PYETJE - Jam gjimnazist dhe muajt e verës punoj si kamarier. Si mendoni ju a është më mirë kështu apo këtë kohë ta shpenzoj me studime, relaks e pushime. A është e mirë puna për moshën tonë dhe në c'mënyrë?
Me rendësi është të kalosh kohën në mënyrë të dobishme. E dobishme eshtë të punosh, të studiosh, të dëfresh, të pushosh, të relaksohesh e kështu me radhë. Perdorimi i kohës në mënyrë të dobishme është punë e mëncur. Të bësh këtë ose atë zgjedhje, kjo është një gjë shumë personale. Njerëz të ndyshëm varësisht nga rrethanat, nga nevojat dhe përgjegjësitë bëjnë zgjedhje të ndryshme. Unë kam punuar gjatë pushimeve të verës kur kam qënë nxënës. Sigurisht që kemi bërë edhe pushime por përgjithësisht kemi punuar.
Familjet tona kishin vështirësi dhe nuk kishin mundësitë që të na plotësonin kërkesat e moshës. Këto kerkesa tani janë më të mëdha se c'ishin atëherë. Ne nuk mund të imagjinonim që ti kërkonim familjeve 50 euro në muaj për "pare xhepi" sic mund të kërkojnë sot shumë të rinj. Kërkesat tona ishin modeste. Familjet e brezit tim ishin me mundësi ekonomike shumë të kufizuara. Ne punonim dhe ndihmonim familjen për të blerë një rrobë apo për të blërë librat. Cdo zgjedhje e dobishme është ne meritën dhe në vlerësimin e çdo të riu. Unë pëlqej të rinjtë që aplikojnë punësimin sezonal. Eshtë gjë e mirë jo vetëm për para. Eshtë një këndvështrim interesant i jetës dhe marrëdhënieve. Kështu merr një informacion më cilesor dhe hyn me shpejt ne jete, fillon te planifikosh me mire te ardhmen.