Hene, 08 Shtator 2008 12:31:42

Lexoni versionin Print


Arsyet e shkarkimit te Prokurorit


Pergjigje nga Koco Kokedhima
Hene, 19 Nentor 2007 09:53:00

 +  -
 Maxhoranca e tanishme e shkarkoi prokurorin e përgjithshëm për të mbrojtur korrupsionin e grupit të saj qeverisës apo për të bërë sulme mbi opozitën? Çfarë mendoni ju se do të sjellë një prokuror i ri?

Sot nuk dyshon më ndonjë shqiptar i informuar se në këto dy vjet qeverisje pas regjimit të Nanos, korrupsioni u rrit dhe mori përmasa të papara në të kaluarën. Qeveritë interesohen të mbulojnë punët e këqia dhe për këtë është veçanërisht e rëndësishme të kontrollojnë organin e akuzës dhe pushtetet e tjera. Në përpjekjet për ta kontrolluar përfshihet edhe një plan i mundshëm për ta demoralizuar e rrënuar organin e prokurorisë!

Që në fillim të mandatit të saj qeveria u perpoq të përfshije në Ministrinë e Brendshme, Shërbimin Informativ të vendit. Duke pasur parasysh reagimet e disa vendeve të huaja që punojnë ngushtësisht me SHIK–un në luftën kundër terrorizmit dhe në çështje të tjera të sigurisë, u sprapsën përpjekjet e qeverisë për të vënë nën kontrollin e Ministrisë së Brendshme, SHIK–un. Ne jemi dëshmitarë se ne shqiperi është sjellje politike shumë e perhapur, përbaltja e kundërshtarit. Nuk është i pabazë meraku i komentuesve dhe hulumtuesve të ngjarjeve shoqërore se qeveria mund ta përdorë Prokurorin e Përgjithshëm dhe prokurorinë, në luftën politike dhe jopolitike.

Pas ardhjes së presidentit Topi, opozita në heshtje ishte e përgatitur për ta dorëzuar Sollakun. Kjo mund të rrijë në logjikën e interesave pragmatiste të opozitës. Ajo mund të justifikohet me faktin që përderisa ne nuk e ndalim dot shkarkimin, të paktën të bëhemi pjesë e procesit të zgjedhjes dhe të mos lejojmë që prokurori i ri të jetë një zgjedhje e maxhorances. Presidenti i ri i vendit nuk ka asnjë interes që pasi ka mbështetur një proces jo kushtetues dhe jo të drejtë shkarkimi për prokurorin e përgjithshëm, të shkojë më tutje në këtë rrugë e cila e dëmton thelbësisht figurën e tij si figurë e bashkimit kombëtar, si figurë e paanshme dhe përfaqësuese e të gjithë popullit. Ai është i interesuar të bëjë emërimin e prokurorit të ri, me një proçes që të ketë konsensusin e opozitës.

Sollaku i rezistoi një procesi antiligjor, antikushtetues dhe pa etikë, një procesi te denjë për nivelin e politikëbërësve në Shqipëri, një proçesi te denigrimit të personit dhe të institucioneve të pavarura të shtetit Shqiptar. Goditja mbi prokurorin e përgjithshëm në rrugë të paligjshme dhe jo etike, i paralizon aftësitë investiguese dhe kapacitetin denoncues të organit të akuzës. Kjo nuk shkon në favor të luftës kundër korrupsionit, nuk shkon në favor të krijimit të një mjedisi ku zbatohet ligji, por shkon në favor të korrupsionit, në favor të cenimit të ligjit, shkon në favor të reduktimit të lirive për qytetarët dhe të rritjes së lirive për kriminelët.

Posto në :  digg it   Yahoo   Google   Slashdot     del.icio.us   Technorati

Pyetje te tjera


 
Për motive sigurie është shtuar edhe imazhi i konfirmimit të komentit. Duhet që në kutinë përkatëse të shkruani imazhin që shikoni poshtë saj, nëse një gjë e tillë nuk bëhet komenti nuk do të shtohet. Gjithashtu nga redaksia komentet më të mira botohen ne gazetë. Faleminderit për mirëkuptimin

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


KOMENTET

Dua të kem një fëmijë...

Materiali i mëposhtëm nga Dr.Adem Harxhi është vijim i përgjigjes së pyetjes së një lexueseje nga Pogradeci, teksti i..


BALLKAN

Kosovë:Mocion për shkarkimin e ministrit të jashtëm Hyseni

Grupi Parlamentar i Aleancës Kosova e Re ka ngritur mocion për

Serbi, Nikoliq: Jap dorëheqjen, nuk më lejojnë të mbështes BE-në

Tomislav Nikoliç, kreu i partisë opozitare në Serbi ka dhënë

LAJME AUDIO

SHEKULLI SONDAZHE

Mendoni se djali i kryeministrit eshte i implikuar ne emerimin e punonjesit te ambasades se Romes?
Po
Jo


Rezultatet
HOROSKOPI VIDEO MOTI SUDOKU FJALEKRYQI PODCAST SHAH
PUNESIME - PRONA
AUTO - REKLAMA

VIDEO

Tiranë- Godinat nr. 28 dhe 29

FOTO

BLOG

Bëhu ti Autor i Shekulli Blog

MENDIMI JUAJ

Karikatura


SHEKULLI PDF REGJISTRIMI

SSHEKULLI PRINT - PERMBLEDHJE E DITES

SHEKULLI PDF

Shekulli PDF
Ju ofron mundesi te lexoni dhe printoni gazeten Shekulli te dites se sotme kudo qe jeni.
Nje sherbim i ri per te lexuar Gazeten Shekulli

ARKIVI

Shtator 2008
HMMEPSD
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30          
© 1997 - 2008 shekulli.com.al Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML