Merkure, 03 Dhjetor 2008 08:56:14

Lexoni versionin Print


Në shumicë jemi të prirur ose te bindshem


Shekulli
Hene, 13 Gusht 2007 12:22:00

 +  -
NË SHUMICË JEMI OSE TË PRIRUR OSE TË BINDSHËM


PYETJE NE EMISIONIN SI TE BEHESH MILIONER /

Në përgjithësi, cila do të ishte mënyra dhe rruga më e mirë për të vepruar me rezistuesit në një kompani që përpiqet të ndryshojë?


PERGJIGJE NGA KOKEDHIMA / Në fakt, këtë problematikë e ndeshin të gjitha kompanitë në të gjitha tregjet. Kudo ka vizionarë që përpiqen të implementojnë vizione të reja, të implementojnë reforma dhe mendësi të reja. Është shumë e kuptueshme edhe që të ketë rezistencë në një ekip ekzistues. Madje është shumë normale kjo gjë. Në një shoqëri ka gjithnjë njerëz të prirur për të përqafuar të renë, ashtu si] ka njerëz që nuk e kanë këtë prirje. Padyshim që ekziston edhe një pjesë e tretë, që është padyshim një pjesë e vogël, minorancë si kudo, që jo vetëm nuk ka prirjen e ndryshimit, por edhe reziston në koncepte të vjetra, në koncepte tradicionale, pra nuk është e gatshme të përqafojë reforma, mendësi të reja, vision të ri.

Çështja qëndron këtu që në shumicë njerëzit janë ose të prirur ose të bindshëm. Është normale që një menaxher tu shpjegojë njerëzve se nga vizioni i tij i ri ata do të përfitojnë, sepse në fakt ata realisht përfitojnë financiarisht dhe moralisht nga sukseset e kompanisë. Është e kuptueshme që nëse ky vision përcakton më shumë shitje, me shumë të ardhura, apo pozicion më të fortë të kompanisë në treg, kjo do të thotë që vetë këta shefa dhe punonjës kanë një pozitë më të fortë, një punë më të sigurtë dhe më shumë përfitime ekonomike. Duke shpjeguar me detaje vizionin, thelbin dhe konceptin e reformave që i jep një pozitë më të fortë kompanisë, praktikisht një menaxher ka vënë në rrugë të mbarë shumicën dërrmuese të kompanisë, atë shumicë që i ka përqafuar këto koncepte me prirjet e tyre të brendshme apo thjesht për shkak se e kanë lehtësisht të mundur që të përshtaten me një kërkese të re. Nëse ka ndonjë që nuk dorëzohet dhe që reziston fort në pozitat e vjetra unë mendoj që ky duhet të largohet.
Posto në :  digg it   Yahoo   Google   Slashdot     del.icio.us   Technorati

Pyetje te tjera


 
Për motive sigurie është shtuar edhe imazhi i konfirmimit të komentit. Duhet që në kutinë përkatëse të shkruani imazhin që shikoni poshtë saj, nëse një gjë e tillë nuk bëhet komenti nuk do të shtohet. Gjithashtu nga redaksia komentet më të mira botohen ne gazetë. Faleminderit për mirëkuptimin

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


DEBAT

PRESIDENTËT

SHENIM I REDAKTORIT: Në fakt, nuk është e thjeshtë të përkufizosh në një sistem...

Presidenti dikur dhe tani
Lutfi Dervishi

Lamtumira e Kondoleza Rais, luan piano për Mbretëreshën Elisabet

Reuters

02-12-2008 09:00:26 | Kryediplomatja e SHBA-së luajti Brahms dhe ishte e shoqëruar në violinë nga Luis Miliband, gruaja e Sekretarit të...

BALLKAN

Thaçi: Kosova e përkushtuar në rrugën drejt BE-së

02/12/08 18:28:00 | "Qeveria e Republikës së Kosovës mbetet e përkushtuar që..

SHEKULLI SONDAZHE

LAJME AUDIO

HOROSKOPI VIDEO MOTI SUDOKU FJALEKRYQI PODCAST SHAH
PUNESIME - PRONA
AUTO - REKLAMA

VIDEO

Një meteor ndriçon qiellin e Kanadasë

FOTO

BLOG

Bëhu ti Autor i Shekulli Blog

Karikatura


SHEKULLI PDF REGJISTRIMI

SHEKULLI PRINT - PERMBLEDHJE E DITES

SHEKULLI PDF

Shekulli PDF
Ju ofron mundesi te lexoni dhe printoni gazeten Shekulli te dites se sotme kudo qe jeni.
Nje sherbim i ri per te lexuar Gazeten Shekulli

ARKIVI

Dhjetor 2008
HMMEPSD
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31        
© 1997 - 2008 shekulli.com.al Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML