Merkure, 03 Dhjetor 2008 09:00:41

Lexoni versionin Print


Sfida e një radioje për 40 mijë banorë


Shekulli Kontakt
Hene, 12 Nentor 2007 12:58:00

 +  -
Sot rinisim këtë edicion të emisionit "Si të bëhesh milioner". Është një ngjarje e kënaqshme dhe interesante për mua. Sigurisht që e kemi vonuar pak. Do ishte më mirë të fillonim më herët, në fund të shtatorit ose në fillim të tetorit. I kam bërë një çikë bisht. Sa herë që ne nuk përmbushim diçka e kemi një përgjigje: Kam pasur shumë punë, shumë-shumë punë! Sipërmarrësit e menaxherët, kur nuk përmbushin ndonjë detyrim ndaj miqve, shokëve, kolegëve; kur nuk shkojnë për ndonjë festë, sebep, sëmundje, ngushëllim apo për ndonjë gjë tjetër; kur s'janë korrektë me gratë, kur nuk përmbushin ndonjë detyrim kontraktual, e kanë në majë të gjuhës justifikimin: Kam pasur shumë punë, më falni, o Zot, jam e mbytur në punë! Shpresoj që të bëjmë një bashkëbisedim përfitues, të mësojmë ndonjë mendim të vogël, të ekzaltojmë ndonjë ide.

Pyetja: Jam shumë afër që të vendos pajisjet për një radiostacion. Lokacioni ku mendoj të zhvilloj veprimtarinë është vendlindja ime, një komunë me 40 000 banorë. Momentalisht këtu funksionon vetëm një radiostacion, që është pronë komunale dhe nuk ka asnjë televizion lokal. Pyetja ime është: Si mund të jem i suksesshëm në fushën e mediave elektronike? Më saktë, a mund të jetë lëmi fitimprurës dhe si?

Arbeni, 23-vjeç

Përgjigjja: Dëshira për të fituar është një nga karakteristikat e brezit Y*. Karakteristika më përfaqësuese për brezin Y është sensi ose shpirti i sipërmarrjes. Djem dhe vajza të rinj dhe shumë të rinj, projektojnë sipërmarrje në fusha të ndryshme. Të besh një radio në një komunë me 40 mijë banorë nuk është e pamundur. Një radio në një komunë me 40 mijë banorë në Kosove ose Maqedoni, nuk besoj se do të bëjë një biznes shumëmilionësh, por mund të jetë një biznes që e përligj veten, që e kthen investimin. Përveç kësaj, radio është një medie shumë e "fisme", prodhon vlera humane, ndihmon njerëzit, i shërben komunitetit. Them se është një sfidë interesante dhe duke qenë se ju jeni duke e çuar deri në fund këtë sipërmarrje s'më mbetet veçse të pres lajmin, që ju ia keni dalë të jeni eficient. Zhvillimet e teknologjisë sot janë të tilla, që lejojnë pjesëmarrjen e gjerë të publikut në bërjen e vete radiostacionit, pjesëmarrjen e tij në prodhimin e informatave, programeve, shërbimeve etj. Njerëzit kanë nevojë dhe dëshirën për të komunikuar mesazhe, urime, infobiznes, njoftime mbi aktivitetin, lajme për punën, për shkollimin, për shëndetin, për të gjitha historitë e jetës në komunë. Kjo do të mundësonte kosto të ulëta të prodhimit të informacionit, si dhe një dëgjueshmëri të lartë. Mos harroni se një media komunale nuk duhet të mbështetet mbi rrogëtarë, por mbi vullnetarë.

Faleminderit!

Posto në :  digg it   Yahoo   Google   Slashdot     del.icio.us   Technorati

Pyetje te tjera


 
Për motive sigurie është shtuar edhe imazhi i konfirmimit të komentit. Duhet që në kutinë përkatëse të shkruani imazhin që shikoni poshtë saj, nëse një gjë e tillë nuk bëhet komenti nuk do të shtohet. Gjithashtu nga redaksia komentet më të mira botohen ne gazetë. Faleminderit për mirëkuptimin

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


DEBAT

PRESIDENTËT

SHENIM I REDAKTORIT: Në fakt, nuk është e thjeshtë të përkufizosh në një sistem...

Lamtumira e Kondoleza Rais, luan piano për Mbretëreshën Elisabet

Reuters

02-12-2008 09:00:26 | Kryediplomatja e SHBA-së luajti Brahms dhe ishte e shoqëruar në violinë nga Luis Miliband, gruaja e Sekretarit të...

BALLKAN

Thaçi: Kosova e përkushtuar në rrugën drejt BE-së

02/12/08 18:28:00 | "Qeveria e Republikës së Kosovës mbetet e përkushtuar që..

SHEKULLI SONDAZHE

LAJME AUDIO

HOROSKOPI VIDEO MOTI SUDOKU FJALEKRYQI PODCAST SHAH
PUNESIME - PRONA
AUTO - REKLAMA

VIDEO

Një meteor ndriçon qiellin e Kanadasë

FOTO

BLOG

Bëhu ti Autor i Shekulli Blog

Karikatura


SHEKULLI PDF REGJISTRIMI

SHEKULLI PRINT - PERMBLEDHJE E DITES

SHEKULLI PDF

Shekulli PDF
Ju ofron mundesi te lexoni dhe printoni gazeten Shekulli te dites se sotme kudo qe jeni.
Nje sherbim i ri per te lexuar Gazeten Shekulli

ARKIVI

Dhjetor 2008
HMMEPSD
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31        
© 1997 - 2008 shekulli.com.al Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML