Merkure, 03 Dhjetor 2008 08:58:46

Lexoni versionin Print


"Administrata publike dhe biznesi privat"


Shekulli Online
Marte, 04 Dhjetor 2007 09:36:00

 +  -
 

 

PYETJE: Kam mbaruar përpara 8-vjetësh për Shkenca Politike dhe kam punuar që në fillim në administratën publike. Kam bërë shumë trajnime dhe të them të drejtën më ka pëlqyer e gjithë kjo eksperiencë. Me ndryshimin e partive e shoh të vështirë të vazhdoj, kështu që mendoj të punoj në sektorin privat. Ju, si mendoni?

Ju mendoni të bëni një ndryshim kolosal, aq të fuqishëm, aq të madh. Është si të ikësh nga Selenica dhe të shkosh në Paris në këmbë. Kemi gjithë këto vite që intervistojmë persona që vijnë nga administrata publike, që të punojnë në kompanitë tona. Ne kemi bërë shumë prova. Rezultatin mund ta them. Të gjithë aplikantët që kemi punësuar nga ndërmarrjet ose nga administrata shtetërore në kompanitë tona, kanë rezultuar të dështuar. Pas pak kohësh ata janë pushuar nga puna. Ne jemi plotësisht paragjykues, për çdo kandidat që vjen nga administrata publike. Diferenca kulturore e njerëzve që punojnë në administratën publike, me njerëzit që punojnë në kompanitë private, është shumë e madhe. Një person që punon disa vite në administratën publike sapo mbaron shkollën, si puna juaj, e ka pothuajse zero shansin që të jetë i suksesshëm në kompanitë private. Ju mund të jeni një përjashtim i rrallë dhe mund të bëni sukses, por në përgjithësi nuk ndodh kështu. Në administratën publike nuk ka performancë, nuk zhvillohet konkurrencë e brendshme, nuk zhvillohet kultura e marrjes së përgjegjësive, nuk ekzistojnë sistemet e vlerësimit e të ndarjes së privilegjeve dhe lavdërimeve mbi bazën e sjelljes dhe rezultateve. Mirëpo këto elementë janë vendimtarë në kompanitë private. Në administratën publike, skemat e funksionimit mbështeten mbi parime të tjera. Të punosh tetë vjetët e para në administratën publike dhe të rrezikosh të shkosh në kompanitë private, duhet vërtet një guxim i madh. Është ndryshe me personat të cilët kanë punuar më parë dhe janë edukuar me kulturën e kompanive private. Këta mund të shkojnë pastaj të bëjnë karrierë në politikë, në qeverisje ose në administratën publike dhe të kuptojnë mënyrën se si funksionon atje. Personat që kanë bërë karrierë në kompanitë private dhe pastaj shkojnë në burokracinë publike, përfitojnë njohuri të tjera, mbi bazën e të cilave mund të rrisin aftësinë e tyre për të qenë më të efektshëm në biznesin privat.

Faleminderit!

Posto në :  digg it   Yahoo   Google   Slashdot     del.icio.us   Technorati

Pyetje te tjera


 
Për motive sigurie është shtuar edhe imazhi i konfirmimit të komentit. Duhet që në kutinë përkatëse të shkruani imazhin që shikoni poshtë saj, nëse një gjë e tillë nuk bëhet komenti nuk do të shtohet. Gjithashtu nga redaksia komentet më të mira botohen ne gazetë. Faleminderit për mirëkuptimin

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


DEBAT

PRESIDENTËT

SHENIM I REDAKTORIT: Në fakt, nuk është e thjeshtë të përkufizosh në një sistem...

Lamtumira e Kondoleza Rais, luan piano për Mbretëreshën Elisabet

Reuters

02-12-2008 09:00:26 | Kryediplomatja e SHBA-së luajti Brahms dhe ishte e shoqëruar në violinë nga Luis Miliband, gruaja e Sekretarit të...

BALLKAN

Thaçi: Kosova e përkushtuar në rrugën drejt BE-së

02/12/08 18:28:00 | "Qeveria e Republikës së Kosovës mbetet e përkushtuar që..

SHEKULLI SONDAZHE

LAJME AUDIO

HOROSKOPI VIDEO MOTI SUDOKU FJALEKRYQI PODCAST SHAH
PUNESIME - PRONA
AUTO - REKLAMA

VIDEO

Një meteor ndriçon qiellin e Kanadasë

FOTO

BLOG

Bëhu ti Autor i Shekulli Blog

Karikatura


SHEKULLI PDF REGJISTRIMI

SHEKULLI PRINT - PERMBLEDHJE E DITES

SHEKULLI PDF

Shekulli PDF
Ju ofron mundesi te lexoni dhe printoni gazeten Shekulli te dites se sotme kudo qe jeni.
Nje sherbim i ri per te lexuar Gazeten Shekulli

ARKIVI

Dhjetor 2008
HMMEPSD
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31        
© 1997 - 2008 shekulli.com.al Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML