarate prane fakultetit perkates qe nuk ndiqnim ndonje fakultet tjeter, duhet te benim dhe pagesen nga data 20-30 dhjetor.

    Me thene te drejten, jam bere pak lemsh, sepse nuk di c'te bej? Ta bej pagesen tani, apo jo?

    Po ju drejtohem ju me shpresen se mund te me jepni nje informacion te sakte nese ky afat i ri per pagesen eshte apo jo i vecante dhe nese nje deklarate e tille per mosndjekjen e nje fakulteti te dyte eshte e vertete.

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML