Shtune, 04 Korrik 2009 23:21:21

Lexoni versionin Print

Kryeqyteti merr çmimin "Swiss Tourism Awards"

Në panairin e Lagunos, zhvilluar në Zvicër, Tirana fitoi çmimin "Swiss Tourism Awards"

Shekulli Online
Enjte, 08 Nentor 2007 09:42:00

 

Në panairin e Lagunos, zhvilluar në Zvicër, Tirana fitoi çmimin "Swiss Tourism Awards"

 

Tirana ka fituar këtë vit çmimin "Swiss Tourism Awards" ,i cili është një çmim prestigjioz ndërkombëtar që u jepet qyteteve apo destinacioneve që mbartin vlera për t'u vizituar nga turistët. Këtë e bëjnë të ditur burime zyrtare të Bashkisë së Tiranës, sipas të cilëve, ky çmim u fitua në panairin "Salloni Ndërkombëtar Zviceran i Pushimeve" zhvilluar në qytetin e Luganos të Zvicrës, nga 1-4 Nëntor 2007, ku mori pjesë dhe qyteti i Tiranës, i cili u prezantua nga bashkia e Tiranës. Sipas burimeve zyrtare çmimet e "Swiss Tourism Awards" ishin të ndara në 11 kategori dhe qyteti i Tiranës fitoi çmimin në kategorinë "Destinacion për t'u zbuluar", me motivimin "Tirana, një kryeqytet me burime të shumta, i projektuar me shumë entuziazëm drejt sëardhmes". Për të marrë këtë çmim ishte e pranishme në ceremoni Zëvendës Kryetarja e Bashkisë së Tiranës, znj.Albana Dhimitri.



Gjithashtu mësohet se "Swiss Tourism Awards" janë çmime për turizmin, të cilat jepen çdo vit, duke filluar nga viti 2003. "Qëllimi kryesor i këtyre çmimeve është të promovojnë një turizëm të nivelit të lartë, shpeshherë elitar dhe të kërkuar, të vlerësojnë trashëgiminë natyrore dhe kulturore të disa lokaliteteve, duke i propozuar dhe prezantuar publikut destinacione ndërkombëtare për t'u zbuluar dhe vizituar",- bëjnë të ditur burime zyrtare të bashkisë, duke shtuar se edicioni i këtij viti solli në panair destinacione nga e gjithë bota, si Amerika e Jugut, Karaibet, Evropa, Azia dhe Afrika. Ndërkohë mësohet se në këtë panair pati interes të madh rreth Tiranës. Stenda e Tiranës tërhoqi vëmendjen e vizitorëve dhe jurisë prestigjioze. "Rreth 600 vizitorëve që u ndalën aty, shfaqën interes mbi ndryshimet e qytetit, fasadat, etj. Agjenci të ndryshme shfaqën interesin për përfshirjen e Tiranës në ofertat e tyre turistike", pohojnë burime zyrtare të bashkisë së Tiranës.



POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML