Jam një ish punonjësi juaj që jam pushuar 3 muaj para nga reforma që ju ndërmorët për të larguar 40 vjeçaret nga kompanitë tuaja. Ju jeni duke i zëvendësuar ata me kalamaj që sapo janë diplomuar, që nuk kanë as eksperiencë dhe as reputacion. A nuk është ky një nënvlerësim i hapur që ju i beni eksperiences dhe përvojës së njerëzve të pjekur?
***
Unë vetë bëj pjesë në brezin X dhe nuk kam ndonjë gjë kundër 40- vjeçarëve. Në bashkëpunëtorët e mi të afërt ka mjaft njerëz që më bëjnë të ndihem i lumtur edhe pse janë mbi 40, 50, 60 madje dhe mbi 70 vjeç. Por po kaq e vërtetë është që ne ndeshim shumë dendur tek brezi X, raste njerëzish të cilët as nuk besojnë, as nuk tentojnëdhe as nuk mendojnese mund të bëjnë gjëra të mëdha. Këta njerëz që nuk kanë shpirt sipërmarrës, as energji të brendshme dhe as besim se mund të ndryshojnë gje ne jetë, janë ata që ne i quajmë "të vdekurit që ecin." Nëpër trotuare.Ne jemi të prirur të punësojmë njerëz të rinj. Njezetvjeçarët, që sapo mbarojnë universitetet, bëjnë një ekzaltim të shkëlqyer të skuadrave tona. Askush të mos mendojë se të gjithë 20- vjeçarët kanë besim se mund ta ndryshojnë botën! Po është e vërtetë, që të rinjtë sjellin një atmosferë të madhe besimi, e përmirësojnë shumë mjedisin tonë të punës, e rrisin shumë entusiazmin e ekipeve tona, janë shumë të hapur për të përqafuar kulturën e re të organizatës, janë shumë të motivuar për të bërë sukses.
Çdo brez ndofta mbivlerëson veten e tij por është e vërtetë se brezi Y është më i kompletuar, ka një formim më të mirë se brezi jonë ose se brezat e mëpërparshëm, ka shumë më tepër shprehi të mira për jetën. Solidariteti tek ky brez është vlerë e spikatur, ndërkohë që, e kemi shumë të vështirë të prodhojmë solidaritet të sinqertë dhe shpirt sipërmarrës tek moshat e larta. Kjo është arsyeja, i dashur mik pse ju jeni pushuar. Ne nuk kemi për qëllim të sulmojmë vlerat e shquara të brezit X as të mbivlerësojmë brezin Y. Brezi Y sigurisht që ka nevojë për besim, për tu trajtuar me kujdes, për t'ia ngritur imazhin dhe për t'i dhënë përgjegjësitë që i takojnë. Kemi vetëm përfitueshmëri nga rekrutimi i kandidatëve të shkëlqyer të brezit të të sapo diplomuarve. Ata janë plot ide, entusiazëm, besim, solidaritet dhe shpirt sipërmarrës. Faleminderit.