Hene, 08 Shtator 2008 12:20:50

Lexoni versionin Print


"Të bëhesh i suksesshëm në kushte normale"


Shekulli Online
Premte, 21 Dhjetor 2007 10:13:00

 +  -
 

 

PYETJE NË EMISIONIN "SI TË BËHEHS MILIONER" - Z.Kokëdhima, a mendoni edhe ju që ndryshimi i sistemit, rënia apo luhatja, rënia ekonomike janë momente të duhura për të startuar një biznes dhe për t'u pasuruar? Po një mbështetje fillestare ekonomike, sa ndikon në një pasurim të shpejtë? Doja t'ju pyesja edhe për mbështetjen politike, ndikimin e saj, pasi në një emision dëgjova të debatohej për këtë argument. Faleminderit!

PËRGJIGJE NGA KOKËDHIMA - Mendoj që ndryshimi i sistemit apo krizat, nuk janë të domosdoshme si kushte pasurimi. Periudhat e ndryshimit të sistemit apo periudhat e krizave, mund të them se janë okazione të mira për të bërë biznes. Krizat nga njëra anë prodhojnë drama, prodhojnë humbje për ata që nuk i menaxhojnë mirë situatat në bizneset e tyre, por nga ana tjetër krijojnë shanse për përfitime. Kështu që shfrytëzimi i momenteve, i luhatjeve dhe i krizave për të bërë fitime me ritme më të larta sesa normalet, është një fakt i njohur historik.

Por, i dashur Kastriot, të bëhesh i suksesshëm në kushte normale është një mundësi që ekziston gjithë kohën. Njeriu duhet të jetë i përgatitur të bëjë sukses pa pasur nevojë për kriza apo për prishje të ekuilibrave ekonomikë e shoqërorë.

Edhe kushti që të kesh një suport fillestar ekonomik, mendoj se nuk është i domosdoshëm. Sigurisht që është mirë ta kesh, por nuk është një gjë e domosdoshme për t'u pasuruar. E domosdoshme është që të kesh një ide të mirë, aftësi që varen nga ti dhe pune. Mbështetja financiare në përgjithësi është në mundësitë e infrastrukturës financiare të një vendi. Është përgjegjësi e tregut bankar dhe tregut të kapitaleve, që të financojë idetë e drejta dhe menaxhimin e mirë të tyre.

Sa për mbështetjen politike, ashtu siç e kam thënë dhe në një përgjigje të mëparshme, ti mund ta përdorësh atë mbështetje politike, por duhet të kesh kujdes. Ajo që sot është një mbështetje politike, nesër mund të jetë një faktor kundër teje dhe atëherë ti do të gjesh mbrojtje te ligji. Është shumë mirë, që mbështetjen politike ta shfrytëzosh për të zhvilluar biznesin tënd, por gjithmonë në përputhje të plotë me ligjin.

Posto në :  digg it   Yahoo   Google   Slashdot     del.icio.us   Technorati

Pyetje te tjera


 
Për motive sigurie është shtuar edhe imazhi i konfirmimit të komentit. Duhet që në kutinë përkatëse të shkruani imazhin që shikoni poshtë saj, nëse një gjë e tillë nuk bëhet komenti nuk do të shtohet. Gjithashtu nga redaksia komentet më të mira botohen ne gazetë. Faleminderit për mirëkuptimin

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


KOMENTET

Dua të kem një fëmijë...

Materiali i mëposhtëm nga Dr.Adem Harxhi është vijim i përgjigjes së pyetjes së një lexueseje nga Pogradeci, teksti i..


BALLKAN

Kosovë:Mocion për shkarkimin e ministrit të jashtëm Hyseni

Grupi Parlamentar i Aleancës Kosova e Re ka ngritur mocion për

Serbi, Nikoliq: Jap dorëheqjen, nuk më lejojnë të mbështes BE-në

Tomislav Nikoliç, kreu i partisë opozitare në Serbi ka dhënë

LAJME AUDIO

SHEKULLI SONDAZHE

Mendoni se djali i kryeministrit eshte i implikuar ne emerimin e punonjesit te ambasades se Romes?
Po
Jo


Rezultatet
HOROSKOPI VIDEO MOTI SUDOKU FJALEKRYQI PODCAST SHAH
PUNESIME - PRONA
AUTO - REKLAMA

VIDEO

Tiranë- Godinat nr. 28 dhe 29

FOTO

BLOG

Bëhu ti Autor i Shekulli Blog

MENDIMI JUAJ

Karikatura


SHEKULLI PDF REGJISTRIMI

SSHEKULLI PRINT - PERMBLEDHJE E DITES

SHEKULLI PDF

Shekulli PDF
Ju ofron mundesi te lexoni dhe printoni gazeten Shekulli te dites se sotme kudo qe jeni.
Nje sherbim i ri per te lexuar Gazeten Shekulli

ARKIVI

Shtator 2008
HMMEPSD
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30          
© 1997 - 2008 shekulli.com.al Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML