Sa e realizueshme mund tju duket ideja e nje centrali atomik ne Shqiperi?A eshte kjo nje mundesi per te zgjidhur krizen energjitike te vendit?
Shumë halle kemi, mirëpo as nuk po merremi dot me to. Kjo çështja e centralit atomik e bën edhe më të largët zgjidhjen e problemit të energjisë. Kemi vite që as nuk e diskutojmë dot çështjen e energjisë. Qeveritarët tanë punojnë për interesat e huaja dhe per interesat e tyre korruptive. U bë gjithë ai debat me Nanon që nga 2003 - shi e këtej, për parkun energjitik, për plehrat e Italisë, për rafinerite në Vlorë etj. Gjithë këto mega projekte synojnë të zgjidhin çështje energjie dhe çështje mjedisi të Italisë. Qeveritë tona kanë shitur me nje euro ajrin, qiellin, tokën, detin, natyrën dhe potencialet e saj që Zoti, historia dhe të parët
tanë, na i lanë trashëgim. Ato na kanë mpleksur në çështje që s'kanë lidhje me energjinë e Shqipërisë. Mendoni ju se centrali atomik ka punë me dritat e Shqipërisë dhe shqiptarëve? Jo! Eshtë vazhdë e rruges qe projektoi zaptimin e Shqipërisë nga plehrat e Italise, parkun energjitik dhe rafinerite ne Vlore, lidhjenmidis mbetjeve te Italise dhe energjisë, mbetjeve të të gjallëve, mbetjeve radioaktive, mbetjeve të industrive me energji plehrash, energji atomike, energji TEC-esh etj etj. Këto nisma përfaqësojnë interesa kolosale financiare, por nuk besoj se do të kene ndonjë shans për sukses në Shqipëri. Varferia dhe errësira ua vret entuziazmin, freskinë dhe energjinë njerëzve, por vetëdija e rinise tone për vendin është e lartë. Edhe parku
energjitik, edhe agresioni mjedisor në Vlorë, edhe tendenca për të bërë groposje e asgjesim të mbetjeve te rezikshme, edhe fantazite me centrale nukleare, do të dështojnë. Këtij populli i kane mbetur vetëm toka, ajri, deti. Që shqiptarët ti dorëzojnë edhe këtë do të duhet të ikin të gjithë. Problemi i energjisë së shqiptarëve është mpleksur dhe tjetërsuar thjesht për të kamufluar projektet të cilat kërkojnë të kthejnë vendin tonë në një kosh plehrash, në një vend ku do prodhohet energji e pastër për fqinjët duke shkatërruar mjedisin tonë. Problemi i energjisë për shqiptarët, nuk është shtruar për zgjidhje akoma, edhe pse njerëzit e kompanitë, lëngojnë e vuajne. Faleminderit.