Hene, 08 Shtator 2008 12:19:16

Lexoni versionin Print


Të jesh milioner nuk është një dënim.


Shekulli Online
Premte, 14 Dhjetor 2007 11:37:00

 +  -

Doja t’ju pyesja mbi negativitetin e të qënit milioner në

ambientin shqiptar.Ç’të keqe mund të ketë të jesh milioner?

 

 

 

Të gjithë ndofta duan të  bëhen milionerë.Të jesh milioner është sukses. Suksesi kërkon  privacione të mëdha dhe të ekspozon më shume ndaj rreziqeve. Njerëzit që bëjnë sukses janë më të vlerësuar, më të respektuar, më të paragjykuar dhe më të anatemuar. Milionerët tek ne janë të dalë  nga një shoqëri ku para 20 vitesh të gjithë ishin të barabartë.

Në këtë pikëpamje, një pjesë e mirë e njerëzve të pasuksesshem i paragjykon sikur kanë përfituar pa meritë. Në këto 20 vjet mjaft njerëz kanë bërë miliona në rrugë kriminale. Ata që janë të prirur për të paragjykuar suksesin,i fusin të gjithë në një thes dhe kjo është një  kosto. Armiqtë më të mëdhenj të lirisë së sipërmarrësve në

Shqipëri kanë qenë dhe mbeten politikanët.Përgjithësisht këta janë njerëz të veckël,cmirëzinj,pa vizion, hajdutë të vegjël dhe tradhtarë të mëdhenj të interesave publike. Politikanët kanë udhëhequr direkt ose indirekt fushatat denigruese, sulme morale e materiale dhe

vendosjen e gjobave për njerëzit e punës, shkatërrimin e barazisë së konkurrencës, kontrabandën dhe evazionin; i kanë vënë në kryq dhe në pozita shumë të vështira njerëzit që kanë dashur të jenë të ligjshëm dhe të lirë në suksesin e tyre.Ata janë përpjekur të zhvlerësojnë autoritetin dhe respektin ndaj sipërmarrësve dhe kanë luftuar çdo pushtet moral dhe çdo vlerë besimi që buron nga puna dhe suksesi në këtë vend. Dhe diçka tjetër. Nëse për dikë që vdes nuk dëgjon të

flasin keq, një arsye e fortë është edhe se i ndjeri nuk konkuron më! Më në fund do kujtojmë se çmimi i suksesit të vërtetë është më i lartë në një vend ku sundon kaosi i vlerave,injoranca,varfëria,korrupsioni dhe errësira. Sidoqoftë puna e suksesshme fiton dhe meriton

respektin e qytetarëve.

 

Faleminderit.

Posto në :  digg it   Yahoo   Google   Slashdot     del.icio.us   Technorati

Pyetje te tjera


 
Për motive sigurie është shtuar edhe imazhi i konfirmimit të komentit. Duhet që në kutinë përkatëse të shkruani imazhin që shikoni poshtë saj, nëse një gjë e tillë nuk bëhet komenti nuk do të shtohet. Gjithashtu nga redaksia komentet më të mira botohen ne gazetë. Faleminderit për mirëkuptimin

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


KOMENTET

Dua të kem një fëmijë...

Materiali i mëposhtëm nga Dr.Adem Harxhi është vijim i përgjigjes së pyetjes së një lexueseje nga Pogradeci, teksti i..


BALLKAN

Kosovë:Mocion për shkarkimin e ministrit të jashtëm Hyseni

Grupi Parlamentar i Aleancës Kosova e Re ka ngritur mocion për

Serbi, Nikoliq: Jap dorëheqjen, nuk më lejojnë të mbështes BE-në

Tomislav Nikoliç, kreu i partisë opozitare në Serbi ka dhënë

LAJME AUDIO

SHEKULLI SONDAZHE

Mendoni se djali i kryeministrit eshte i implikuar ne emerimin e punonjesit te ambasades se Romes?
Po
Jo


Rezultatet
HOROSKOPI VIDEO MOTI SUDOKU FJALEKRYQI PODCAST SHAH
PUNESIME - PRONA
AUTO - REKLAMA

VIDEO

Tiranë- Godinat nr. 28 dhe 29

FOTO

BLOG

Bëhu ti Autor i Shekulli Blog

MENDIMI JUAJ

Karikatura


SHEKULLI PDF REGJISTRIMI

SSHEKULLI PRINT - PERMBLEDHJE E DITES

SHEKULLI PDF

Shekulli PDF
Ju ofron mundesi te lexoni dhe printoni gazeten Shekulli te dites se sotme kudo qe jeni.
Nje sherbim i ri per te lexuar Gazeten Shekulli

ARKIVI

Shtator 2008
HMMEPSD
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30          
© 1997 - 2008 shekulli.com.al Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML