PYETJE NË EMISIONIN SI TË BËHESH MILIONER - Ju flisni shpesh për menaxherët dhe me sa kuptoj idetë dhe objektivat janë thelbësore për ata që duan të jenë menaxherë biznesesh. Meqë jemi te synimet profesionale, te objektivat, a mendoni se është më mirë apo më keq të flasësh me të tjerët për toë Shpallja e parakohshme mund ta dëmtojë ecurinë e një projekti ( S.L.)
PËRGJIGJE NGA KOKËDHIMA - Është e qartë besoj, që nuk është e nevojshme të besh gjëra që s'vlejnë. E kur flasim për objektiva profesionalë, nuk ke pse të konsumosh kohë duke folur me njerëz që s'kane ndonjë lidhje me punen tënde. Nëse zgjidhni një institucion që të bëjë një oponencë për strategjine tuaj, për planifikimin e biznesit, ose të një aksioni apo fushate, pa dyshim që duhet ti dëshmoni objektivat tuaja.
Kjo përsa i përket personave jashtë ambjentit të punës. Por nëse e keni fjalën për stafin, është një përgjegjësi esenciale, që të informosh bashkëpunëtorët e tu për objektivat, t'ju tregosh atyre synimet që duhet të përmbushin. Nëse i ruani vetem për vete këto objektiva, nuk është e nevojshme të keni bashkëpunëtorë. Nuk mund te pretendosh te perfshish bashkepuntoret ne nje pune te madhe per arritjen e objektivave, qe jane te panjohura per ta. Menaxheret i shpallin objektivat ne forma e per afate te ndryshme. Shpesh here ata i perfshijne bashkepuntoret gjate gjithe fazave te hartimit dhe miratimit te objektivave. Nje punonjes duhet te jete i qarte per piksynimet e organizates dhe te departamentit ku ai punon. Keshtu ai mund te planifikoje punen dhe kohen per permbushjen e tyre. Faleminderit.