Merkure, 03 Dhjetor 2008 09:16:43

Lexoni versionin Print


"Tek vetja, duhet parë arsyeja e një dështimi"


Shekulli
Marte, 14 Gusht 2007 11:00:00

 +  -
PYETJE NË EMISSIONIN "SI TË BËHESH MILIONER"

- Biznesmenët shqiptarë kanë bërë sukses para disa vitesh, kur tregu shqiptar ishte i varfër dhe konkurrenca e munguar. A janë këta biznesmenë po kaq të suksesshëm edhe sot kur konkurrenca është rritur shumë brenda bizneseve shqiptarë, por edhe për shkak të bizneseve të huaja që operojnë në Shqipëri? Duket sikur një pjesë e bizneseve kanë vështirësi të mëdha dhe disa janë në prag të falimentit.
 

PËRGJIGJE NGA KOKËDHIMA:

Sigurisht që momentet historike ofrojnë shanse të ndryshme për njerëzit. Edhe variablat ekonomikë dhe risqet janë të ndryshme, në kohë të ndryshme. Një treg më i zhvilluar e kërkon biznesin në nivele më të larta. Gjithnjë do të ketë biznese që kërcënohen nga falimentimi. Nuk mendoj se ka ndonjë rëndësi prezenca e biznesit të huaj në Shqipëri, për të vështirësuar pozitën e biznesit shqiptar. Çdo biznesmen, çdo menaxher duhet ta shohë problemin brenda vetes së vet dhe jo tek mjedisi i jashtëm. Shpeshherë ne takojmë, madje mua pak më ka qëlluar rasti të dëgjoj njerëz që dështojnë, të cilët nuk shohin nga vetja, por nga të tjerët. Në përgjithësi përpiqen të gjejnë shkaqet e dështimit tek një tjetër, tek një partner i keq, tek "dikush" që nuk më ka qëndruar korrekt, tek bankat, dhe shohin shumë pak tek vetja. Tek vetja duhet parë arsyeja e një dështimi. Niveli i dëshirës për të pasur sukses, për të bërë sukses në çdo kohë, pavarësisht nga situata e tregut, është përcaktues. Niveli i dëshirës gjeneron energjitëkryesore për ta bërë vetë suksesin. Vazhdimisht njerëzit janë të prirur që të thonë: "Si ta bëj këtë, si ta bëj atë, etj., etj.". Themelore është sa duam ta bëjmë, a kemi një nivel të tillë dëshire për të bërë një sukses shumë të rëndësishëm apo jo. Të duash është themeli i çështjes dhe baza për të ndërtuar një sukses. Edhe në kushtet e një tregu shumë më të rregulluar, e një tregu konkurrence më të lartë, në kushtet e konkurrencës perfekte, të duash të bësh sukses është fillimi i vetë suksesit.
Posto në :  digg it   Yahoo   Google   Slashdot     del.icio.us   Technorati

Pyetje te tjera


 
Për motive sigurie është shtuar edhe imazhi i konfirmimit të komentit. Duhet që në kutinë përkatëse të shkruani imazhin që shikoni poshtë saj, nëse një gjë e tillë nuk bëhet komenti nuk do të shtohet. Gjithashtu nga redaksia komentet më të mira botohen ne gazetë. Faleminderit për mirëkuptimin

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


DEBAT

PRESIDENTËT

SHËNIM I REDAKTORIT: Pyetja që ngritëm për miqtë e Shekullit në debatin e kësaj jave...

Demokracia radikale
Arbën Xhaferri
Tkurrja e presidentëve
Virion Graçi

Lamtumira e Kondoleza Rais, luan piano për Mbretëreshën Elisabet

Reuters

02-12-2008 09:00:26 | Kryediplomatja e SHBA-së luajti Brahms dhe ishte e shoqëruar në violinë nga Luis Miliband, gruaja e Sekretarit të...

BALLKAN

Thaçi: Kosova e përkushtuar në rrugën drejt BE-së

02/12/08 18:28:00 | "Qeveria e Republikës së Kosovës mbetet e përkushtuar që..

SHEKULLI SONDAZHE

LAJME AUDIO

HOROSKOPI VIDEO MOTI SUDOKU FJALEKRYQI PODCAST SHAH
PUNESIME - PRONA
AUTO - REKLAMA

VIDEO

Një meteor ndriçon qiellin e Kanadasë

FOTO

BLOG

Bëhu ti Autor i Shekulli Blog

Karikatura


SHEKULLI PDF REGJISTRIMI

SHEKULLI PRINT - PERMBLEDHJE E DITES

SHEKULLI PDF

Shekulli PDF
Ju ofron mundesi te lexoni dhe printoni gazeten Shekulli te dites se sotme kudo qe jeni.
Nje sherbim i ri per te lexuar Gazeten Shekulli

ARKIVI

Dhjetor 2008
HMMEPSD
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31        
© 1997 - 2008 shekulli.com.al Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML