PYETJE NË EMISIONIN "SI TË BËHEM MILIONER" - Z.Kokëdhima, ne po shohim se politika jep përditë shembuj pasurimi shumë të lehtë për veten dhe për ata që mban afër. Si bëhen këta individë të pasur menjëherë, a mund të ma thoni? Rruga më e lehtë e pasurimit është ti futesh politikës...
PËRGJIGJE NGA KOKËDHIMA - Është shumë e vërtetë që politika në Shqipëri, në këto vite, ka prodhuar përfitime financiare për politikanët dhe kjo ka ardhur jo si rezultat i nivelit të lartë të shpërblimeve që iu garantohet politikanëve nga ligji, por si rezultat i përfitimeve ilegale. Ju doni të dini se në ç'rrugë politikanët në Shqipëri kanë shfrytëzuar postet? Ka shembuj pafund, por besoj se kjo nuk është një ndihmë konkrete për ju. Nëse dëshironi të bëheni i pasur, ju këshilloj të mos ndiqni rrugën e atyre politikanëve, që kanë ndërtuar pasuri në kushtet e shfrytëzimit të postit. Një pasuri që ngrihet mbi shkeljen dhe tjetërsimin e interesave të publikut, është padyshim një përgjegjësi që do të të ndjekë pas gjithë jetën. Prandaj, eksperiencat e politikanëve shqiptarë, sidomos e kryeministrit të kaluar, të cilat janë të papërsëritshme në Shqipëri, përsa i përket tradhtisë së interesave të qytetarëve dhe sigurimin e përfitimeve korruptive financiare në shifra të mëdha, janë shembuj se si nuk duhen bërë gjërat dhe jo e kundërta.